Njoftim per media nga Sekretari per Marredheniet me Publikun ne LSI z. Ardit Cela

Njoftim per media nga Sekretari per Marredheniet me Publikun ne LSI z. Ardit Cela

” Njoftim per media nga Sekretari per Marredheniet me Publikun ne LSI z. Ardit Cela

Deklaratë: Ardit ÇELA
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
 
Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LRI e cila ka patur në qëndër të diskutimeve të saj gjëndjen e vështirë të krijuar nga përmbytjet në Shkodër dhe në rrethinat e saj.
Në përfundim të mbledhjes Kryesia ka dalë me dy vendime të rëndësishme. I pari ka të bëjë me ngritjen e Shtabit të Përgjithshëm të Vullnetarëve i cili do të drejtohet nga Kryetari i LRI-së së Tiranës Endrit Braimllari.
Shtabi i Vullnetarëve do të jetë në funksion të Shtabit të Emergjencave dhe do të koordinoje për çdo veprim ooperacional që do të jetë i nevojshëm.
Ndërkohë që dëga jonë në Shkodër prej ditësh operon në terrn me një konfirmim të shkurtër e të shpejt deri tani nga degët tona në rrethe kanë konfirmuar pjesëmarrjen 112 të rinj.
Vendimi tjetër ka të bëjë me fillimin e fushatës në mbarë vendin për sensibilizimin dhe ngritjen e fondeve për t'u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Nëse dikush mendon të bëjë politikë me fatkeqësitë e të përfitojë politikisht me to kjo është diçka tepër e gabuar. Ne mendojmë se nuk është koha për politikë. Është koha për solidaritet njerëzor. Është koha për të qëndruar afër e për të ndihmuar njëri – tjetrin.

0x323031302d31322d3036 LRI.jpg 16:48)”