Miting madhështor i të majtës së bashkuar në Lushnjë. Rama

Miting madhështor i të majtës së bashkuar në Lushnjë. Rama

” Miting madhështor i të majtës së bashkuar në Lushnjë. Rama Meta dhe Milo shprehin garancinë për fitoren e kandidatit të koalicionit të majtë Albert Sanxhaku Meta :Ju e keni vuajtur vetë atë tragjeni që ndodhi këtu 10 vjet parë nga një njeri i cili urdhëroi edhe eksplozivin kundër Edi Ramës

Krerët e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" prezantuan sot në një miting madhështor dhe entuziast në Lushnje kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e këtij qyteti z.Albert Sanxhaku. Mijëra vetë kanë dhënë mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit opozitar në një miting madhështor të organizuar në sheshin e këtij qyteti. Mes thirjeve entuziaste "E majta do fitojë" qytetarët e Lushnjës kanë pritur me brohoritje të mëdha drejtuesit e opozitës Rama Meta dhe Milo.

Duke marrë fjalën në një atmosferë mjaft entuziaste kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Lushnjës Albert Sanxhaku ka falënderuar gjithë simpatizantët dhe aktivistët e partive të koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" për mbështetjen e dhënë në këtë garë. Duke ju drejtuar qytetarëve të tij z. Sanxhaku ka shprehur bindjen e plotë për fitoren në zgjedhjet vendore si një domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët e Lushnjes. Në fjalën e mbajtur ai i'u drejtua qytetarëve duke thënë se në bashkëpunim me të majtën e bashkuar dhe me komunitetin e Lushnjes ne do të zhvillojmë qytetin duke e breë atë një model zhvillimi për gjithë qytetet e tjera. Gjithashtu ai i premtoi bashkëqytetarëve të tij se do të punojë për të ngritur vlerat kulturore të këtij qyteti vlera që sipas tij gjatë qeverisjes së djathtë janë unifikuar me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në fjalën e tij të pritur me shumë entuziasëm nga pjesëmarrësit në shesh kryetari i LSI-së z.Ilir Meta falënderoi gjithë simpatizantët dhe aktivistët e opozitës së bashkuar për mbështetjen e kandidatit të LSI-së dhe koalicionit të majtë Albert Sanxhakun. Unë jam i bindur tha Meta se Berti do të punojë shumë mirë dhe do krijojë një model tjetër të qeverisjes vendore këtu në Lushnje sikurse edhe Edi Rama ka krijuar një model të shkëlqyer në bashkinë e kryeqytetit. "Prandaj në 18 Shkurt ne do të konfirmojmë bindshëm fuqinë e së majtës shqiptare dhe do evidentojmë Sali Berishën si përfaqësues të një pakice destruktive" tha Meta. Gjithashtu ai tha se- ne në 18 Shkurt do të çlirojmë Lushnjën nga klani kriminal dhe nga njerëzit që u implikuan në skemat piramidale që dogjën Vlorën Beratin dhe më pas Lushnjen. "Ju e keni vuajtur vetë atë tragjeni që ndodhi këtu 10 vjet parë nga një njeri i cili urdhëroi eksplozivin kundër Edi Ramës" tha Meta. Por sot tha ai Shqipërinë e mbron koalicioni opozitar nga zjarrvënësi i demokracisë nga kërcënuesi i lirisë suaj nga shkaktari i rritjes së varfërisë dhe të shkatërimit të bujqësisë dhe ekonomisë së vendit. Ndër të tjera Meta kërkoi mbështetjen e qytetarëve lushnjarë për kandidatin e opozitës Albert Sanxhaku ku sipas Metës ai do fitojë sepse ai është një administrator i shkëlqyer dhe do bashkëpunojë me të gjithë intelektualët jo vetëm të opozitës por me të gjithë komunitetin lushnjar. "Albert Sanxhaku fitoren e ka dhe më te lehta sepse ju e dini që përballë tij është një kandidat kukull i klanit kriminal ku dhe komuniteti i Lushnjes ja ka harruar emrin dhe e thërasin Pirroja i Xhindoles" tha Meta. Kanidati i koalicionit opozitar Sanxhaku ka marrë mbështetjen dhe nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cili tha që duke votuar Sanxhakun ne i themi ndal Sali Brishës i cili për hir të pushtetit të vet është në gjendje të na futet në familje zyrë dhe në jetën tonë private. Gjithashtu votat e komunitetit Lushnjar për kandidatin Sanxhaku i ka kërkuar dhe kreu i Partis Demokracia Sociale Paskal Milo i cili tha që vota për kanidatin tonë është votë për integrimin e vendit.  0x323030372d30322d3135 AKTIVITETE 13:5)”