14 Feb Nënkryetari i LSI-së Prof. Sabit Brokaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në Paskuqan
” Nënkryetari i LSI-së Prof. Sabit Brokaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në Paskuqan Brokaj: LSI do të vazhdojë të ruajë identitein e saj dhe njëkohësisht në veprimin e saj politik do të ketë qëllimin që të kthejë të majtën e vërtetë në qeverisje dhe të mos lejojë që asnjë votë e LSI-së dhe e të majtës në përgjithësi të vidhet dhe të tjetërsohet
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Prof. Sabit Brokaj i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili dhe nga kryetari i LSI-së për rrethin e Tiranës Roland Çelmeta organizuan dje një takim entuziast me simpatizantët dhe anëtarët e LSI-së në Paskuqan. Gjatë këtij takimi Nënkryetari Brokaj duke analizuar situatën politike aktuale u shpreh se ”ne sot jemi në një fazë të re politike në vend sepse në zgjedhjet e 3 Korrikut ne ishim në garë me të gjithë dhe mbi të gjithë ishim në një kundërshti të ashpër me drejtuesit e PS të cilët qeverisën shumë keq dhe gënjyen popullin në emër të së majtës shqiptare”. Ndërsa tani u shpreh Brokaj pas nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit me partitë e tjera të majta ne kemi kundërshtar vetëm të djathtën pra e kemi kapërcyer atë moment politik të 3 Korrikut.
Gjithashtu ai tha se LSI do të vazhdojë të ruajë identitein e saj dhe njëkohësisht në veprimin e saj politik do të ketë qëllimin që të kthejë të majtën e vërtetë në qeverisje dhe të mos lejojë që asnjë votë e LSI-së dhe e të majtës në përgjithësi të vidhet dhe të tjetërsohet.
Ndërsa në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili u shpreh se “ne jemi sot këtu për të dënuar këtë përshkallëzim të dhunës kundër institucioneve kundër veprave publike kundër pavarësisë dhe autononomisë së pushtetit vendor atje ku ai drejtohet nga opozita e sotme kundër sistemit të së drejtës kundër gjykatave të cilat janë të vetmet që duhet të thonë fjalën e fundit në një shtet të së drejtës. Më tej ai shtoi se “LSI-ja si një forcë e një dimensioni të ri është sot një forcë e madhe për të ndihmuar të majtën e cila po përgatitet për në pushtet. Për këtë arsye madhore ajo ka ndërmarrë këtë aksion politik parimor duke përbuzur interesat e vogla personale.
Kryetari i LSI-së për rrethin e Tiranës Roland Çelmeta u shpreh se “edhe këtu në Paskuqan si në çdo komunë dhe fshat të Tiranës LSI ka arritur të organizohet fuqishëm duke shtrirë organizatat e saj në çdo cep”.
Ndërsa nga ana e tyre simpatizantët dhe anëtarët e LSI-së së Paskuqanit garantuan prezencën e tyre të Mërkurën kur opozita do të tregojë forcën e saj kundër pushtetit totalitar të Sali Berishës.
0x323030362d30372d3131 AKTIVITETE 12:41)”