17 Feb Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi
” Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi Genci Nimanbegu
Të nderuara zonja dhe zotërinj! Të nderuar delegatë dhe delegate të Konventës Kombëtare të LSI-së ju përshëndes nga Ulqini! Të nderuar kolegë të partive shqiptare nga trevat e veta autoktone të nderuar përfaqësues të korit diplomatik në Republikën e Shqipërisë kam nderin t’ju drejtohem në emër të Forcës së Re Demokratike partisë e cila nga zgjedhjet që sapo mbaruan në Malin e Zi doli si partia shqiptare më e madhe në Mal të Zi. I nderuar zoti Meta ju falënderoj për punën tuaj shumëvjeçare dhe kontributin për përmirësimin e gjendjes dhe marrëdhënieve që Republika e Shqipërisë ka me Republikën e Malit të Zi.
Të nderuar delegatë dhe delegate dua t’u bëj me dije se puna juaj nuk është vetëm për zhvillimin e Republikës së Shqipërisë por puna juaj dhe puna partisë suaj do të kontribuojë shumë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe gjendjes së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Prandaj këtë përgjegjësi ju lutem shfrytëzojeni në mënyrë që Shqipërinë ta bëni sa më të zhvilluar sa më demokratike dhe sa më të fortë ekonomikishtqë ne shqiptarët në Mal të Zi të kemi benefitet nga pozicionet tuaja. Me këto fjalë ju falënderoj dhe shihemi së bashku në një qëllim të përbashkët që kemi kemi të përbashkët gjuhën flamurin historinë por më të përbashkët duhet të kemi ardhmërinë dhe kjo përcillet me fjalët të cilat ju i theksoni; të gjithë ne shqiptarët duhet të ecim më shpejt përpara dhe të ecim së bashku në Europën e zhvilluar.
0x323031322d31302d3237 AKTIVITETE _MG_2077.JPG 10:32)”