16 Feb Njoftim per media nga Sekretari per Marredheniet me Publikun ne LSI z. Ardit Cela
Posted at 03:50h
in Archived Articles
Njoftim per media nga Sekretari per Marredheniet me Publikun ne LSI z. Ardit Cela
Çela :PS të tërhiqet nga thirrjet për të lexuar votën me revolucion
Shprehim shqetësimin e thellë dhe njëkohësisht dënojmë deklaratën e papërgjegjshme por jo të paqëllimtë dhe provokative të deputetit të Partisë Socialiste i cili momentalisht si zëdhënës i një klani të trembur prej rezultatit të pritshëm në Tiranë fton dhe inkurajon grupe militantësh për akte të paligjshme.

Procesi është në një moment të rëndësishëm dhe delikat ku kërkohet seriozitet përqendrim dhe maturi për të lexuar në mënyrë korrekte çdo votë të qytetarëve të Tiranës dhe për të përmbyllur me sukses këtë proces zgjedhor.
Leximi i votave nuk mund të bëhet as me kërcënime e as me thirrje për revolucion. Leximi korrekt i votës së qytetarëve bëhet vetëm dhe vetëm në atë mënyrë që përcakton Ligji dhe Kodi Zgjedhor.
E ftojmë Partinë Socialiste të distancohet dhe të mbajë qëndrim ndaj këtyre deklaratave të papërgjegjshme të këtij deputeti gjithmonë n.q.s nuk ndan të njëjtin mendim me të.
0x323031312d30352d3132 Ardit Cela.jpg 15:24)