Nënkryetarja e LSI-së dhe njëherazi kandidatja për kryetare të minibashkisë nr. 5 reagon për dhunën e ushtruar nga Bashkia e Tiranës mbi simbolet dhe të rinjtë e LSI-së

Nënkryetarja e LSI-së dhe njëherazi kandidatja për kryetare të minibashkisë nr. 5 reagon për dhunën e ushtruar nga Bashkia e Tiranës mbi simbolet dhe të rinjtë e LSI-së

” Nënkryetarja e LSI-së dhe njëherazi kandidatja për kryetare të minibashkisë nr. 5 reagon për dhunën e ushtruar nga Bashkia e Tiranës mbi simbolet dhe të rinjtë e LSI-së

Pas incidentit të ndodhur ditën e sotme ku policia e Bashkisë së Tiranës ka dhunuar simbolet e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe është konfrontuar me të rinjtë e kësaj force politike ka reaguar Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht kandidatja e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetare të minibashkisë nr. 5 Erisa Xhixho. 
Erisa Xhixho ka shprehur indinjatën dhe përbuzjen e thellë ndaj kësaj sjellje të Bashkisë së Tiranës duke e quajtur kryetarin e saj Edi Rama si një “Don Kishot i cili lufton kundër simboleve të LSI-së”. 
Sipas saj Lëvizja Socialiste për Integrim është duke respektuar Kodin Zgjedhor dhe institucionet e administrimit të zgjedhjeve duke bërë me dije se ligji parashikon që me regjistrimin e kandidatëve për kryetar minibashkie apo bashkie në Komisionin e Zgjedhjeve fushata është e hapur dhe për këtë sipas saj LSI është brenda rregullave ligjore ku brenda 45 ditëve çdo njeri është i lirë të shprehi opinionin e tij dhe simbolet e partisë që ai beson dhe që nesër do ta votojë. 
“Nga ana tjetër do të shprehja në emër të LSI-së gjithë indinjatën ndaj sjelljes dhe fobisë që ka z. Rama ndaj simboleve të LSI-së duke u sjellë në këtë mënyrë si një Don Kishot ku në qoftë se Don Kishoti merrej me mullit e erës z. Rama merret me simbolet e Lëvizjes Socialiste për Integrim” vijoi prononcimin e saj për mediet nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho. 
Sipas saj Tirana ka nevojë për një ndryshim të vërtetë ku Kryetari i Bashkisë të merret me problemet me shqetësimet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre. “Për këtë do të votojnë shqiptarët më 8 maj për ndryshimin e vërtetë në Tiranë” tha ajo. 
Më pas nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëherazi kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetare të minibashkisë nr. 5 Erisa Xhixho bëri me dije se persona që kanë qenë të pranishëm në momentin e heqjes së flamujve dhe kanë qenë dëshmitarë okularë kanë bërë denoncimet përkatëse dhe LSI do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë që çdo shkelës dhe çdo provokues i kësaj situate të shkojë përpara drejtësisë.

0x323031312d30342d3033 18:48)”