16 Feb Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Posted at 03:46h
in Archived Articles
” Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili prezantoi kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” për komunën Krrabë z. Refik Velija
Duke përshëndetur të pranishmit z. Vasili deklaroi se Krraba nuk do të jetë më një komunë e harruar me një kryekomunar si Refik Velija. Në fjalën e tij gjatë takimit elektoral u shpreh se Refik Velija është një njeri i përgatitur që e do Kërrabën dhe që ka mbështetjen e të gjithë koalicionit.
Sipas Vasilit Refik Velija ka një program të detajuar elektoral për përmirësimin e komunitetit në mënyrë që Krrabë të mos jetë më një komunë e harruar por ajo të jetë një komunë e cila lidhet me Tiranën shumë shpejt që të ketë rrugën e saj që do ta lidhë me tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan rrugë do të bëhet nga ana e qeverisë. Nënkryetari i LSI-së theksoi se përfundimisht Krraba do të jetë një komunë pjesë e Tiranës dhe jo një pjesë e izoluar e kryeqytetit.
Më tej Vasili deklaroi se populli i Kërrabës ka nevojë për shumë shërbime dhe këto shërbime kandidati Refik Velija i ka menduar gjatë se si do t’i zgjidhi. Ai premtoi se në këtë komunë do të rindërtohet qendra e re shëndetësore që shërbimi shëndetësor të jetë edhe në këtë komunë me cilësi të lartë.
Nënkryetari i LSI-s shprehu bindjen që Kërraba meriton shumë. “Ajo nuk mund të jetë më në harresë nuk mund të jetë e përgjumur nuk mund të jetë një Kërrabë që mund të ketë humbur shpresat dhe gjithë këta të rinj që janë këtu kuptojnë përfundimisht që me kandidatin Refik Velija i është ngjallur shpresa atyre dhe Kërrabës. Ne kemi bindje të plotë që me datën 9 maj siç jemi sot do vijmë bashkë dhe do të ngremë dolli për fitoren e Refik Velijës” deklaroi Petrit Vasili në fjalën e tij.
Ndërsa vetë kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytarin” z. Velija duke vlerësuar mbështetjen e komunitetit të Krrabës për mbështetjen në rikandidimin e tij si kryetar i Komunës Krrabë u shpreh se’- se së bashku kemi bërë disa projekte emergjente që ka nevojë komuniteti ynë të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin e madh të komunës së Kërrabës. Prioritet e programit tim do të jetë rregullimi i infrastrukturës dhe ujësjellësit.
Në këtë takim elektoral ishte i pranishëm dhe deputeti i Partisë Demokratike Genc Strazimiri i cili vlerësoj bashkëpunimin mes partive të koalicionit dhe shprehu entuziazmin e tij për fitoren e koalicionit “Aleancës për Qytetarin”.
0x323031312d30342d3139 DSC_0266.jpg 13:33)”