Njofim per media nga sekretari i pergjithshem i LSI z. Luan Rama

Njofim per media nga sekretari i pergjithshem i LSI z. Luan Rama

Njofim per media nga sekretari i pergjithshem i LSI z. Luan Rama

Deklarate : Luan Rama

Sekretari i Pergjithshem

 

Gati dy muaj më parë LSI ka shpallur fushatën e zgjedhjeve për strukturat drejtuese të saj në qytetin e Tiranës dhe në përputhje me planin e veprimit të miratuar iu kam ftuar sot t’iu komunikoj publikisht faktin që në 26 shtator e gjitha organizata e LSI të qytetit të Tiranës të marr pjesë në zgjedhje të cilat do të zhvillohen sipas parimit një anëtarë një votë për të zgjedhur kryetarin e ri të LSI të Tiranës dhe drejtuesit e tjerë të lartë nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshme për Tiranën.
Kjo fushatë ndryshe nga fushatat zgjedhore që zhvillohen zakonisht në strukturat e partive ka për synim jo vetëm të rikonfirmojë vitalitetin dhe forcën organizative politike dhe elektorale të LSI për Tiranën por dhe do të japë dhe modelin e një garë korrekte të një gare të hapur të ballafaqimit të alternativave të drejtimit për LSI-në e Tiranës por dhe të dëshmojë që parimet mbi të cilat ështe krijuar LSI janë parime që marrin jetë dhe zbatohen realisht në të tëra nivelet të funksionimit dhe të drejtimit të saj.
Natyrisht kjo fushatë synon një mënyrë më të përqendruar të për gatisë strukturat e LSI të Tiranës dhe në vijim të japë modelin për të gjitha strukturat e LSI në të gjithë vendin të organizmit me synim kryesor fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kompaktësimi ridimensionimi dhe angazhimi total i të gjithë antërave të LSI i simpatizantëve dhe mbështetësve do të dëshmohet edhe në këtë fushatë të zgjedhjeve si një nga vlerat më të qenësishme tonat.
Nga kjo pikëpamje duke krijuar këtë model ne dëshmojmë që jemi realisht jo vetëm forcë e organizuar dhe e emancipuar por dhe forcë me ambicie të qarta me synime të qarta atë çka ka të bëjë me ballafaqimin e ardhshëm elektoral dhe politik. Pra për përballimin me sukses të sfidave politike dhe zgjedhore që na presin.

z. Rama a ka kohë për ta ndryshuar dhe zhvilluar reformën zgjedhore? Dhe nëse kjo do ndodhte do realizohej midis dy forcave politike?

Reforma zgjedhore është një një çështje e rëndësishme dhe fakti që duhet realizuar nuk ka të bëjë me vullnete individuale dhe vullnete që bazohen mbi interesa parciale të individëve të caktuar. Ne kur jemi shprehur dhe kur insistojmë për domosdoshmërinë e një reforme zgjedhore korrekte dhe transparente dhe gjithë përshfirëse kemi parasysh dhe reflektimin e përgjegjshëm në funksion të përmbushjeve dhe rekomandimeve që kanë dhënë ndërkombëtarë tanë në mënyrë të veçantë OSBE ODIHIR si trupat e specializuar që merren me monitorimin dhe çertfikimin e zgjedhjeve. Natyrisht kjo është një sfidë për politikën shqiptare dhe nëse ne institojmë për këtë gjë do të thotë se jemi të gatshëm dhe të vendosur të shkojmë dhe kontribuojmë për këtë gjë. Nëse ka të tjerë që i shmangen përgjegjësisë për ta realizuar këtë reformë apo më keq akoma nuk duan që të bëhet kjo reformë kjo është çështje e tyre dhe në një farë mënyre i nxjerrë ata në mënyrë zbuluar përballë qytetarëve shqiptare. Asnjëherë nuk është vonë për të bërë dhe për të realizuar veprimet e duhura dhe për të dhënë kontributet pozitive në të mirë edhe të procesit zgjedhorë në shqipëri. Kemi humbur kohë kjo është e vërtetë por është e nevojshme të theksoj gjithashtu se apeli ynë është gjithmonë në funksion të standardeve evropiane të zgjedhjeve dhe nga kjo pikëpamje ne do të vazhdojmë të këmngulim.
Natyrisht ne nuk kemi arsye të gjejmë justifikime nëse dikush nuk do të bëhet pjesë e kësaj reforme. Edhe me këtë infrastrukturë zgjedhore që ekziston edhe me këtë bazë ligjore që ekziston LSI është e gatshme të konkurrojë dhe kontribuojë për fitoren e atyre që punojnë për Shqipërinë evropiane.

z. Rama a ka një kohë apo është vendosur deri kur do pritet me partinë demokratike për zgjedhjen elektorale me këtë organizatë për platformat strukturat që do të ngrini së bashku?

Unë e kam theksuar në proces që LSI është duke punuar me strukturat e saj që të jetë e gatshme në momentin e duhur për të shkuar në tryezën e dialogut dhe konsultave elketorale me kandidatura alternativa dhe program fitues. Natyrisht që për ne vazhdon dhe mbetet gjithmonë e rëndësishme që ata që duhet të fitojnë zgjedhjet e ardhshme lokale janë qytetarët janë votuesit të cilët duhet të zgjedhin më të mirët dhe ata që natyrisht kanë jo vetëm kredenciale të nevojshme por dhe përgjegjësinë qytetare për t’iu shërbyer votuesve. Për këtë arsye ne jemi të gatshëm jemi të përgatitur dhe zgjedhjet që po bëjnë dhe do të që do të kurorëzohen me votimet e hapura me kuptimin transparent dhe demokratik që do të mbahen në 26 shtator janë pra pikërisht në kuadrin e të qenit të përgatitur dhe për të shkuar si partnerë të barabartë në tryezën e konsultave dhe jo për të pritur çfarë do të na ofrojë apo çfarë do të na japin të tjerët. Ne jemi protagonistë të rëndësishëm jemi aktorë të rëndësishëm në politikë dhe aq më tepër në kuadër të zgjedhjeve lokale alternativat do të jenë padyshim kontributorë të rëndësishëm që fitorja t’iu përkasë aletave që punojnë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe qytetareve të interesuar për Shqipërinë evropiane.

Janë identifikuar kandidatët e mundësh më konkretisht për bashkinë e Tiranës ?

Ne kemi një morri emrash që janë alternativa të njeri tjetrit për të shkuar të tryeza e konsultës paraelektorale me emra konkret me program konkret dhe të detajuar sipas çdo njësie ku do të zhvillohen zgjedhjet dhe natyrisht me atë çfarë është në fund të fundit platforma jonë që na çon në fitoren e zgjedhjeve.
Natyrisht që kjo nuk është përfundimtare përsa kohë unë flas për konsulta paraelektorale do të thotë që
ne jemi të hapur që me aleatë tanë të shqyrtojmë dhe të konkuldojmë për emrin më të mirë në bashkinë e tiranës në çdo bashki dhe në çdo komunë tjetër të vendit.

0x323031302d30382d3237 Luan Rama.jpg 14:06)