Nënkryetari i LSI dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Fier Dritan Prifti takim me popullin e Povelçës së Fierit

Nënkryetari i LSI dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Fier Dritan Prifti takim me popullin e Povelçës së Fierit

Nënkryetari i LSI dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Fier Dritan Prifti takim me popullin e Povelçës së Fierit

Prifti: Programi i LSI-së zgjidhje realiste për problemet e  jetës së banorëve të Myzeqesë
 

Banorët e fshatit Povelçë kanë shprehur mbështetjen e për kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim me besimin se ata do të jenë përfaqësues dinjitozë në parlamentin ardhshëm. Të përballur me një situatë të vështirë në zhvillimin e bujqësisë dhe një varfëri që shkon drejt thellimit banorët e këtij fshati kanë marrë garancinë nga kandidatët Dritan Prifti dhe Bujar Hasa se programet e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jenë zgjidhje reale për morinë e problemeve të tyre më jetike.
Banorët e fshatit Povelçë nga kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti dhe  Bujar Hasa kanë marrë garancinë se shqetësimet e tyre do të jenë në qendër të vëmendjes për zgjidhje  të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.  Janë një tërësi faktorësh që e bëjnë mëse të besueshme përmbushjen e çdo premtimi sepse mbi të gjitha në krye të kësaj force politike qëndron një njeri si Ilir Meta  i cili ka treguar se përkushtimin maksimal e ka treguar ndaj zhvillimit evropianizuese të vendit dhe mbrojtjes së interesave jetike të shqiptarëve.
Deputeti Dritan Prifti ka theksuar se për shqiptarët kreut i LSI Ilir Meta është kryeministri që ka materializuar bindshëm fjalën me veprën. Janë pikërisht veprat e ndërtuara gjatë kohë së qeverisjes së vendit nga Ilir Meta ato që ende dhe sot e kësaj dite kujtohen dhe vlerësohen nga vetë shqiptarët dhe që e kanë shprehur atë përmes sondazheve që janë realizuar. Duke iu referuar punës së tij si deputet si zonës së Topojës dhe Libofshës deputeti Dritan Prifti ka pohuar se nuk është shkëputur asnjë çast nga hallet dhe problemet e vetë këtij komuniteti. Në këtë konketst Prifti iu ka premtuar banorëve të zonës së Povelçës se përkrahja dhe mbështetja e tij do të jetë akoma edhe më e gjerë dhe gatishmërinë e tij për zhvillimin e kësaj zone akoma edhe më i madh. Duke krahasuara zhvillimin  zonës së tij elektorale me realitetin e zonës së Povelçës dhe më gjerë Prifti ka shtuar se komuniteti i kësaj zone si përgjigje e votës së marrë nga deputeti Fatos Beja kanë marrë vetëm zhgënjimin. “Pikërisht kjo nuk do të ndodhë më me këtë komunitet me votimin dhe përfaqësimin në parlamentin e ardhshëm të tyre nga kandidatët e LSI-së. Unë dhe Bujar Hasa do të ndodhemi pranë jush në çdo kohë dhe do të jemi të papërtuar për të punuar së bashku për të gjithë ju” ka pohuar Prifti. Duke iu referuar programit të LSI-së për katër vitet e ardhshme Dritan Prifti ka theksuar se zhvillimi i bujqësisë blegtorisë dhe industrisë agropërpunuese do të bëjë që në një kohë shumë të shkurtër të ndryshojë realiteti në Myzeqe. Ai i ka cilësuar mëse të realizueshme të gjitha këto objektiva dhe janë të bazuara në mendimet më të specializuara të ekspertëve qoftë vendas apo edhe të huaj. Sipas Priftit duke u nisur edhe nga specifikat e tokës bujqësore të kësaj zone në perspektivën e zhvillimit do të vlerësohen edhe iniciativat e firmave të huaja për të shfrytëzuar këto sipërfaqe toke dhe kthyer ato në produktivitet të plotë dhe fitimprurëse për këtë komunitet.
“Duke qenë se ndodhemi në një zonë turistike dhe shumë afër bregdetit në programin e LSI-së një vend të veçantë merr edhe zhvillimi i këtij sektori” ka theksuar ai. Por sipas Priftit një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përmirësimit të infrastrukturës rrugore e cila ende për këtë zonë mbetet një probleme shumë madhor dhe tepër shqetësues.
Për 18 vjet me radhë ju keni marrë vetëm premtime. Ne jemi këtu sot për të thënë fjalën e fundit që me praninë tonë në qeverisjen e ardhshme kjo zone do të kelt një infrastrukturë rrugore kryesore tepër të zhvilluar pa lënë mënjanë edhe ato në brendësi të qendrave tuaja të banimit. Por duke patur synime edhe për më tej në atë të qeverisjes vendore ne jemi të bindur që modele të tilla qeverisëse si ato të Topojës apo Libofshës do të bëjnë të mundur që edhe në tokat bujqësore ju të arrini të kryeni lirshëm punimet tuaja bujqësore por edhe të kemi mundësi që ato prodhime të arrijnë të dalin në treg”.

 

 

0x323030392d30352d3135 AKTIVITETE 14:36)