15 Feb Nënkryetari i LSI
” Nënkryetari i LSI Dritan Prifti që udhëheq listën e kandidatëve të LSI në qarkun e Fierit takime entuziaste me qindra banorë në Fier dhe në komunat e Lushnjës
Prifti: Plani për Veprim është përmbledhja e programit të plotë elektoral dhe qeverisës të LSI që do të nxjerrë vendin nga kriza dhe do e fusë në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit
Prifti: Banorët e Fierit do të mbështesin kandidatët e LSI-së sepse janë nga Fieri dhe jo të importuar si kandidatët e PD dhe PS
—
Nënkryetari i LSI Dritan Prifti që kryeson edhe listën e kandidatëve të LSI për qarkun e Fierit zhvilloi sot takime entuziaste me qindra banorë në qytetin e Fierit dhe në disa komuna të Lushnjës.
Gjatë këtyre takimeve Prifti dhe kandidatët e tjerë të LSI shpërndanë Planin për Veprim të LSI për banorët e këtyre zonave. Ky Plan për Veprim theksoi Prifti përmban kryeprioritetin e LSI që është punësimi i cili do të arrihet përmes dy objektivave. Së pari për hapjen e 100 mijë vendeve të qëndrueshme të punës gjatë 4 viteve të ardhshme dhe së dyti një program i veçantë për të ndihmuar çdo familje që jeton në varfëri kritike dhe që nuk ka asnjë të punësuar të paktën përmes programit të punësimit jetik për një periudhë afatshkurtër t’i garantohet një punësim i cili njëkohësisht do të japë mundësi për t’u kualifikuar për të hyrë në tregun e qëndrueshëm të punës në perspektivë.
Gjithashtu Prifti theksoi se kostoja e jetesës dhe lehtësimi i saj është prioritet themelor i LSI. Për këtë qëllim për të përballuar dhe zbutur efektet e krizës globale dhe taksës së sheshtë ne kemi një program të qartë i cili synon që të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 250 mijë lekë në muaj. Kjo është një masë tjetër lehtësuese për të zbutur efektet negative të taksës së sheshtë mbi grupet sociale me të ardhura më të pakta. Njëkohësisht një masë tjetër lehtësuese të ndihmës ekonomike do të jetë edhe çmimi i subvencionuar i energjisë për konsumatorët familjarë deri në 300 kilovat orë në muaj e njëkohësisht përgjysmimi i TVSH-së për faturat e energjisë për konsumatorët familjarë nga 20 për qind në 10 për qind.
Prifti ka shpalosur gjithashtu disa nga shtyllat më të rëndësishme të programit elektoral. Ndër të tjera Prifti ka premtuar se LSI do të nxjerrë bujqësinë nga kriza duke subvencionuar deri në 25% përqind për inputet si farërat fidanët pesticidet plehrat kimike karburantin për punimet në bujqësi. Ndrësa përsa i takon subvencionimit të njësisë së prodhimit do të jetë deri në masën 20 %. Meta garantoi se përmes një politike të tillë mbështetëse dhe subvencionuese synohet që brenda 4 viteve gati 60-70 % e importeve të sotme të zëvendësohen me prodhim vendi. “Vetëm me këtë politikë në fushën e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese ne do të realizojmë punësimin e 100 mijë shqiptarëve si në fshat dhe në qytet” u shpreh Prifti. Duke u ndalur tek kostoja e jetesës që është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve sidomos për familjet me të ardhura më të pakta Prifti premtoi tatim 0 mbi të ardhurat për pagat deri 250 mijë lekë të vjetra.
Prifti u shpreh se Plani për Veprim është përmbledhja e programit të plotë elektoral dhe qeverisës të LSI për zgjedhjet e 28 Qershorit për katër vitet që vijnë. Është një plan konkret dhe realist është një plan i bazuar mbi mundësitë aktuale që ka vendi ynë dhe mbi prioritetet e zhvillimit të tij.
Gjithashtu Prifti ka folur edhe për kandidaturat e LSI në raport me ato të partive të tjera. Prifti u shpreh se PD dhe PS përfaqësohen me kandidatura të importuara siç janë Olldashi i PD apo Ruçi dhe Fino të PS.
0x323030392d30352d3330 19:49)”