14 Feb Miting madhështor i LSI në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Mijëra anëtarë dhe simpatizantë japin mbështetje për kandidatët e LSI dhe të koalicionit të majtë
Miting madhështor i LSI në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Mijëra anëtarë dhe simpatizantë japin mbështetje për kandidatët e LSI dhe të koalicionit të majtë Meta: Ti Sali Berisha urren rrugët dhe urat që ne ndërtojmë sepse urren drejtimin që ne kemi zgjedhur drejt integrimit dhe qytetërimit perëndimor por ne nuk do të lemë kohë që ti të shkatërrosh ato
———————————–
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot pasdite një miting madhështor me një performancë mjaft moderne të ndërthurur me nota spektakolare në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Mijëra anëtarë dhe simpatizantë të LSI që mbushën cdo cep të Pallatit të Sportit nën sloganin e LSI “Sot Vendos Ti” përshëndetën dhe dhanë mbështetje të plotë me entuziasmin e tyre dhe besimin në fitore për të gjithë kandidatët e LSI dhe të koalicionit të majtë opozitar “Bashkë për të Ardhmen”.
Mitingu madhështor ishte konceptuar dhe dizenjuar mjat lart artistikisht si një spektakël dhe moderator kishte kryetarin e LSI-së së Tiranës z.Ilir Dashi. Gjatë mitingut ku përveç kandidatëve të LSI ishin të pranishëm edhe kandidatët e koalicionit të majtë u përcollën mesazhe të sigurta për fitore të kandidatëve të LSI-së dhe së majtës së bashkuar. Gjatë mitingut përshëndetën Kryetari i LSI-së së Tiranës Ilir Dashi Sekretarja e LSI së Tiranës Monika Kryemadhi Nënkryetari i LSI së Tiranës Prof.Edmond Panariti Kryetarja e LRI Erisa Xhixho kandidati i koalicionit të majtë në Lezhë Viktor Tusha i Patosit Bardhi Meli i Lushnjës Albert Sanxhaku dhe ai i Rrëshenit Gjovalin Bushi. Përshëndetën edhe kandidatët e koalicionit të majtë në njësitë bashkiake të Tiranës si Luzhiana Abazi candidate në njësinë nr.6 në Kombinat Armond Halebi kandidat në njësinë nr.9 Lindita Nikolla kandidate në njësinë bashkiake nr.1 etj.
Në mitingun madhështor të LSI-së përshëndetën edhe kryetari i PS-së së Tiranë Besnik Bare i cili përcolli përshëndetjet e Kryetarit të PS dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama i cili ndodhej jashtë vendit për arsye pune.
Më poshtë vijon fjala e plotë e kryetarit të LSI-së Ilir Meta mbajtur në mitingun madhështor në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë:
Të dashur motra dhe vëllezër
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në këtë sallë dhe kudo ku ndodheni.
Jemi përpara një momenti historik. Po shkojmë drejt ballafaqimit tonë të dytë elektoral i cili jam i bindur se do të vërtetojë masakrën me votat në 3 Korrik dhe realitetin politik fals që krijoi Megadushku.
Jam i bindur se votimet e 18 Shkurtit do të shënojnë ndarjen e madhe të shqiptarëve me të kaluarën dhe tranzicionin me këtë pseudomaxhorancë regresive duke na bashkuar përfundimisht me rrjedhën e një epoke të re dhe të pakthyeshme zhvillimesh intensive shoqërore e ekonomike të integrimit dhe globalizmit. Këtë bindje të palëkundur në fitore e mbështes mbi forcën dinamike të partisë tonë moralin e pashoq dhe alternativën e pakontestueshme politike që ne përfaqësojmë.
E mbështes mbi idealet që na kanë bashkuar në 6 shtator 2004 kur krijuam LSI-në ato ideale që i shpalosëm me forcë në 3 Korrik ato ideale për të cilat ne ekzistojmë të cilat janë të pandryshueshme sot dhe në të ardhmen. E mbështes këtë besim mbi parimet tona të shenjta për drejtësi sociale dhe kohezion shoqëror; respektimin dhe zbatimin e ligjit me korrektësi prej cilitdo qytetar apo shtetas të këtij vendi;
lirinë e shprehjes për të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht për kundërshtarët tanë;
barazinë që duhet t’u ofrohet të gjithëve përballë mundësisë së shanseve; respektin për shtetin ligjor dhe institucionet e tij; përgjegjësinë që duhet të ketë politika në ushtrimin me ndershmëri të pushtetit;
tregun konkurencën dhe iniciativën e lirë si shtyllat kryesore të sistemit në të cilin kemi zgjedhur me vullnetin tonë të lirë të jetojmë; të drejtën e fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë për një jetë më të mirë dhe për një Shqipëri të begatë të respektuar e të integruar në familjen e madhe evropiane.
E mbështes këtë besim në moralin dhe kurajon tonë për t’u ngritur mbi padrejtësitë për të dalë në mbrojtje të të paprivilegjuarve për t’i shërbyer me besnikëri dhe devocion shqiptarëve dhe atdheut.
Këto janë morali idealet dhe vlerat rreth të cilave ne jemi bashkuar pa asnjë mëdyshje për të cilat ia vlen të luftosh dhe sakrifikosh. Prandaj LSI është sot në pararojë të politikës së re.
Ne jemi vetë motorri i këtij ndryshimi dhe gjeneruesit e perpjekjeve madhore për një Shqipëri të re.
Ne jemi dhe do të mbetemi një forcë e re jo për shkak të moshës por sepse ne jemi gjithnjë në kërkim të ndryshimit dhe të një realiteti të ri. Modeli ynë politik është tërësisht i ndryshëm dhe cilësisht i një shkalle sipërore krahasuar me atë të kundërshtarëve tanë.
Vizioni ynë është superior përballë arkaizmit dhe shterpësisë së tyre morale dhe politike.
Me kundërshtarët tanë na ndajnë dy botë. Ne shohim nga e ardhmja dhe nga alternativa e zhvillimit tolerancës dhe bashkëpunimit – ata mbërthyer në psikologjinë e së shkuarës armikut imagjinar dhe denigrimit me modelin ideologjik të Luftës së Ftohtë në mendjet e tyre.
Ne ofrojmë një program të ri zhvillimi konkret dhe të prekshëm – ata mungesën e ideve projekteve dhe demonstrimin më të frikshëm të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë shëmbëlltyrën e dështimit.
Ne ofrojmë kapactetet tona më të mira njerëzore dhe intelektuale të cilat nesër do të realizojnë ndryshimin e madh – ata një batalion militantësh dhe aparatcikesh për të cilët fanatizmi ekstrem ndaj partisë është në vend të parë dhe detyrimi për t’u shërbyer qytetarëve në kalendat greke.
Ne synojmë konsolidimin e të gjitha arritjeve pozitive të këtyre 15 viteve të cilat nuk janë pronë e jona por e të gjithë shoqërisë shqiptare – ata peng i psikologjis&
euml; së shkatërrimit dhe të zhbërjes së çdo gjëje të mirë të ndërtuar në këtë vend. Ne vimë në këtë ballafaqim me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë të reflektimit mbi të shkuarën ndryshimit dhe ripërtëritjes – ata zhytur në moçalin botkuptimor të politikës së vjetër të mos mësimit nga gabimet dhe përfundimisht të pandreqshëm.
Ne u ofrojmë shqiptarëve një Shqipëri të re të solidaritetit dhe integrimit – ata rikthimin e luftës së klasave.
Kundërshtari ynë në këto zgjedhje nuk është individi Berisha por mentaliteti i tij bizantin që mban ende me paterica politikën e vjetër.
Prej një viti e gjysëm ai ka pasur kohë të realizojë premtimet e tij të bujshme. Por ç’ka bërë realisht?
Mr. Errësira premtoi drita 24 orë por na shurdhoi me bubullimën e gjeneratorëve.
Mr. Demagogjia premtoi zhvillim të shpejtë por na ofroi skemën e kafshatës elektorale që nuk kapërdihet.
Mr. Paaftsia premtoi punësim masiv por ka shkaktuar rrënimin e biznesit.
Mr. Rrenimi premtoi rrugë por risolli baltën jo vetëm atë nën këmbët tona por baltën shpirtërore që nuk lë të qetë asnjë shqiptar.
Mr. Intoleranca premtoi bashkëpunim me opozitën por punon vetëm për margjinalizimin e saj.
Mr. 97’ premtoi investime të huaja por solli në Shqipëri nga skutat ku ishin fshehur vetëm Bashkim Gazideden dhe Agim Shehun.
Mr. Izolimi premtoi integrimin por ka shkaktuar monitorimin e rreptë ndërkombëtar i denjë vetëm për vendet e botës së tretë që kanë frikë nga demokracia e që nuk dinë të qeverisen.
Ti Sali Berisha i bën të gjitha këto sepse ti nuk ke asnjë lidhje me të ardhmen e këtij vendi sepse ti je përfaqesuesi tipik i politikës së vjetër.
Ti urren gjithçka që ne përfaqësojmë sepse ne jetojmë në kohë të ndryshme.
Ti urren bulevardin sepse urren filozofinë e zhvillimit dhe qytetërimin që ai përçon.
Ti urren bulevardin sepse urren simbolin e disidences simbolin e atyre qindra mijëra të rinjve shqiptarë që ëndrrën për një Shqipëri të re dhe shembjen e komunizmit e ngjizën pikërisht në bordurat e tij.
Shqipëria që ne duam ka nevojë për fytyrën e bulevardit sepse ka nevojë për kontributin e atyre mijëra njerëzve që kanë projektuar ëndrrën e tyre demokratike mbi bordurat e tij.
Ti e urren këtë ëndërr prandaj i do qytetet tona pa bulevard pasi ti mund të mbretërosh vetëm në llumin e plehrave baltës dhe kioskave.
Ti urren rrugët dhe urat që ne ndërtojmë sepse urren drejtimin që ne kemi zgjedhur drejt integrimit dhe qytetërimit perëndimor por ne nuk do të lemë kohë që ti të shkatërrosh ato.
Ne nuk do te mbetemi më peng i urrejtjes tënde dhe nuk do të lejojmë të riciklosh të shkuarën dhe as të na e shesësh për zhvillim të ri. Pazaret e tua politike nuk kanë më vlerë pasi floririt tënd i ka dalë kallaji me kohë.
Prandaj kur u kthyem bulevardin shqiptarëve u kthyem atyre ëndrrën dhe identitetin u kthyem fytyrën zemrën dhe shpirtin. U kthyem shpresën e ndryshimit dhe besimin për të ardhmen që ti ua kishe nxirë.
Kjo është bota jonë. Ky është modeli ynë që na ndan nga ty Sali Berisha.
Ne do të fitojmë sepse nuk mund të rrezikojmë sërish të ardhmen e shqiptarëve.
Ne do te fitojmë në zgjedhjet e 18 shkrutit dhe nisim zbatimin e projektit tonë për një model të ri të qeverisjes vendore pasi e konsiderojmë atë si faktorin kryesor dhe fillimin e mbare të ndryshimit që kërkojmë të realizojmë për shtrirjen vertikale dhe horizontale të modelit tonë të zhvillimit dhe drejtësisë sociale në të gjithë Shqipërinë.
Ne duam që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre për të mos i lënë më ato peng të politikës së vjetër.
Për të realizuar ndryshimin e madh ne synojmë të zhvendosim fuqinë dhe burimet e një pushteti të centralizuar qëndror