Miting entuziast i LSI-së në Vlorë. Prezantohen kandidatët e LSI për këshillin e Bashkisë së Vlorës

Miting entuziast i LSI-së në Vlorë. Prezantohen kandidatët e LSI për këshillin e Bashkisë së Vlorës

Miting entuziast i LSI-së në Vlorë. Prezantohen kandidatët e LSI për këshillin e Bashkisë së Vlorës Meta : Vlora do të jetë një mbretëreshë e turizmit. Asnjë vepër industriale të mos ndërtohet pa përkrahjen e komunitetit

 
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një miting mjaft entuziast në qytetin e Vlorës. Në këtë takim ku merrnin pjesë edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Sekretari i Përgjithshëm z.Petrit Vasili dhe anëtarja e Kryesisë znj.Brizida Gjikondi u prezantuan kandidatët e LSI-së për këshillin e Bashkisë së Vlorës. Në këtë takim ishte edhe kandidati i koalicionit të majtë për Kryetar të Bashkisë së Vlorës z.Shpëtim Gjika. Në fjalën e tij të pritur me shumë entuziasëm nga pjesëmarrësit dhe mes thirrjeve "E kuqa do fitojë" që  përshkuan ambjentet e sallës së Teatrit "Petro Marko" Kryetari i LSI-së Ilir Meta u  shpreh entuziast për fitoren e të majtës në të gjithë vendin. "Padyshim e kuqja do të fitojë në të gjithë Shqipërinë e sidomos në Vlorën e flamurit" tha Meta gjatë prezantimit të 23 kandidatëve për këshilltarë. Ne jemi të bindur tha Meta se koalicioni opozitar "Bashkë për të Ardhmen" meriton që shumë shpejt të marrë përsipër procesin e qeverisjes në shkallë kombëtare. Ndaj shtoi Meta Vlora do të votojë për këtë koalicion vlerash për këtë opozitë të bashkuar sepse duke votuar për opozitën ajo voton për zhvillimin dhe progresin. Ndër të tjera kreu i LSI-së Meta nënvizoi se Vlora është dhe do të jetë një mbretëreshë e turizmit shqiptar dhe si e tillë ajo meriton më shumë investime dhe vëmendje nga qeveria. "Ne nuk do lejojmë që Vlora ky qytet me pasuri të mëdha natyrore të kthehet në një qytet industrial. Prandaj i bëj thirje qeverisë të mos marrë asnjë iniciativë për ndërtimin e veprave industriale pa përkrahjen e komunitetit të Vlorës" tha Meta.

Në këtë kuadër ish-kryeministri Meta i ftoi të gjithë qytetarët vlonjatë që në 18 Shkurt të marrin pjesë në votime dhe të votojnë për të majtën dhe për kandidatët e LSI-së për këshillin bashkiak sepse është një garanci u shpreh ai që qyteti i Vlorës do ndryshojë me ritme edhe më të larta. "Të merrni pjesë dhe të votoni për LSI për kandidatët tanë sepse të gjithë së bashku do të arijmë që të përfundojmë projektin e ndërtimit të vendit dhe të gjithë së bashku do të bëjmë Shqipërinë ashtu sikurse e keni ndjerë dhe ndjeni ndryshimin në kryeqytet perfundoi Meta. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili duke shprehur gjithë respektin për kandidatët e LSI-së tha se janë këta kandidatë që po i hapin një rrugë jo fizike por morale të gjithë popullit vlonjat këta që përfaqësojnë denjësisht të majtën e bashkuar dhe fitoren e saj. "Ne do t'i fitojmë këto zgjedhje sepse jemi alternativë e perspektivës" tha ndër të tjera Petrit Vasili.

 

Koalicioni i majtë prezanton kandidatin për kryetar të Bashkisë së Selenicës z.Qatip Basha në një miting entuziast

 

Koalicioni opozitar "Bashkë për të Ardhmen" prezantoi dje në një miting entuziast kandidatin e përbashkët për    kryetarin e Bashkisë së Selenicës z. Qatip Basha. Në prani të qindrave mbështetëseve anëtarëve dhe simpatizantëve kreu i LSI Meta i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili nga kryetar i LSI-së së Vlorës Harilla Thanasko si dhe nga kryetari i Partisë Socialiste të rrethit Meno Zaimi prezantuan kandidatin e koalicionit opozitar për kryetarin e bashkisë së Selenicës kryetarin aktual të LSI-së   Qatip Basho. Kandidati i koalicionit "Bashkë për të Ardhmen" Qatip Basha i cili ka qenë edhe kryetar në këtë bashki në vitet 1992-96 paraqiti programin e tij elektoral me angazhime konkrete në mënyrë të veçantë për disa probleme shumë delikate që shqetësojnë këtë komunitet dhe shprehu sigurinë e opozitës së bashkuar për fitore në Selenicë.

Duke marrë fjalën mes një enstuziazmi në sallë Kryetari i LSI z.Meta i premtoi qytetarëve të Selenicës mbështetjen e tij personale duke garantuar prezencën e tij të vazhdueshme në mbështetje të kryetarit të ardhshëm të bashkisë si dhe garantoi angazhimin e tij edhe për sigurimin e disa fondeve të domosdoshme për disa probleme kritike të këtij komuniteti.  Ai tha se "afërsisht çdo dy muaj ne do të mblidhemi bashkë për të diskutuar se çfarë është bërë dhe si është përdorur çdo qindarkë e fondeve të akorduar për këtë zonë". Këtë miting prezantimi e përshëndeti edhe kryetari i PS-së së rrethit Vlorë Mëno Zaimi i cili shprehu mbështetjen e plotë të elektoratit socialistë si edhe optimizmin e tij për fitoren e kandidatit Basha. Ndërsa përfaqësuesit e këtij komuniteti të të gjithave forcave politike shprehën garancin dhe optimizmin e tyre për fitoren e kandidatit të opozitës në Selenicë.

  0x323030372d30322d3035 AKTIVITETE 12:56)