Nënkryetarja e LSI

Nënkryetarja e LSI

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho e konsideron një katastrofë ekologjike ndotjen e Liqenit Artificial të Tiranës Xhixho: Autoritetet përgjegjëse të marrim masa të menjëhershme për të përmirësuar gjendjen e rëndë

Nënkryetarja e LSI dhe Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim Erisa Xhixho e ka konsideruar sot ndotjen e Liqenit Artificial të Tiranës një katastrofë ekologjike shumë të dëmshme për të ardhmen e liqenit symbol të kurorës së gjelbër të kryeqytetit.
E shoqëruar dhe nga Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim të Tiranës Endrit Braimllari dhe nga dhjetëra të reja dhe të rinj të LRI kanë parë nga afër situatën e ndotjes së Liqenit Artificial të Tiranës.
Gjatë një prononcimi për mediat pasi vështroi nga afër situatën dhe shkallën e ndotjes së Liqenit Xhixho tha se “ kjo është një ngjarje e rëndë e cila do të ketë pasoja katastrofale ekologjike për Liqenin në të ardhmen”. Duke kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje dhe dënimin e fajtorëve  Xhixho i bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrim masa të menjëhershme për të përmirësuar gjendjen e rëndë që kishte kapluar Liqenin artificial të Tiranës ku shumë peshq dhe gjallesa të tjera fatkeqësisht kishin ngordhur në masë.  0x323030392d30352d3134 AKTIVITETE 10:15)