14 Feb Nesër pasdite ora 18.00
” Nesër pasdite ora 18.00 LSI e Tiranës takim të madh me 3 mijë anëtarë dhe simpatizantë Neser pasdite ne oren 18.00 Lëvizja Socialiste për Integrim dega e Tiranës do të zhvillojë një takim te madh me rreth 3 mijë anëtarë dhe simpatizantë të LSI së Tiranës. Takimi politik që do të jetë i harmonizuar edhe me një performancë dekorative me nota spektakli do të shënojë edhe përmbylljen e fazës së riorganizimit të anëtarësisë dhe strukturave drejtuese të LSI së Tiranës.
Gjithashtu ky takim politiko-spektakolar do të jetë edhe një nismë ”gjigante” dhe prelud i fuqishëm për sfidën që ka shpallur LSI e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë për të kandiduar me njerëzit më me vlerë të saj në zgjedhjet vendore dhe për ti fituar ato.
Si rezultat i riorganizimit te LSI-se se Tiranes jane strukturuar dhe konsoliduar një numër prej 480 organizatash ne baze qendrash votimi rreth 80 organizata mbi bazë Universitetesh dhe profesionesh.
Produkti i kësaj pune është anëtarësia në rritje e LSI-se se Tiranes e cila tani kap shifrën prej 5390 anëtarësh.
Në strukturat e LSI-së së Tiranës janë ngritur dhe 12 komisione të veçanta për fushat më të rëndësishme që shqetësojnë qytetarët e Tiranës përfaqësuar nga intelektualë të shqetësuar dhe ekspertë të këtyre fushave.
Kjo rritje e vrullshme e LSI-së së Tiranës na çon natyrshëm tani në një hap të ri të përzgjedhjes së kandidaturave më të spikatura të LSI-së për të gjitha nivelet e përfaqësimit të pushtetit vendor për Tiranën si për kryetarët e bashkive dhe mini-bashkive ashtu dhe qindra anëtarëve të këshillave bashkiake.
0x323030362d30342d3237 AKTIVITETE 12:29)”