14 Feb Mitingje madhështore të koalicionit të majtë "Bashkë për te ardhmen"
Mitingje madhështore të koalicionit të majtë “Bashkë për te ardhmen” Meta dhe Rama japin mbështetje të plotë për kandidatin e koalicionit të majtë Agim Qamirani
Krerët e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" në vijim të takimeve të tyre elektorale kane zhvilluar një miting entuzist me banorët e qytetit të Poliçanit në një miting madhështor të organizuar në sheshin e këtij qyteti. Kryetari i PS-së Rama dhe kryetari i LSI Meta së bashku me përfaqësues të forcave të tjera të koalicionit kanë dhënë mbështetje të fortë për kandidatin e koalicionit opozitar Agim Qamirani.
Ndërsa vetë kandidati Agim Qamirani duke prezantuar një pjesë të programit të tij elektoral ka premtuar përpara banorëve të këtij qyteti më tepër vëmendje për ndërtimin e qëndrës së qytetit ndriçimin e saj furnizimin me ujë të pijshëm hapjen e vëndeve të reja pune si dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Në fjalën e tij të pritur me shumë entuziasëm nga pjesëmarrësit në shesh kryetari i LSI-së z.Ilir Meta falënderoi gjithë simpatizantët dhe aktivistët e opozitës së bashkuar për mbështetjen e kandidatit të LSI-së dhe koalicionit të majtë z. Agim Qamirani. Duke ju drejtuar qytetarëve Meta tha se- e majta ka zgjedhur një intelektual për të përfaqësur denjësisht qytetarët e këtij qyteti në pushtetin vendor. Unë jam i bindur tha ai se kandidati i opozitës do të bashkëpunoje me njerëzit më të mirë të Partisë Socialiste të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe me intelektualët e partive të tjera të koalicionit për të mirëqeverisur këtë qytet sikurse i takon Poliçanit. Prandaj tha Meta unë ju kërkoj që të mbështesni denjësisht kandidatin e opozitës Agim Qamirani dhe të mos përkrahin asnjë kandidaturë jashtë këtij koalicioni. Ndërkaq edhe Kryetari i PS-së z.Rama shprehu mbështetjen e tij pa rezerva për kandidatin e koalicionit të majtë Agim Qamirani. Ndër të tjera Rama tha se jam këtu për të mbështetur kandidatin e opozitës së bashkuar Agim Qamiranin si shprehje të këtij bashkimi opozitar. Prandaj tha Rama i bëj thirje gjithë këtij komuniteti të nderuar të votojnë kanididatin tonë si një njeri që mëshiron vlerat parimet dhe që përfaqëson programin tonë. Në përfundim kreu i socialistëve tha se "unë jam i bindur se duke votuar për Agim Qamiranin ju do të votoni për një njeri i cili do të punojë bashkë me ju për të realizuar programin e tij i cili do të krijojë më shumë perspektivë dhe të ardhme për këtë vend.
Mijëra vetë japin mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë në Çorovodë Lefter Lame. Edhe krerët e së majtës japin garanci për kandidatin e opozitës
Meta: E majta e bashkuar do i thotë mjaft revanshit të qeverisjes Berisha
Krerët e koalicionit opozitar prezantuan në një miting mjaft entuziast në Çorovodë kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e këtij qyteti z.Lefter Lame. Me qindra vetë kanë dhënë mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" Lefter Lame. Kandidati i opozitës Lefter Lame duke kërkuar votën e gjithë banorëve të Çorovodës u shpreh se unë do të jem përkrahësi i të gjithëve pa dallim ngjyre partiake por duke shërbyer me seriozitet dhe transparencë të plotë. Me ndihmën e deputetit të zonës z.Ilir Meta tha kandidati i koalicionit Lame qyteti i Çorovodës do të jetë një shëmbull tjetër ku qeverisja e majtë e pushtetit vendor do të dijë të udhëheqë sipas modelit europian.
Ndërsa kreu i LSI-së duke mbështetur kanidatin e LSI Lefter Lame theksoi gadishmërinë e tij të plotë për mbështetjen e tij si kryebashkiak në të gjitha inisiativat dhe projektet që ai do ketë për zhvillimin e kësaj zone. "Unë si deputet i kësaj zone shpreh bindjen time të thellë se do jem garant i zhvillimit dhe mbështetjes së plotë të Lefter Lames në të gjitha projektet që ai do ketë për zonën e Çorovodës" tha Meta. Më tej Meta duke folur për kandidaturën e zotit Lame i cili i është propozuar koalicionit të majtë nga LSI tha "unë uroj një fitore të madhe për koalicionin një fitore të thellë dhe bindëse për Lefter Lamen një fitore që tu tregojë Berishës dhe gjithë atyre që bënë çmos për manipulimin e këtyre zgjedhjeve që e majta e bashkuar do i thotë mjaft revanshit të qeverisjes Berisha". Ndërsa Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun i Partisë Socialiste në këtë miting elektoral Blendi Klosi shprehu mbështetjen e tij pa rezerva për kandidatin e koalicionit të majtë z.Lefter Lame si një bashkim forcash të afta për të qeverisur vendin. Edhe Kryetari i PDS-së Paskal Milo kërkoi mbështetjen e elektoratit për kandidatine koalicionit Lefter Lame.
0x323030372d30322d3034 AKTIVITETE 12:54)