Miting madhështor i opozitës në Kamzë. Meta dhe Rama prezantojnë kandidatin e koalicionit të majtë

Miting madhështor i opozitës në Kamzë. Meta dhe Rama prezantojnë kandidatin e koalicionit të majtë

Miting madhështor i opozitës në Kamzë. Meta dhe Rama prezantojnë kandidatin e koalicionit të majtë për bashkinë e Kamzës Sul Cara Meta : Berisha që e mbështet karrierën e vet politike tek shantazhet tek mashtrimet tek dhuna dhe tek antimitingjet duhet ta dijë mirë dhe ta kuptojë përfundimisht se ai është një frikacak dhe një njeri i dështuar që kërkon të rri në pushtet me Xhuvelin dhe xhuvelinat

————

Rama: Sali Berisha mund të mbajë peng Partinë Demokratike por nuk mund të mbajë dot peng integrimin e Shqipërisë në Europë

 

————–lajmi————

Krerët e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" prezantuan sot në një miting të madh mjaft entuziast në Kamëz kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e kësaj zone Sul Cara.  Mijëra pjesëmarrës në miting kanë dhënë mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit opozitar në një miting madhështor të organizuar në sheshin kryesor të Kamzës. Duke marrë fjalën në një atmosferë mjaft entuziaste kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Kamzës Sul Cara ka falënderuar gjithë simpatizantët dhe aktivistët e pesë partive të koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" për mbështetjen e dhënë në këtë garë. Duke ju drejtuar komunitetit të tij kandidati i opozitës së bashkuar u shpreh se është momenti më i përshtatëshm për t'i thën njëherë e mirë ndal kësaj qeverie të mprapshtë e cila me një verbëri të pashoq mundohet të përdorë të gjitha mënyrat e shantazhit dhe të mashtrimit politik. Prandaj tha ai unë marr këtë detyrë shumë të rëndësishme për të drejtuar këtë bashki si detyrën më fisnike për ti shërbyer qytetarëve të mi. "Të drejtosh këtë bashki është shumë e vështirë por me stafin tim tepër të emacipuar dhe punëtor do i kapërcejmë këto vështirësi dhe do të triumfojmë në këtë sfidë të madhe të 18 shkurtit" u shpreh kandidati Sul Cara. Duke shpalosur një pjesë të projektit të tij për drejtimin e bashkisë ai tha se premtimet tona janë realiste dhe të zbatueshme por ne ju premtojmë kthimin e institucionit të bashkisë si një strehë ku qytetarët e Kamzës të zgjidhin problemet dhe shqetësimet e tyre. Më tej gjatë fjalës së tij ai i'u drejtua qytetarëve duke thënë se në bashkëpunim me të majtën e bashkuar dhe me komunitetin e Kamzës do të sjellë një frymë të re në marrëdhëniet e qytetarëve me gjithë stafin e Bashkisë duke e parë qytetarin gjithmonë si bashkëpunëtor për zhvillimin e kësaj zone.

Në fjalën e tij të pritur me shumë entuziasëm nga pjesëmarrësit në shesh kryetari i LSI-së z.Ilir Meta falënderoi gjithë simpatizantët dhe aktivistët e opozitës së bashkuar për mbështetjen e kandidatit të LSI-së dhe koalicionit të majtë Sul Cara. Jam i bindur tha ai se- kjo pjesëmarrje tregon qartë se erdhi ora që edhe Kamza të ndahet me qeverisjen e mprapshtë dhe të korruptuar të Sali Berishës. "Erdhi koha që edhe Kamza të thotë "Berisha ik" se i ke u shpreh Meta. Gjithashtu kreu i LSI-së tha se-si mund ta besojmë ne këtë kampion të mashtrimit të demagogjisë të korrupsionit dhe të shantazhit politik kur ai qëndron në postin e tij vetëm duke gënjyer dhe mashtruar popullin e ndershëm dhe të vuajtur të Kamzës. Prandaj tha Meta ajo që që ju duhet ju më shumë është transparenca dhe respekti për këtë komunitet dhe këtë tha ai e garanton kandidati i opozitës Sul Cara. "Ajo që ju duhet ju është ndershmëria dhe përkushtimi ndaj komunitetit tuaj dhe këtë e garanton miku ynë dhe djali juaj Sul Cara" tha Meta. Ndër të tjera ai tha se më shumë se kurrë sot janë të ndërgjegjshëm ata demokratë të ndershëm që besonin seriozisht kur Sali Berisha akuzonte kundërshtarët e tij politik për korrupsion por një ditë të bukur ai tha që akuzat për korrupsion ishin vetëm akuza elektorale. Prandaj tha Meta ne në 18 shkurt me votë demokratike do i tregojmë Sali Berishës që nuk mund të na gënjejë më. "Ky njeri që e mbështet karrierën e vet politike tek shantazhet tek mashtrimet tek dhuna dhe tek antimitingjet duhet ta dijë mirë dhe ta kuptojë përfundimisht se ai është një frikacak dhe një njeri i dështuar që kërkon të rri në pushtet me Xhuvelin dhe xhuvelinat" përfundoi Meta.

Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duke i bërë thirrje komunitetit për mbështetjen e kandidatit të koalicionit opozitar Sul Cara tha që me në njeri të tillë Kamza do ti afrohet shumë shpejt ndryshimeve që janë bërë në kryeqytet. Gjithashtu ai tha se Kryeministri i dështuar Sali Berisha që qëndron në pushtet vetëm në saj të shantazheve dhe montazheve politike nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të ndryshojë kandidatët për kryetar bashkish apo komunash sepse është i ndërgjegjshëm për paaftësinë e tyre. Por edha ata të tjerë që vendos Berisha tha Rama nuk mund të ecin me hapin e kohës por ecin me hapin e Sali Berishës. "Sali Berisha mund të mbajë peng Partinë Demokratike por nuk mund të mbajë dot peng integrimin e Shqipërisë në Europë" tha Rama.
  0x323030372d30322d3133 AKTIVITETE 13:2)