17 Feb Në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore që zhvillohet më 27 tetor
Posted at 22:58h
in Archived Articles
Në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore që zhvillohet më 27 tetor Lëvizja e Gruas për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e aktivit të LGI-së për qytetin e Tiranës.
Në kuadër të Konventës Kombëtare Zgjedhore që zhvillohet më 27 tetor Lëvizja e Gruas për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e aktivit të LGI-së për qytetin e Tiranës.
Në këtë aktivitet ku ishin të pranishme qindra gra dhe vajza anëtare dhe simpatizante të LSI-së u shpalosën dhe dy platformat e kandidatëve për kreun e LSI-së z. Ilir Meta dhe z. Luan Rama.
Fjala e kandidatit për kryetar të LSI-së Ilir Meta në aktivin e LGI-së së Tiranës
Meta : Të gjendet një zgjidhje për ish-të përndjekurit politik. Të verifikohet zbatimi i ligjit është përpjekja për t’i dhënë fund kësaj greve
Të dashura anëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim anëtare të LGI-së të kryeqytetit. Është një kënaqësi edhe për mua që të marr pjesë në këtë takim aq më tepër pas fjalës së shokut tonë Luan Rama dhe meqenëse Luani premtoi për të rritur përfaqësimin e grave dhe vajzave në për qind në rast se unë do të votohem në 20 tetor në 21 tetor do të propozoj për Konventën e 27 tetorit dhe për të gjithë historinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim pas kësaj konvente që në të gjitha forumet përfaqësimi të jetë i barabartë 50 për qind me 50 për qind. Dhe mendoj se është plotësisht e merituar aq më tepër në kryeqytet dhe në të gjitha qendrat e rëndësishme urbane ku LSI gëzon edhe përkrahjen më të gjerë ku roli i grave dhe i vajzave është i jashtëzakonshëm dhe tepër frymëzues edhe për ne. Sot është një ditë e rëndësishme sepse më në fund kemi një rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Europian për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Dhe ju e dini sesa shumë përpjekje ne kemi bërë për t’ia mbërritur kësaj dite e cila është veçse një nxitje për ta marrë përfundimisht statusin çështje për të cilën do të vendoset gjatë muajit dhjetor dhe ndërkohë kohë gjatë së cilës duhet të përmbushen edhe disa detyrime të tjera të cilat në fakt duhet të ishin realizuar me kohë sepse gjithçka ka qenë gati dhe sipas standardeve evropiane. Është për të ardhur keq që Shqipëria është vonuar në këtë proces integrues për shkak të mungesës së vullnetit politik për të bashkëpunuar. Ndërkohë që gjatë vitit të fundit për shkak të demonstrimit të këtij vullneti edhe falë inkurajimit të partnerëve tanë edhe falë nxitjes së të gjithë aktorëve vendas përfshi këtu edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim janë realizuar disa reforma të cilat na sjellin në një stad më pozitiv. Por që festa të jetë e plotë duhet të përmbushen edhe tre rekomandimet e tjera duhet projektuar ky moment inkurajues me përgjegjësi duhet dëgjuar zëri i vajzave i nënave shqiptare që kërkojnë një Shqipëri më europiane dhe një klasë politike më të përgjegjshme sepse ato të cilat ndeshen më shumë me problemet e shoqërisë me problemet e përgjithshme të familjes me përgjegjësitë e rritjes dhe të edukimit të fëmijëve janë nënat e Shqipërisë.
Duhen lehtësuar hallet dhe preokupimet e tyre sepse sa më të qeta të jenë ato aq edhe më të lumtur dhe të mbarë rriten fëmijët e tyre dhe bëhet e gjithë e ardhmja e shoqërisë sonë. Ne jemi krenar sepse kemi dhënë kontributin tonë për këto hapa të rëndësishëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kemi dhënë kontributin tonë të padiskutueshëm për liberalizimin e vizave do të vijojmë të bëjmë gjithë përpjekjet tona që në politikën shqiptare të vendosë arsyeja dhe njëkohësisht përgjegjshmëria për fatet e vendit dhe jo thjesht interesat e ngushta partiake sepse ne mendojmë se e ardhmja e Shqipërisë është një e ardhme që duhet të qëndrojë fort tek bashkëpunimi për interesat e vendit ndërsa interesat e partive janë ato të cilat vlerësohen në zgjedhje dhe pas tyre përsëri shikohen interesat e vendit. Askush nuk duhet të mendojë se duke dëmtuar vendin për interesa të ngushta do t’i shpëtojë syrit të kujdesshëm të çdo qytetari shqiptar dhe aq më tepër edhe mënyrës sesi ai do të reagojë në ditën e zgjedhjeve. Shqiptarët kërkojnë nga politika që t’i ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të tyre dhe jo që t’ua nxisë me tepër hallet dhe problemet me një konflikt tërësisht të panevojshëm dhe krejtësisht jashtë kontekstit të kohës ku jetojmë dhe të sfidave me të cilat duam që të fitojmë. Nuk mund të kaloj pa vëmendje dhe trishtim e shqetësim edhe një ngjarje tjetër që po ndodh përpara syve tanë që është pikërisht greva e urisë një sakrificë e jashtëzakonshme do të thosha edhe e panevojshme e cila po ndodh përpara syve tanë të cilën ju e ndiqni edhe në medie e cila është shoqëruar edhe me episode mjaft tronditëse dhe që vërtet ka dhe aspektin e saj politik sepse po përdoret për qëllime politike.
Ndërkohë që disa prej tyre po vetësakrifikohen të tjerë gëzohen për të gjetur mundësinë për të akuzuar qeverinë si të pashpirt ndërkohë që nuk ka pashpirtësi më të madhe sesa të përpiqesh të ngrohesh me atë benzinë e cila jo vetëm që shton vuajtjet e tyre por e cila lëndon të gjithë shoqërinë tonë. Ndaj unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të ecim në rrugën e ligjit sepse duke u larguar apo duke mos mar
rë në konsideratë deklaratat të cilat janë edhe emocionale duhet të kemi parasysh që ata e kërkojnë zbatimin e ligjit ndërkohë që kemi një qëndrim i ardhur nga Ministria të Financave që ligji është zbatuar. Ajo që duhet t’i bashkojë të gjithë në këtë drejtim është verifikimi i zbatimit të ligjit është përpjekja për t’i dhënë fund kësaj greve dhe kësaj sakrifice të jashtëzakonshme sepse në radhë të parë zotërinjtë përveç vuajtjeve që bartin nga e kaluara kanë gratë e tyre kanë nënat e tyre kanë vajzat e tyre që natyrisht e përjetojnë këtë tragjedi për të ardhmen e tyre me tepër trishtim. Por ajo që është e rëndësishme që asnjë aktor politik të mos t’i hedhë benzinë këtij zjarri sepse kjo do të ishte zgjedhja më e padrejtë dhe më ç’njerëzore. Në një shoqëri demokratike në një shoqëri të shtetit të së drejtës zbatimi i ligjit është garancia edhe për të drejtave të njeriut edhe për të drejtat e individit por edhe për evoluimin e të gjithë shoqërisë. Ndaj duhet të ecim fillimisht në këtë rrugë për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe të përpjekjeve për të qetësuar këtë situatë për t’i dhënë fund këtyre vuajtjeve dhe këtyre ngjarjeve të panevojshme sepse shoqëria jonë ka edhe plot vuajtje ka edhe plot probleme të tjera sociale të cilat ne i vërejmë vazhdimisht. E përmenda këtë rast sepse politika duhet të jetë normale duhet edhe më e përgjegjshme dhe duhet të ndihmojë për zgjidhje dhe jo për të futur grupime të caktuara në qorrsokak sepse nuk kemi nevojë më për “koka turku” as në jetën politike as në të gjithë jetën tonë shoqërore. Kemi nevojë që të respektojmë ligjet dhe të drejtat e çdo individi të drejtat që i takojnë sipas ligjit. Unë e kam mirëpritur kandidimin e shokut tonë Luan Rama dhe kam qenë i bindur që në themelimin e LSI-së për domosdoshmërinë e konkurrimit si një vlerë e kësaj force politike si një vlerë reale e prekshme e konkretizuar dhe jo thjesht e shkruar në statut apo në program.

Mendoj që ky kandidim i shterizon kandidimet për të gjitha pozicionet dhe postet e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe është një hap përpara në hapjen e kësaj force politike në hapjen jo thjesht ndaj kandidimit por në hapje ndaj debatit ndaj debatit të brendshëm ndaj debatit edhe me praninë e aktorëve të tjerë dhe opinionit publik. Unë gjithashtu besoj se me këtë Konventë ne do të vendosim edhe disa rregulla të tjera e cila vijnë nga eksperienca jonë në bashkëqeverisjen e vendit gjatë këtyre tre viteve që është një eksperiencë e re sepse edhe programi edhe statuti ynë janë ende të një kohe kur ne ishim në opozitë. Unë gjithashtu besoj se ka ardhur koha që ne të disiplinojmë dhe monitorojmë si forcë politike angazhimin e të gjithë të zgjedhurve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jo vetëm të kryetarit por edhe të sekretarit të Përgjithshëm sepse nuk është normale që vetëm muajt e fundit që disa anëtarë të LSI-së nuk paguajnë kuotat e anëtarësisë që nuk është normale.
Por edhe të gjithë të zgjedhurve dhe të emëruarve të tjerë që nga ministrat deputetë përfaqësuesit në pushtetin vendor përfaqësuesit në administratën e lartë shtetërore