Përfaqësues të LSI takojnë misionin e posacëm të OSBE-ODIHR

Përfaqësues të LSI takojnë misionin e posacëm të OSBE-ODIHR

Përfaqësues të LSI takojnë misionin e posacëm të OSBE-ODIHR Brokaj: Ne i paraqitëm misionit të OSBE-ODIHR shqetësimet tona lidhur me plotësimin e Kodit Zgjedhor sipas standarteve të kërkuara për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta dhe të ndershme dhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve

 
Drejtues të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim Nënkryetari i LSI dhe kryetar i grupit të saj parlamentar prof.Sabit Brokaj së bashku me deputetin e LSI z.Ndre Legisi dhe anëtarin e Kryesisë z.Spartak Braho zhvilluan sot pasdite një takim me misionin e posaëm të OSBE-ODIHR-it që ndodhet në Tiranë të kryesuar nga Gerald Mitchell. 

Pas takimit Nënkryetari i LSI-së prof.Sabit Brokaj duke  sqaruar gazetarët e pranishëm tha se "ne i paraqitëm misionit të OSBE-ODIHR shqetësimet tona lidhur me plotësimin e Kodit Zgjedhor sipas standarteve të kërkuara për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta dhe të ndershme dhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Duke vazhduar më tej Brokaj theksoi se kishin njohur misionin edhe me kërkesën për hartimin e listave sa më të rregullta duke përjashtuar përfundimisht listat e përkohshme si dhe për kartat e identitetit që mund të jenë të ndryshme por kurrë ndonjë nga ato 1 milion certifikatat e prdhuara enkas për manipulim. Njëkohësisht LSI kërkoi edhe pjesëmarrje në komisione sa më të gjerë për t'u siguruar transparenca si dhe eleminimin e fenomenit të Mega-Dushkut.

ODHIR duke qënë një  strukturë e specializuar për zgjedhjet ka autoritet të vecantë për to. Kontestimi nga ana jonë për OSBE/ODHIR lidhet me faktin që meqenëse ne kemi shumë vite që na bëjnë vërejtje dhe na kërkojnë respektimin e standarteve ne kemi kërkuar zbatimin dhe përmirësimin e kësaj situate zgjedhore tha Brokah. Gjithashtu si shtoi se "ne kërkuam që autoriteti i këtyre strukturave të jetë i plotë dhe efektiv dhe kuptohet që nëse kjo do të mungonte ne nuk do të kishim zgjedhje normale dhe të ndershme". Ndërkaq duke folur për datën e zgjedhjeve Brokaj informoi gazetarët se "përsa i përket datës së zgjedhjeve ishte e pritshme që misioni i OSBE-ODIHR të mos kishte një përgjigje pasi ata janë në një moment të mbledhjes së informacionit për të dhënë qëndrimin e tyre më pas".
  0x323030362d31312d3037 AKTIVITETE 14:17)