Miting madhështor i LSI në Kombinat. Mijëra përkrahës të LSI lajmërojnë fitoren e saj në Kombinat dhe në të gjithë Tiranën

Miting madhështor i LSI në Kombinat. Mijëra përkrahës të LSI lajmërojnë fitoren e saj në Kombinat dhe në të gjithë Tiranën

” Miting madhështor i LSI në Kombinat. Mijëra përkrahës të LSI lajmërojnë fitoren e saj në Kombinat dhe në të gjithë Tiranën Meta: Berisha dhe Rama nuk pranojnë ta ballafaqohen në debat sepse do mjaftonte vetëm 1 orë që populli shqiptar të kuptonte një herë e mirë se alternativa jonë meriton një mazhorancë dërrmuese në 28 Qershor për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza

Mijëra qytetarë të Kombinatit përkrahës të LSI mbushën në të gjithë anët sheshin kryesor duke u bërë lajmëtarë të fitores së LSI në 29 Qershor jo vetëm në Kombinat por në të gjithë Tiranën. Lideri i LSI z.Ilir Meta së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë të LSI në qarkun e Tiranës shpalosën platformën e LSI për Tiranën në mitingun madhështor të Kombinatit ku merrnin pjesë përkrahës të LSI nga të gjithë grupmoshat.
Duke përshëndetur qytetarët e Kombinatit të Unazës së Re të Misto Mames dhe të Qytetit të Nxënësve Lideri i LSI Meta u shpreh se ndjehet më i nderuari dhe më i privilegjuari nga të gjithë sepse “në 28 Qershor me votën tuaj unë do të jem deputet i Kombinatit i Unazës së Re i Misto Mames dhe i Qytetit të Nxënësve i këtij populli të mrekullueshëm me të cilin jemi të lidhur aq ngushtë jo vetëm politikisht por dhe shpirtërisht”. Më pas Meta u shpreh se “dua t’ju them se ndihem shumë i privilegjuar që jam kandidat për deputet në qarkun e Tiranës në krye të gjithë këtyre personaliteteve që ka nxjerrë LSI përpara popullit të Kryeqytetit dhe të gjithë këtij qarku por në mënyrë të veçantë unë jam i privilegjuar dhe i nderuar që do të jem përfaqësues i Kombinatit sepse Programi i LSI ka tre prioritete kryesore: punësim punësim punësim. Populli i Kombinatit ka qenë dhe mbetet një komunitet punëdashës por që për fat të keq e ka shumë të vështirë të gjejë vetveten duke punuar. Prandaj përmes këtij programi ne i ofrojmë komuniteti tuaj të mrekullueshëm një perspektivë të afërt të prekshme në mënyrë që të gjithë përmes punës të mbajnë me djersë dhe dinjitet familjet e tyre t’i rrisin dhe t’i shkollojnë fëmijët e tyre. Unë do bëj çdo gjë që një herë e përgjithmonë të zgjidhet problemi i legalizimeve proces me të cilin Sali Berisha ka 4 vjet që mban peng qindra mijëra shqiptarë në të gjithë Tiranën Durrësin dhe Shqipërinë. Unë do të bëj gjithçka tha Meta që problemi i ujit të pijshëm dhe problemi i kanalizimeve të zgjidhet një herë e mirë për të gjithë njësinë nr.6 pasi është një problem dhe një dramë më vete për shumë pjesë të komunitetit tuaj. Unë do bëj gjithçka që problemet e këtij komuniteti të zgjidhen hap pas hapi dhe do të jem krenar që së bashku me Luzhianën që është kryetare e Minibashkisë suaj dhe së bashku me Qeverinë e re që do të vijë nga vota juaj nga vota e Tiranës dhe nga vota e Shqipërisë në 28 Qershor të bëjmë mrekulli për Kombinatin për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. Mrekullia më e madhe është ajo që ne përmes programit tonë do të garantojmë punësimin e qëndrueshëm të 100 mijë shqiptarëve gjatë 4 viteve që vijnë. Do të garantojmë që për çdo familje të varfër të paktën një pjesëtar të jetë pjesë e programit tonë për punësimin jetik. Përmes programit tonë ne do të ulim koston e jetesës për familjet shqiptare të cilat i kanë të ardhurat nën minimumin jetik.
Kreu i LSI u shpreh në vazhdim të fjalës së tij se populli i Kombinatit jeton në krizë dhe unë krizën e kam ndeshur në shumë pjesë të komuniteteve tuaja. Populli i kryeqytetit dhe në qendër të tij jeton nën kërcënimin e varfërisë. Sali Berisha e çoi vendin në krizë dhe në greminë në vitin 1997 ne socialistët dhe progresistët e ringritëm shtetin stabilizuam ekonominë dhe përfshimë Shqipërinë në proceset integruese. Sali Berisha e ka futur prapë Shqipërinë në krizë. Ne përsëri me votën dhe mbështetjen tuaj do ta nxjerrin nga kjo krizë ekonomike dhe sociale dhe do t’i japim shqiptarëve punë dhe mundësi për të jetuar me dinjitet si qytetarë europianë.
Ne do të miratojmë ligjin për moshën e tretë i cili garanton për 350 mijë pensionistë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që nuk përballojnë sot as pagesën e ilaçeve të tyre do të garantoj për ta shërbimet jetike më të domosdoshme. Ne do të garantojmë statusin e ushtarakut që Sali Berisha e hodhi poshtë. LSI ishte e vetmja forcë politike që paraqiti në parlament statusin e minatorit dhe partitë e tjera e hodhën poshtë dhe nuk e mbështetën ndërsa sot që u duhen disa vota nga ish-minatorët hipokritë me lot krokodili u kujtuan të premtojnë për minatorët.
LSI është e vetmja forcë politike që në këto zgjedhje ka dalë përpara shqiptarëve me një program emblema e të cilit është “Plani për Veprim”. Më thoni cila parti ka dalë me një program përveç sharjeve mashtrimeve dhe demagogjisë përpara shqiptarëve? Cila parti ka dalë me shifra dhe politika konkrete për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza? Për të nxjerrë bujqësinë nga kriza për të përmirësuar deficitin tregtar që po shkon pikiatë duke varfëruar ekonominë tonë dhe duke varfëruar qytetarët tanë.
Prej disa javësh e kam ftuar në radhë ta parë Sali Berishën dhe Kryetarin e PS që të dalim në një debat televiziv përpara shqiptarëve që si në vendet e qytetëruara dhe demokratike të shpalosim argumentet se kush mund ta nxjerrë vendin nga kriza dhe të zhvillojmë ekonominë e shqiptarëve dhe të përmirësojmë ekonominë e shqiptarëve tha Meta. Por ai shtoi se asnjëri dhe as tjetri nuk pranojnë të ballafaqohen sepse nuk kanë asnjë ide nga ekonomia sepse do mjaftonte vetëm 1 orë që populli shqiptar të kuptonte një herë e mirë se alternativa jonë meriton një mazhorancë dërrmuese në 28 Qershor për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ndaj ne do të marrim përsipër me gjithë socialistët dhe progresistët drejtimin e Shqipëri
së në agimin e 29 Qershorit.
0x323030392d30362d3136 Mitingu madheshtor ne kombinat.JPG”