Miting madhështor i koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" në Patos. Mijëra vetë japin mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë

Miting madhështor i koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" në Patos. Mijëra vetë japin mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë

” Miting madhështor i koalicionit të majtë “”Bashkë për të Ardhmen”” në Patos. Mijëra vetë japin mbështetje për kandidatin e koalicionit të majtë Bardhi Meli Rama dhe Meta ju bëjnë thirje publike gjithë kandidatëve të pavarur të dalë nga gjiri i së majtës që të bashkohen me fitoren e koalicionit opozitar dhe të kontribojnë në këtë fitore për të mos ndarë humbjen me Sali Berishën dhe me Partinë Demokratike

Krerët e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" prezantuan sot në një miting mjaft entuziast në Patos kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e këtij qyteti z.Bardhi Meli. Mijëra vetë kanë dhënë mbështetjen

e tyre për kandidatin e koalicionit opozitar në një miting madhështor të organizuar në sheshin e këtij qyteti. Duke marrë fjalën në një atmosferë mjaft entuziaste kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Patosit Bardhi Meli ka falënderuar gjithë simpatizantët dhe aktivistët e pesë partive të koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" për mbështetjen e dhënë në këtë garë. Duke ju drejtuar qytetarëve të tij z. Meli ka shprehur bindjen e plotë për fitoren në zgjedhjet vendore si një domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët e Patosit. Në fjalën e mbajtur ai i'u drejtua qytetarëve duke thënë se në bashkëpunim me të majtën e bashkuar dhe me komunitetin e Patosit do të sjellë një frymë të re në marrëdhëniet e qytetarëve me gjithë stafin e Bashkisë duke e parë qytetarin gjithmonë si bashkëpunëtor dhe bashkëhartues të platformave të zhvillimit për këtë qytet. Por jo vetëm kaq tha ai por vëmendje të veçantë gjatë qeverisjes së pushtetit vendor në Patos do të ketë përparsi dhe infrastruktura rrugore ujësjellësi ndriçimi arsimi shëndetësia etj të cilat do të gëzojnë projekte të veçanta në të mirë të komunitetit të Patosit. "Ne me politikat tona dhe me vizionin e qartë do të ringjallim shpresën e Patosit ku me të gjithë ata njerëz vullnetmirë ne do të arrijmë që për katër vitet e ardhshme Patosi të jetë një model i shkëlqyer i qeverisjes vendore ashtu sikurse është Tirana apo edhe shumë qytete të Shqipërisë të qeverisura nga e majta" tha   kandidati i koalicionit opozitar Bardhi Meli.

Në fjalën e tij të pritur me shumë entuziasëm nga pjesëmarrësit në shesh kryetari i LSI-së z.Ilir Meta falënderoi gjithë simpatizantët dhe aktivistët e opozitës së bashkuar për mbështetjen e kandidatit të LSI-së dhe koalicionit të majtë Bardhi Meli. Unë jam i bindur tha Meta se Bardhi do të punojë shumë mirë dhe do krijojë një model tjetër të qeverisjes vendore këtu në Patos sikurse edhe Edi Rama ka krijuar një model të shkëlqyer në bashkinë e kryeqytetit. "Prandaj në 18 Shkurt e majta e bashkuar duhet të fitojë në të gjithë Shqipërinë në mënyrë që mazhoranca e sotme të bëhet gati për të kaluar në opozitë atje ku i takon" tha Meta. Kreu i LSI-së Meta i ka bërë thirje publike gjithë kandidatëve të pavarur të dalë nga gjiri i së majtës që të bashkohen me fitoren e koalicionit opozitar dhe të kontribojnë në këtë fitore për të mos ndarë humbjen me Sali Berishën dhe me Partinë Demokratike. "Ne nuk jemi kundër kandidatëve të pavarur por ne jemi kundër gjithë atyre që tentojnë që për interesa të ngushta të dëmtojnë fitoren e këtij koalicioni opozitar" tha në përfundim Meta.

Ndërkaq edhe Kryetari i PS-së z.Rama shprehu mbështetjen e tij pa rezerva për kandidatin e koalicionit të majtë Bardhi Meli. Ndër të tjera Rama tha se jam këtu për të mbështetur kandidatin e opozitës së bashkuar Bardhi Melin si shprehje të këtij bashkimi opozitar të këtij bashkimi ku Partia Socialiste ka marrë përsipër të luajë rolin që i takon në këtë koalicion vlerash dhe idesh. Ne jemi këtu bashkë tha ai si shprehje të nevojës dhe të ambicjes të shqiptarëve të ndershëm për një politikë të re të mirëkuptimit të dialogut dhe të bashkëpunimit. Gjithashtu dhe Kreu i PS-së Rama ka qënë në sinkron me kreun e LSI-së Meta ku i ka bërë thirje kandidatëve të pavarur të kthehen në gjirin e koalicionit të majtë për të qenë më të bashkuar. "Unë jam këtu sot për ti bërë një thirje publike Pajtim Isufit për t'i thënë se e gjithë karriera e tij e gjithë kontributi i tij vlerat dhe parimet që ai ka pasur si anëtari i Partisë Socialiste nuk duhet t'i marrë lumi në këtë përpëlitje për të kandiduar jashtë radhëve të koalicionit për të kandiduar jashtë frontit të madh të opozitës" tha Rama. "Unë e ftoj Pajtimin dhe gjithë ata që janë rreth tij të bashkohen me karvanin e gjatë të socialistëve dhe progresistëve të bashkohen me koalicionin tonë si një pjesë të fitores dhe të mos ndajë humbjen me Sali Berishën dhe me koalicionin e së shkuarës dhe me frymën e ndarjes dhe përçarjes frymë e cila e ka lënë Shqipërinë shumë mbrapa dhe që i ka marrë vendit shumë energji" tha kreu i PS-së Rama. Të gjithë krerët e partive të koalicionit të majtë shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" Bardhi Meli.
  0x323030372d30322d3034 AKTIVITETE 12:53)”