Miting madhështor i koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" në Lezhë. Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Lezhës

Miting madhështor i koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" në Lezhë. Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Lezhës

Miting madhështor i koalicionit të majtë “Bashkë për të Ardhmen” në Lezhë. Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Lezhës z.Viktor Tusha Meta : Fitorja e Viktor Tushës dhe gjithë  kandidatëve të përbashkët të koalicionit të majtë në të gjithë Shqipërinë do të thotë zhvillim dhe integrim për gjithë vendin

——–
 
Krerët e koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" prezantuan sot pasdite në një miting madhështor në Lezhë kandidatin e koalicionit të majtë për bashkinë e këtij qyteti z.Viktor Tusha. Mijëra vetë kanë dhënë mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit opozitar. Duke marrë fjalën në një atmosferë mjaft entuziaste kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Lezhës z.Viktor Tusha ka falënderuar gjithë simpatizantët dhe aktivistët e pesë partive të koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" për mbështetjen. Duke ju drejtuar qytetarëve të tij Tusha ka  shprehur bindjen e plotë për fitoren në zgjedhjet vendore si një domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët e Lezhës. "Ne jemi ata që me politikat tona dhe vizionin e qartë ringjallëm shpresën se Lezha dhe Shqipëria është vendi ku mund të punohet dhe jetohet atë shpresë që po kërkon të rivrasë edhe njëherë  mentaliteti i kioskave barbare që me aq mund e sakrificë e fshiu simboli i zhvillimit i quajtur Edi Rama".

Të gjithë krerët e partive të koalicionit të majtë shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin Viktor Tusha.

Në fjalën e tij të pritur me shumë entuziasëm nga pjesëmarrësit në sallën elektrizuese kryetari i LSI-së Z.Ilir Meta falënderoi gjithë simpatizantët dhe aktivistët e opozitës së bashkuar për mbështetjen e kandidatit të LSI dhe koalicionit të majtë z.Viktor Tusha. Unë jam i bindur tha Meta se duke punuar të gjithë së bashku kështu sikurse jemi sot të bashkuar me të gjithë intelektualët e Lezhës dhe me të gjithë ata njërëz vullnetmirë ne do të arrijmë që për katër vitet e ardhshme Lezha të jetë një model i shkëlqyer i qeverisjes vendore ashtu sikurse është Tirana apo edhe shumë qytete të Shqipërisë të qeverisura nga e majta. Prandaj fitorja e Viktor Tushës dhe gjithë  kandidatëve të përbashkët të koalicionit të majtë në të gjithë Shqipërinë do të thotë zhvillim dhe integrim për gjithë vendin u shpreh kreu i LSI-së.

Ndërkaq edhe Kryetari i PS-së z.Rama shprehu mbështetjen e tij pa rezerva për kandidatin e koalicionit të majtë Viktor Tusha.

"E degjova me shumë vëmendje fjalën e Viktorit dhe  ishte fjala e një njëriu që atë që premton e mban dhe nuk premton atë që nuk e bën dot. Dhe për opozitën e bashkuar dhe për filozofinë që ajo ofron ky është premtimi i një politike të re tha Rama. Duke vazhduar më tej ai u shpreh se "ne bashkë me Viktorin mendohemi dy herë para sa të bëjmë një premtim dhe punojmë ditë e natë për ta mbajtur atë. Kurse politika e vjetër e përfaqësuar nga kryeministri ynë nuk mendohet kur premton dhe nuk do t'ja dijë nëse e mban apo jo premtimin. Viktori në këtë garë ka një mbështetje shumë të madhe që është partia e opozitës së bashkuar ka një parti që është familja e gjithë socialistëve dhe progresistëve që   është partia jo vetëm e kësaj opozite të bashkuar si kurrë më parë por është partia e gjithë shqiptarëve që kërkojnë zhvillim. Rama u shpreh se Viktor Tusha është modeli i punës dhe i vullnetit të përbashkët dhe modeli i kandidatëve të koalicionit të majtë. Ju siguroj se Lezha pas katër vitesh do të jetë ajo që Pashk Përvathi kandidati i PD-së e pikturon bukur në pikturat e tij.   0x323030372d30312d3238 12:43)