Miting madhështor i LSI në qytetin e Peshkopisë. Mijëra dibrane dhe dibranë dhanë mbështetjen e tyre energjike dhe entuziaste për fitoren e LSI dhe të kandidates së LSI në Dibër

Miting madhështor i LSI në qytetin e Peshkopisë. Mijëra dibrane dhe dibranë dhanë mbështetjen e tyre energjike dhe entuziaste për fitoren e LSI dhe të kandidates së LSI në Dibër

Miting madhështor i LSI në qytetin e Peshkopisë. Mijëra dibrane dhe dibranë dhanë mbështetjen e tyre energjike dhe entuziaste për fitoren e LSI dhe të kandidates së LSI në Dibër Monika Kryemadhi Meta: Dibra dhe dibranët do të votojnë që e ardhmja e tyre të jetë e sigurtë do të votojnë që Shqipëria të jetë e shqiptarëve dhe jo e fazlliçëve

—-

Miting madhështor i LSI në qytetin e Peshkopisë. Mijëra dibrane dhe dibranë dhanë mbështetjen e tyre energjike dhe entuziaste për fitoren e LSI të kandidates së LSI në Dibër Monika Kryemadhi si dhe të kandidatëve të tjerë të LSI në këtë qark. Qytetarët dibranë e pritën me brohorima liderin e LSI z.Ilir Meta i cili i falënderoi mijëra përkrahësit e LSI në Dibër për pjesëmarrjen e tyre të jashtëzakonshme dhe angazhimin e shprehur për fitoren e LSI.
Duke marrë fjalën në këtë miting madhështor kandidatja e LSI në Peshkopi dhe kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI në qarkun e Dibrës znj. Monika Kryemadhi u shpreh se “e kam për nder dhe jam krenare që jam dibrane. Para një viti e gjysmë kur unë erdha për të kandiduar në rrethin e Dibrës tha znj.Kryemadhi njerëzit kishin frikë të më jepnin dorën kishin frike se mos i hiqnin nga puna kishin frikë se mos u ndërprisnin ndihmën ekonomike kafshatën e bukës së përditshme sepse thonë që Dibra është blu  por sot ky shesh dëshmon se është Dibër e kuqe. Ndaj unë sot ndihem krenare që në këtë shesh që vështirë të mbushet jo vetëm nga partitë e tjera por edhe nga partia në pushtet sot ne kemi përkrahës më shumë se të dy partitë e tjera së bashku. Monika Kryemadhi falenderoi nga zemra popullin e Dibrës dhe u shpreh e bindur se pas fitores së LSI në qarkun e Dibrës në 28 Qershor do të vazhdojë punë për përfundimin e rrugës së Arbërit apo për të sjellë ujin që u gënjye gjate ketyre viteve.
Ndërkaq në fjalën e tij në mes të një entuziasmi të jashtëzakonshëm Lideri i LSI z.Ilir Meta u shpreh se jam shumë i lumtur që pas atij takimi të jashtëzakonshëm në Burrel sot këtu ne qytetin e Peshkopisë perforcojmë bindjen dhe aromën e fitores së 28 Qershorit. Une jam i bindur qe me 28 Qershor dibranë e dibrane do të votojnë për LSI sepse është LSI ajo që do të bëjë të mundur që me voten tuaj me 28 Qershor zëri i Dibrës të dëgjohet shumë fort në parlamentin e Shqipërisë që problemet e Dibrës të ngrihen më në fund në parlament dhe në Qeverinë e ardhshme që ato të marrin zgjidhje. Por dibranët duhet të votojnë LSI edhe për një arsye shumë të rëndësishme sepse LSI është aletrnativa e vetme që del para Dibrës dhe Shqiperisë me një program të qartë që është pikërisht Plani për Veprim. Eshtë ky Plan për Veprim i vetmi dokument që garanton nxjerrjen e bujqësisë dhe blegtorisë nga kriza që garanton krijimin e industrisë agropërpunuese që në emër të luftës kundër komunizmit nga Sali Berisha u shkatërrua sepse prodhimet e Dibrës eksportoheshin edhe jashtë Shqipërisë. Prandaj Dibra do të votojë për LSI sepse LSI do të ndihmojë dibranët që të punojnë dhe të korrin frutet e punës së tyre.
LSI me programin e saj për subvencionimin do të ndihmojë fermerët në mënyrë që të rrisin mirëqenien e tyre sepse LSI është e vetmja forcë politike që ka një plan konkret për punësimin sepse ne garantojmë që përmes punësimit jetik çdo familje e varfër të ketë një pjesëtar të saj t’i ofrohet një vend pune sepse LSI është e vendosur për të ndërtuar rrugën e Arbërit sepse LSI është e vendosur për të bërë çdo gjë që Dibra dhe dibranët të jetojnë më mirë që të kenë një rol më të madh në historinë e ardhshme të Shqipërisë sepse Dibra meritone përfaqësimin e saj në parlamentin e ri.
Meta u shpreh se Dibra dhe dibranët do të votojnë që e ardhmja e tyre të jetë e sigurtë do të votojnë që Shqipëria të jetë e shqiptarëve dhe jo e fazlliçëve. Dibra do të gdhihet e kuqe në 29 Qershor sepse i kuq është flamuri ynë kombëtar dhe Dibra dhe dibranët gjithmonë kanë skarifikuar për lirinë e Shqipërisë në të gjitha kohërat dhe njëkohësisht Dibra në 29 Qershor nis rrugën e saj të zhvillimit dhe prosperitetit të mirëqenies dhe të dashurisë me njëri -tjetrin.
Ndaj me 28 Qershor do të kthejmë në shtëpi Sali Berishën se ka mbushur edhe moshën e pensionit dhe të nisim rrugën e një mazhorance të re dhe të një Qeverie të re. 0x323030392d30362d3231 LSI miting madheshtor ne Peshkopi 2.jpg 21:52)