Miting madhështor i LSI në Fier. Mbi 15 mijë qytetarë të Fierit pritën liderin e LSI

Miting madhështor i LSI në Fier. Mbi 15 mijë qytetarë të Fierit pritën liderin e LSI

Miting madhështor i LSI në Fier. Mbi 15 mijë qytetarë të Fierit pritën liderin e LSI z.Ilir Meta dhe garantuan fitoren e LSI dhe kandidatëve të saj në Qarkun Fier

Meta: Fitorja e LSI është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike që e ka futur përsëri i njëjti person Sali Berisha ai që e dogji dhe e shkatërroi në ‘97

—-

Mbi 15 mijë qytetarë të Fierit dolën në shesh për të mbështetur LSI liderin e saj Ilir Meta dhe kandidatët e LSI në qarkun e tyre. Me entuziazëm dhe siguri fierakët brohoritën fitoren e LSI për të dalë forcë e parë në Fier. Lideri i LSI z. Meta në fjalën e tij theksoi se fitorja e LSI është e vetmja rrugë për të nxjerrë shqiptarët nga kriza që i ka futur qeverisja e Sali Berishës.
Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të jashtëzakonshëm lideri i LSI Meta tha se “koha ecën dhe ne të gjithë duam që koha të vrapojë se mezi po presim që po afron 28 Qershori për të larguar Sali Berishën dhe për të sjellë në pushtet LSI-në dhe të majtën progresiste. Fitoren unë e shoh dhe e ndjej kudo në të gjithë Shqipërinë. E ndjej aq fuqishëm në Mallakastër në Gjirokastër në Përmet Tepelenë. Sot si asnjëherë tjetër më parë këtu në qytetin e Fierit dhe të enjten në mitingun madhështor të fitores në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Fitorja e LSI është fitorja e demokracisë në Shqipëri është fitore e së majtës progresiste në Shqipëri është fitore e forcave integruese dhe konstruktive në politikën e majtë në politikën shqiptare. Fitorja e LSI është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike që e ka futur përsëri i njëjti person Sali Berisha ai që e dogji dhe e shkatërroi në ‘97. Fitorja e LSI është fitorja e programit tonë është fitorja e “Planit për Veprim” që nxjerr 1 milionë shqiptarë nga varfëria dhe përfaqësojnë programin e vetëm ekonomik programin e vetëm për punësimin për uljen e kostos së jetesës për nxjerrjen e bujqësisë nga kriza. Është programi i vetëm sot që merr përsipër investime në industrinë e naftës që është aq i rëndësishëm për qarkun e Fierit që parashikon përveçse respektimin e statusit të ish-ushtarakëve që fatkeqësisht e mohoi Sali Berisha edhe miratimin e statusit të naftëtarit. Fitorja e LSI është fitorja e shqiptarëve dhe jo e Fazlliçëve që duan të blejnë këtë vend me korrupsionet dhe të Sali Berishës. Fitorja e LSI është fitorja e të gjithë socialistëve dhe progresistëve të vërtetë ndaj atyre hipokritëve që nuk kanë program siç e ka LSI por që shpërndajnë natën tinëzisht ata nuk janë të majtë ata janë delenxhinj që duan të bëjnë karrierë që nderojnë zonat e tyre elektorale.
E majta progresiste do të fitojë sepse do të fitojë LSI do të fitojë Ilir Meta do të fitojnë shqiptarët dhe Shqipëria me 28 Qershor. LSI do të dalë forcë e parë në Fier dhe të enjten Tirana do t’i thotë Shqipërisë se me 28 Qershor ajo do të jetë e kuqe sikurse është flamuri i LSI sikurse është flamuri ynë kombëtar. Rroftë populli i Fierit. Fitore fitore dhe vetëm fitore.

 

0x323030392d30362d3234 LSI miting madheshtor ne Fier.jpg 12:25)