Miting madhështor i LSI në Sheshin Skënderbej në vigjilje të mbylljes së fushatës së LSI. Rreth 30 mijë qytetarë vulosin fitoren e LSI në të gjithë Shqipërinë

Miting madhështor i LSI në Sheshin Skënderbej në vigjilje të mbylljes së fushatës së LSI. Rreth 30 mijë qytetarë vulosin fitoren e LSI në të gjithë Shqipërinë

Miting madhështor i LSI në Sheshin Skënderbej në vigjilje të mbylljes së fushatës së LSI. Rreth 30 mijë qytetarë vulosin fitoren e LSI në të gjithë Shqipërinë

Meta: Ne do të fitojmë sepse Shqipëria është në krizë dhe ka nevojë për një program ka nevojë për Planin për Veprim të LSI që e nxjerr Shqipërinë nga kriza
“Shqipëria nuk ka nevojë as për jë doktor që e sëmur popullin e tij me marrëzitë e tij. Nuk ka nevojë as për njerëz të cilët nuk kanë idenë e shtetit nuk kanë idenë e institucioneve dhe që i urrejnë shqiptarët e thjeshtë”

Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli sot fushatën elektorale me një miting madhështor dhe të zjarrtë nga entuziasmi. Rreth 30 mijë qytetarë përkrahës të LSI kishin mbushur plot e përplot sheshin Skënderbej duke brohoritur me energji dhe besim për fitoren e LSI-së. Sheshi “Skënderbej” ka përjetuar mbipopullimin e tij ku mijërat e qytetarëve kanë mbështetur Liderin e LSI-së z. Meta si dhe koalicionin e drejtuar prej tij në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Mitingu përmbyllës i kësaj fushate dëshmon edhe ecurinë e nisjes së saj që theu rekordet e pjesëmarrjes së qytetarëve në të gjithë Shqipërinë duke mbështetur masivisht Liderin e LSI-së z.Meta dhe LSI-në me Planin për Veprim në këtë garë elektorale. Çdo hapësirë e sheshit “Skënderbej” dominohej nga ngjyrat e LSI-së dhe të partive të koalicionit Aleanca Socialiste për Integrim.

Fjala e Liderit të LSI z.Ilir Meta në mitingun madhështor
Mirëmbrëma gjithë Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në mitingun e Fitores! Asnjëherë Tirana nuk ka qenë kaq e kuqe asnjëherë Tirana nuk ka pasur kaq shumë shpresë prandaj sot ndaj me të gjithë ju besimin tonë të palëkundur në fitoren e 28 Qershorit në Tiranë në Durrës në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Ja ku është sondazhi i shqiptarëve që do t’i hedhë tek lumi i Lanës sondazhet e Saliut dhe të gjithë të korruptuarve të tjerë që kujtojnë se do të gënjejnë popullin shqiptar dhe të manipulojnë votat e shqiptarëve. Sot do t’iu them me garancinë më të plotë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur numrin e 34 deputetëve dhe diskuton 15 mandate më shumë deri të dielën. Sot Lëvizja Socialiste për Integrim është forca e parë në 4 qarqe në radhë të parë në Fier dhe në Berat. Sot në qarkun e Tiranës LSI dhe koalicioni ynë ka të sigurt 8 mandate dhe luftojnë për 11 deri të dielën. Kuçedrave të korrupsionit që i vranë shqiptarët në Gërdec dhe që i vrasin çdo ditë me korrupsionin dhe makutërinë e tyre po i vjen fundi nga zgjimi i popullit. Ne do të fitojmë sepse jemi e vetmja alternativë që kemi dalë në këtë fushatë me një program dhe me një Plan Veprimi përpara gjithë shqiptarëve që jetojnë një krizë të rëndë ekonomike dhe sociale. Ne do të fitojmë sepse Sali Berisha nuk pati kurajën të dilte një herë të vetme në debat televiziv me Ilir Metën. Ne do të fitojmë sepse alternativa jonë është një alternativë e vërtetë është një alternativë e sinqertë që në themelin e vet në gjakun e vet ka dashuri për Shqipërinë dhe jo urrejtjen për shqiptarët e thjeshtë. Ne do të fitojmë sepse Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm për të votuar në 28 qershor për një qeveri të mrekullueshme që të mund ta drejtojë vetëm alternativa jonë. Shqiptarët do të votojnë për alternativën që i duhet Shqipërisë për alternativën e Ilir Metës që i bën zot shqiptarët në Shqipëri dhe që nuk e kthen Shqipërinë në çiflig të Fazlliçëve siç ka bërë kryeministri në largim Sali Berisha. Ne do të fitojmë sepse Shqipëria është në krizë dhe ka nevojë për një program që e nxjerr Shqipërinë nga kriza. Shqipëria nuk ka nevojë as për një doktor që e sëmur popullin e tij në marrëzitë e tij. Nuk ka nevojë as për njerëz të cilët nuk kanë idenë e shtetit nuk kanë idenë e institucioneve dhe që i urrejnë shqiptarët e thjeshtë. Shqipëria në 28 qershor voton për largimin njëherë e mirë të Sali Berishës nga pushteti dhe nga politika dhe voton me 28 qershor për fitoren e LSI dhe të Aleancës Socialiste për Integrim dhe për fitoren e të gjithë socialistëve kudo që ndodhen të cilët me Ilir Metën do të nënshkruajnë anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2013. Ne do të fitojmë sepse këto 4 vite janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë për të ardhmen e ekonomisë sonë kombëtare për të ardhmen e mirëqenies së shqiptarëve sepse ne jemi zhytur në profilin e një ekonomie konsumatore dhe vetëm “Plani për Veprim” e ndryshon këtë profil dhe sjell një ekonomi kombëtare që prodhon që zhvillohet dhe që konkurron me botën. Ne do të fitojmë sepse këto 4 vjet janë vendimtarë për të shpëtuar biznesin shqiptar nga falimentimi dhe nga konkurrenca që vjen nga përleshjet e tregtisë së lirë prandaj vetëm programi i LSI dhe vetëm qeveria e drejtuar nga Iliri Meta e zhvillon biznesin shqiptar e konsolidon biznesin shqiptar e bën që të prodhojë dhe të konkurrojë me bizneset e huaja. Ne do të fitojmë sepse e kemi programin më të thjeshtë kemi programin më të qartë kemi atë që i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve kemi programin e punësimit të qëndrueshëm të 100 mijë shqiptarëve në 4 vitet që vijnë. Kryeministri ynë mashtrues i cili për 3 ditë largohet me votën tuaj dhe të gjithë Shqipërisë nga zyra ku nuk i takon dhe ku ka bërë vetëm mëkate. Ai premtoi pasi ne shpallëm programin tonë për 100 mijë vende pune 300 mijë vende pune. Ngaqë ai nuk merr vesh nga zerot dhe nga shifrat më pas premtoi 160 mijë vende pune. Si mund të besoni ju si mund të besojnë shqiptarët se ky njeri do të hapë 160 mijë vende pune kur vetëm në 3 muajt e funt në Shqipëri janë mbyllur 20 mijë vende pune. Ne do të fitojmë dhe të gjithë pensionistet dhe pensionistët e Shqipërisë do të votojnë për LSI që është e vetmja parti që në
20 vite bëri një ligj për Kujdesin e Moshës së Tretë që e rrëzoi parlamenti i Sali Berishës sepse Sali Berisha duhet të ishte më i interesuari për ta miratuar këtë projektligj sepse ka mbushur moshën e pensionit por Berishës pensionin ia garanton Fazlliçi dhe Fazlliçët prandaj e rrëzoi projektligjin për moshën e tretë por ne do ta miratojmë në parlamentin që do të vijë nga vota juaj në 28 qershor.

Më 28 qershor ne do të fitojmë sepse minatorët kanë nevojë për statusin e tyre sepse në Bulqizë nuk duhet të vdesin më njerëz për bukën e gojës. Kur LSI paraqiti në parlament projektligjin për statusin e minatorit një palë e rrëzoi dhe pala tjetër nuk e ngriti dorën lart prandaj të gjithë minatorët do të votojnë planin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Prandaj dhe ish-ushtarakët do të votojnë ketë plan dhe këtë program do t’iu dhuroj statusin e ushtarakut që në mënyrë antikushtetuese iu mohoi Sali Berisha. Prandaj dhe naftëtarët do të votojnë për LSI sepse ajo ka projektligjin për të statusin e naftëtarëve. Të gjithë shtresat sociale që kanë nevojë për solidaritet do të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por mbi të gjitha për LSI do të votoj rinia e Shqipërisë ajo që ka mbushur sheshin “Skënderbej” si asnjë herë tjetër në këto 20 vite. Ne jemi krenar që në parlamentin e ri të 28 qershorit do të kemi disa deputet të rinj drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe do të kemi deputeten më të re kryetaren e rinisë sonë Erisa Xhixho. Ne nuk i përdorim të rinjtë ne ju japim gjithë hovin e merituar në mënyrë që ata të investojnë energjitë dhe talentet e tyre për të ardhmen e tyre dhe për të vendit të tyre të dashur prandaj rinia voton në masën dërrmuese LSI. Në mëngjesin e 29 qershorit pasi të dalin rezultatet dhe vullneti i lirë i popullit shqiptar ne si drejtues të LSI në respekt të dinjitetit shqiptar në respekt të qytetarëve shqiptarë do hapim një proces ndërkombëtar kundër kompanive të korruptuara të sondazheve të Sali Berishës. Sondazhet e korruptuara të Sali Berishës dhe të ndonjë tjetri si puna e atij kanë synuar vetëm të manupilojnë opinionin publik dhe të justifikojnë skenarët e prekjes dhe të vjedhjes së votës. Ne sot përkrahim deklaratën e qartë të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Ëithers për të mos prekur zgjedhjet në 28 qershor. Sepse Shqipëria sot është një vend anëtar i NATO-s dhe ne kemi në detyrë jo vetëm ndaj popullit tonë për të respektuar vullnetin e tij por dhe një detyrë ndaj kësaj aleance të jashtëzakonshme që të na pranojë në gjirinë e saj vetëm pak muaj më parë. Prandaj zgjedhjet me 28 qershor do të jenë të ndershme zgjedhjet më 28 qershor do të jenë zgjedhjet që kërkon Shqipëria sot në sheshin “Skënderbej” dhe kudo që janë shqiptarët. Në 29 qershor projekti i Ilir Metës i LSI dhe i shumë faktorëve të tjerë progresistë dhe të përgjegjshëm për bashkimin e të majtës e cila do të eci përpara pa u ndalur drejt krijimit të një qeverie të majtë e progresiste për të larguar edhe një herë e mirë farën e keqe të përçarjes dhe të diversionit që nuk janë në karakterin dhe në moralin pjesë e vlerave të të majtëve sepse ne kemi solidaritetin mbështetjen për njëri-tjetrin. Prandaj Shqiptarët sot në sheshin “Skëndërbej” dhe të dielën më 28 qershor do të votojnë LSI si e vetmja alternativë që e nxjerr Shqipërinë nga kriza ekonomike ku e ka futur i njëjti njeri që e shkatërroi dhe dogji në ‘97. Kur ne filluam mitingun filloi edhe shiu dhe disa nga kolegët e mi thanë mirë Sali por si shiu më 28 qershor ikën edhe Saliu. Ua kam thënë që 2009 është një vit i mbarë është një vit me fat për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse ata kanë alternativën që ju del përpara kuçedrave të korrupsionit kur përdhosën kushtetutën e popullit shqiptarë në 21 prrill vetëm për aferat e tyre korruptive kjo është LSI ky koalicion i gjerë sot këtu janë shqiptarët që nuk duan të kthehet më e shkuara. Prandaj ne jemi këtu që t’iu themi të gjithëve që të punojmë 24 orë në 24 orë për të zbatuar Planin tonë për Veproj për të nxjerr Shqipërinë nga kriza