Miting madhështor i LSI në qytetin e Vlorës. Mbi 3 mijë pjesëmarrës mbushin Pallatin e Sportit "Flamurtari" të Vlorës

Miting madhështor i LSI në qytetin e Vlorës. Mbi 3 mijë pjesëmarrës mbushin Pallatin e Sportit "Flamurtari" të Vlorës

Miting madhështor i LSI në qytetin e Vlorës. Mbi 3 mijë pjesëmarrës mbushin Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës Miting madhështor i LSI në qytetin e Vlorës. Mbi 3 mijë pjesëmarrës mbushin Pallatin e Sportit "Flamurtari" të Vlorës

Mesazhet kryesore….

Meta: Berisha ka paturpesine te dale te inaguroje 100 metra rruge dhe te premtoje 300 metra te tjera sic beri ne Palase tre dite me pare kur ka bllokuar 70 milione Euro per rrugen Levan-Tepelene vetem per hakmarrje politike ndaj perkatesise te vendoreve atje

 

Meta: Berisha erdhi ne pushtet duke tundur fort flamurin e anti-korrupsionit por eshte zhytur vete ne korrupsion e nepotizem duke zevendesuar monopolet qe gjeti me oligopole te reja te konvertuara ne blu

 

Meta: Berisha nuk solli paqen sociale por riktheu hakmarrjen politike promovoi KOP-in para zgjedhjeve per t'ju fyer sot ju vlonjateve me rehabilitimin e Gazidedes dhe shkaterrimtareve te tjere te Vlores e gjithe Shqiperise

 

Meta: Qeverisja vendore efektive do te realizohet duke i kthyer keshillat e bashkive ne parlamente te verteta vendore te hapura ndaj komunitetit duke e bere ate pjese te vendim-marrjes duke i dhene fund keshillave "bunker" ku sundon klientelizmi dhe korrupsioni

 

Meta: Fitorja e opozites se bashkuar ne konkurimin per kryetaret e bashkive dhe komunave eshte e padiskutueshme sepse ne te gjithe se bashku perfaqesojme shumicen e shqiptareve e mbi te gjitha perfaqesojme nje model teresisht te ndryshem qeverisje nga modeli Berisha jemi teresia e vlerave me te mira intelektuale kemi vizionin me te perparuar per zhvillimin e vendit mbeshtesim decentralizimin real te qeverisjes vendore e ofrojme te gjitha garancite per nje qeverisje te suksesshme

—————

 

Lajmi dhe fjala e plotë e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta

 

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim madhështor dhe mjaft entuziast në qytetin e Vlorës me rastin e 2-vjetorit të krijimit të LSI në këtë rreth. Më shumë se 3 mijë pjesëmarrës anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së kishin mbushur plot e përplot Pallatin e Sportit "Flamurtari" të qytetit të Vlorës.

Për t'i përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim ishte vetë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta . I shoqëruar edhe nga Kryetarja e LRI-së studentja e drejtësisë Erisa Xhixho anëtarja e Kryesisë së LSI-së znj.Brizida Gjikondi kryetari i LSI-së së Vlorës z.Harilla Thanasko dhe të tjerë drejtues të LSI së këtij rrethi Kreu i LSI-së Meta u prit me mjaft entuziasëm dhe duartrokitje nga të pranishmit në këtë miting.  

Duke falënderuar të pranishmit për mbështetjen në këtë takim Kryetari i LSI-së së Vlorës Harilla Thanasko u shpreh se "kjo sallë e mbushur plot dhe përplot me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së tregon edhe njëherë forcën e LSI-së në qytetin e Vlorës. Ky entuziasëm theksoi Thanasko do ta çojë LSI-në e Vlorës dhe të gjithë të majtën në fitoren e sigurtë të zgjedhjeve lokale".

 

Ndërkaq Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit por kryesisht të rinjtë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim për punën e jashtëzakonshme të bërë në qytetin e Vlorës theksoi se "e ardhmja e Shqipërisë do të kalojë përmes LSI-së që është një parti që në platformën e saj ka solidaritetin integrimin dhe zhvillimin e gjithë shoqërisë dhe të rinisë në veçanti. Duke vazhduar më tej Kryetarja e LRI-së Xhixho ftoi të gjithë të rinjtë vlonjatë të bëhen pjesë e LSI-së që të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë.

 

Ndërkaq duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi mjaft të madh të pjesëmarrësve Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i përshëndeti dhe i falënderoi për mbështetjen të gjithë qytetarët e Vlorës duke i garantuar ata se LSI do të jetë forca politike që do të mendojë gjithnjë për problemet dhe shqetësimet e tyre.

Më poshtë ndodhet fjala e plotë e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta :

 

"Eshte nje kenaqesi e veçante te jemi bashke sot ne kete pervjetor te dyte te themelimit te deges se LSI-se pikerisht ne Vloren e historise e te pervjetoreve te medhenj te kombit tone. Ne keto dy vjet ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine po deshmojme se erdhem dhe mbetemi ne politiken shqiptare si misionare te ndryshimit te motivuar thellesisht nga qellimet e larta per t'i sherbyer vendit dhe te ardhmes se tij evropiane.

Arritjet e perbashketa politike ne kete dy -vjecar perbejne jo vetem nje eksperience te vlefshme politike per ne por edhe nje model te ndryshem nga politika e vjeter e frymezuar nga modelet e autoritarizmit e konfliktualitetit nga korrupsioni e destruktiviteti mashtrimi e demagogjia boshe.

Pavaresisht nga rezultati i manipuluar dhe i deformuar sipas standarteve te Mega-Dushkut  me 3 korrik LSI jo vetem nuk u dekurajua por tregoi se eshte nje force energjike e vitale e pandalshme ne arritjen e objektivave te saj politike.

Produkti i atyre zgjedhjeve ishte vertet tragjik per vendin duke prodhuar nje parlament te deputeteve te trafikuar nje mazhorance te gerruer nga mungesa e moralit dhe integritetit te saj politik.

Vlora perla e turizmit shqiptar pavarsisht nga premtimet pa limit te qeveritareve aktuale akoma nuk ka sot nje rruge te denje per ta lidhur me pjeset  e tjera te vendit nderkohe qe realizimi i investimeve publike ne shkalle vendi eshte nder me te ultit e viteve te fundit (vetem ne nje te treten e atyre te parashikuar).

Dhe Berisha ka paturpesine te dale te inaguroje 100 metra rruge dhe te premtoje 300 metra te tjera sic beri ne Palase tre dite me pare kur ka bllokuar 70 milione Euro per rrugen Levan-Tepelene vetem per hakmarrje politike ndaj perkatesise te vendoreve atje.

Akoma nuk ka nje strategji te qarte per sektorin me te rendesishem te zhvillimit   te zones turizmin; nuk ka  hapa konkrete ne zhvillimin e sektoreve mbeshtetes te turizmit te prodhimit bujqesor apo sherbimeve te tjera ashtu sikurse Vlora mbetet akoma nje qytet me papunesi teper te larte e me rritje te kurbes se krimit.

Nuk ka gjithashtu asnje transparence nga qeveria ne lidhje me projektin e rendesishem te ndertimit te TEC-it si per sa i takon  vleresimit te impakteve  te tij ashtu edhe per respektimin e vullnetit te komunitetit te Vlores.

LSI i ka dhene pergjigje te qarte çeshtjes me te rendesishme per zhvillimin e Vlores. Me prioritare per ne eshte zhvillimi i turizmit dhe gjithshka tjeter duhet te jete ne funksion te ketij prioriteti madhor.

Kjo qeveri nuk ka asnje stabilitet ne percaktimin e prioriteteve te zhvillimit; here eshte "Shqiperia nje Euro" here "strategjia e kafshates" pra me fjale te tjera nuk e ka idene se c'po ben e ku po shkon;  

Kjo qeveri premtoi te ishte qeveria e sip
ermarrjes se lire por ne fakt po e ndrydh iniciativen e lire me represionin e arbitraritetin ndaj biznesit;

(Premtoi ulje taksash nepermjet rritjes se bazes se tatueshme por beri riklasifikimin arbitrar te biznesit te vogel ne te madh dhe mblodhi me arrogance e pa sens ekonomik e zhvillimor detyrimet e biznesit ndaj shtetit).

Premtoi rritje te prodhimit vendas por deficiti tregtar eshte rritur me 100 milione dollare