15 Feb Nënkryetari i LSI
Nënkryetari i LSI deputeti Dritan Prifti zhvillon një takim me ish-punonjes të ARMO-s të pushuar nga puna
Prifti: LSI do të hapë 6 mijë vende të reja pune në sektorin e naftës
Prifti: LSI garanton statusin e naftëtarit dhe pagesën e plotë për ish-punonjësit e ARMO-s që kjo Qeveri e paaftë i ka nxjerrë në rrugë
Prifti: Qeveritarët aktualë vodhën pasuritë kombëtare
—
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deputeti Dritan Prifti i shoqëruar nga deputetja e LSI Angjelina Kola Kryetari i Bashkisë së Patosit Bardhi Meli dhe nga përfaqësues të tjerë të LSI-së në qarkun e Fierit zhvilluan sot paradite një takim me naftëtarët e pushuar nga puna. Në këtë takim qindra ish-punëtorë të ARMO-s të pranishëm kanë informuar nënkryetarin e LSI-së z. Prifti mbi situatën në të cilën ndodhet sot industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës si dhe shprehën pakënaqësitë për largimet e tyre nga puna në mënyrë arbitrare. Në fjalën e tij Kryebashkiaku i Patosit Bardhi Meli theksoi se “ky është një problem i madh pasi i pengon këta ish- naftëtarë të cilët kanë dhënë shumë vite të jetës së tyre në fushën e naftës mundësinë për të jetuar”. “Janë me qindra familje u shpreh ai të cilat po vuajnë këtë reformë të padrejtë të Qeverisë Berisha e cila nuk mendon se ku do të ushqehen dhe me se të mbijetojnë fëmijët e këtyre punëtorëve të ndershëm”. Ndërkohë në fjalën e tij nënkryetari i LSI-së deputeti Dritan Prifti duke u njohur më nga afër me shqetësimin e këtij komuniteti u shpreh se “ka shumë padrejtësi në këtë vend që po i vuan populli mbi kurriz dhe një nga kategoritë që po e vuan shumë këtë paaftësi të Qeverisë është pikërisht kjo kategori e shqiptarëve që Sali Berisha i ka nxjerrë nga puna”. Duke folur për resurset e pasurisë nëntokësore që ka kjo zonë dhe e gjithë Shqipëria Prifti iu drejtua të pranishmeve duke thënë se “ju punonjësit e naftës e dini shumë mirë se çdo të thotë të kesh burimet që kemi ne por për fat të keq vendi ynë nxjerr me miliona lekë për të sjellë import nga jashtë dhe kjo ndodh si rezultat i abuzimit që bëhet nga personat që shohin vetëm interesat dhe xhepat e tyre”. “Ndaj tha ai tashmë është koha që t’i jepet fund këtij abuzimi t’i japim fund dhe sorollatjeve të popullit i cili ka 19 vjet që po vuan si rezultat i kësaj keqqeverisje që primare ka vetëm interesat e saj”. Prifti u shpreh se 28 Qershori është rasti më i mirë dhe i vetëm për çdo qytetar për të vendosur për fatin e tij të zgjedhë më të mirën për vete dhe këtë mundësi e jep vetëm LSI-ja. Duke shpjeguar programin qeverisës të LSI-së z.Prifti u shpreh i bindur se vetëm LSI-ja ka një program të qartë dhe prioritet LSI ka vetëm punësimin punësimin dhe vetëm punësimin. “Ndaj ai u shpreh se “Lëvizja Socialiste për Integrim ka parashikuar në këtë program që do të vihet në jetë menjëherë pas fitores së 28 Qershorit hapjen e 6 mijë vendeve të reja pune në këtë sektor”. “Sepse sikurse e tha ai nafta është një pasuri kolosale kombëtare e pashfrytëzuar por për fat të keq kjo pasuri po vidhet nga pushtetarët dhe nga ortakët e tyre të huaj”. Gjithashtu Prifti duke bazuar në programin e LSI-së shtoi se LSI-ja garanton statusin e naftëtarit dhe pagesën e plotë për ish-punonjësit e ARMO-s që kjo qeveri e paaftë i ka nxjerrë nga puna.
0x323030392d30352d3130 AKTIVITETE Dritan Prifti konf shtypi Koha per Veprim.JPG 20:5)