13 Feb Parlamenti Evropian mbështet dhe konfirmon gjithë angazhimet e Komisionit Evropian në lidhje perspektiven e integrimit të rajonit në BE
” Parlamenti Evropian mbështet dhe konfirmon gjithë angazhimet e Komisionit Evropian në lidhje perspektiven e integrimit të rajonit në BE LSI vlerëson Rezoluten e Parlamentit Evropian për strategjine e Zgjerimit
Sekretari për Marrëdhënit me Jashtë Edmond Haxhinasto në lidhje me Rezolutën e Parlamentit Evropian mbi zgjerimin e BE-së u shpreh se “LSI vlerëson Rezoluten e Parlamentit Evropian për qëndrimin e këtij parlamenti mbi Strategjine e Zgjerimit të paraqitur nga Komisioni Evropian”. Këtë deklarat Haxhinasto e bëri gjatë një deklarate për shtyp ku gjithashtu theksoi se “shikojmë me kënaqësi se Parlamenti Evropian mbështet dhe konfirmon gjithë angazhimet e Komisionit Evropian në lidhje perspektiven e integrimit të
rajonit në Bashkimin Evropian që nga Samiti i Selankut e deri në
Strategjinë e tij të fundit për Integrimin e Rajonit”. Duke u kthyer në
retrospektivë ai theksoi se në këto samite janë diskutuar çështje të
ndryshme si integrimi ekonomiko-tregtar lehtësim i shkëmbimeve ekonomike dhe tregtisë drejt BE-së si dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë për kategori të veçanta. Në këtë kontekst ai theksoi se Parlamenti vë një theks të veçantë në zgjidhjen e çështjeve të mëdha të rajonit siç është çështja e Kosovës ër të cilën Parlamenti shprehet se duhet të jetë në përputhje me vullnetin e popullit të saj. “Dua të nënvizoj në mënyrë të veçantë theksin që Rezoluta e Parlamentit Evropian do ta vlerësojë shpejtësinë e integrimit të vendëve të rajonit edhe mbi bazën e aftësisë thithëse të tij pas zgjerimit të tij të fundit dhe problematikës pas mosmiratimit të Kushtetutës Evropiane në Francë dhe Hollandë. Prandaj në mënyrë shumë të qartë parlamenti Evropian kërkon thellimin e reformave në vendet e rajonit kryesisht në drejtim të fushave kryesore të demokracisë respektimit të drajtave të njeriut dhe zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim dua të theksoj në mënyrë të veçantë atë çka thuhet për zgjedhjet në Shqipëri” shtoi Haxhinsto. Në vijim të deklaratës së tij shtoi se “ Resoluta nxit Qeverinë dhe Parlamentin e Shqipërisë të ndryshojnë ligjin elektoral përpara zgjedhjeve të ardhshme me qëllim që të garantohet një përfaqësim i drejtë në parlament i forcave politike që kanë mbështetje në elektoratin shqiptar dhe të ndalojnë përdorimin e praktikave të votimit taktit pra Megadushkut”.
0x323030362d30332d3233 11:23)”