Miting entuziast i LSI-së në qytetin e Korçës. Kryetari i LSI z.Ilir Meta prezanton kandidatët e LSI për këshilltarë të Bashkisë së Korçës

Miting entuziast i LSI-së në qytetin e Korçës. Kryetari i LSI z.Ilir Meta prezanton kandidatët e LSI për këshilltarë të Bashkisë së Korçës

” Miting entuziast i LSI-së në qytetin e Korçës. Kryetari i LSI z.Ilir Meta prezanton kandidatët e LSI për këshilltarë të Bashkisë së Korçës Kryetari i LSI ish-kryeministri Ilir Meta i ka bërë thirje qytetarëve korçarë që të mos mashtrohen nga këta qeveritarë sepse pas fitores së koalicionit opozitar në 18 Shkurt në Korçë Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë mazhoranca e sotme do bëhet gati për të kaluar në opozitë atje ku i takon pasi realisht janë në pakicë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një miting mjaft entuziast në qytetin e Korçës në kuadër të zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit. Në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i shoqëruar edhe nga Nënkryetarja e LSI- Filloreta Kodra u prezantuan kandidatët e LSI-së për këshilltarë të Bashkisë së Korçës. Kandidatët e LSI-së për këshilltarë të Bashkisë së Korçës janë qytetarë të shquar në profesionet e tyre inxhinierë juristë mjekë ekonomistë dhe menaxherë të njohur. Ndërkaq të gjithë të pranishmit shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin e koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" Niko Peleshi.

Në fjalën përshëndetëse kryetari i LRI-së Spiro Naçi ftoi të gjithë të rinjtë e qytetit korçarë të votojnë për LSI-në dhe për kandidatin e opozitës së bashkuar në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë më e sigurtë.

Ndërsa kryetari i LSI-së së qytetit Korcë Riza Ashmi duke falënderuar pjesëmarrësit për punën e bërë në kuadër të përgatitjeve për vendorët u shpreh se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për qytetin e Korçës ndaj shprehu besimin se qytetarët korçarë do të zgjedhin unanimisht alternativën e majtë alternativën LSI duke mohuar alternativën e mashtrimit të Berishës.

Edhe nënkryetarja e LSI znj. Filloreta Kodra ka kërkuar votat e korcarëve jo vetëm të elektoratit dhe simpatizantëve të majtë por  të të gjithëve atyre që kërkojnë prosperitet dhe zhvillim. "Kjo atmosferë që është këtu na bën shumë optimistë dhe na jep kurajo që pretendimet e LSI-së për qytetin e Korcës për vendoret do jenë të mëdha" u shpreh Filloreta Kodra.

Duke marrë fjalën në mes të një entuziazmi të madh kryetari i LSI-së z. Meta u shpreh se -jemi sot këtu për të prezantuar një grup njërëzish profesioniste dhe të talentuar që pezantohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të garuar dhe për të fituar në zgjedhjet ve që do të na bëjë fitues në zgjedhjet vendore duke marrë votat e qytetarëve korcarë por edhe të gjithë shqiptarëve si përfaqësuesit e një politike të re. Unë jam i bindur tha Meta se Korça e arsimit e kulturës dhe e qytetarisë do t'i thotë jo alternativës primitive të  Sali Berishës në 18 Shkurt. "Jam i bindur se Korça e qetësisë e urtësisë e paqes sociale dhe e harmonisë shoqërore dhe qytetare do t'i thotë jo alternativës të përçarjes që ka futur Sali Berisha mes shqiptarëve dhe mes korcarëve" u shpreh kryetari i LSI-së Meta. Prandaj tha ai Korça nuk ka se ç'te presë ndonjë të mirë nga kjo qeveri e Berishës sepse rinia nuk do të jetoj më në një Korçë të plakur në një qytet ku rinia nuk shikon prespektivë në një Korçë kur rinia nuk shikon që mund të ndërtojë të ardhmen e saj me këtë qeveri dhe me këtë drejtim të pushtetit vendor. Ndër të tjera ai tha se qyteti i Korçës po vuan pasojat e një paaftësie skandaloze jo vetëm të qeverisjes vendore por pa asnjë diskutim edhe të qeverisjes qendrore. Sepse në këtë periudhë prej një vit e gjysëm shtoi Meta qeveria e Berishës i ka pasur të gjithë mundësitë dhe po të kishte vullnetin dhe aftësinë e duhur mund të kishte bërë ndryshime të dukshme dhe të nevojshme për këtë komunitet. Sipas Metës kjo gjë as nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhë sepse e vetmja gjë që bëjnë ata është përpjekja për të vjedhur meritat e të tjerëve dhe për të prerë dhe inaguruar shiritat e punëve të tjerë ku ata vetë nuk kanë lidhje. Në përfundim të takimit ish-kryeministri i vendit z. Meta i ka bërë thirje qytetarëve korçarë që të mos mashtrohen nga këta qeveritarë sepse sipas tij pas fitores së koalicionit opozitar në 18 Shkurt në Korcë Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë mazhoranca e sotme do bëhen gati për të kaluar në opozitë atje ku i takon pasi janë realisht në pakicë. Kreu i LSI-së ish-kryeministri Meta garantoi se duke votuar kandidatin e e koalicionit "Bashkë për të Ardhmen" Niko Pleeshi dhe kandidatët për këshilltar të LSI e majta do qeverisë edhe më mirë se çka qeverisur para vitit 2003 sepse jo vetëm ka nxjerrë mësime nga e kaluara por edhe sepse në koalicionin "Bashkë për të Ardhmen" sot është një forcë e re dhe me kaq shumë energji dhe ide të reja sikurse është LSI. Gjithashtu në këtë takim ka përshëndetur edhe kandidati Niko Peleshi i cili shprehu vlerësim për degën e LSI-së të Korçës për mbështetjen e dhënë në garën e 18 Shkurtit.

0x323030372d30322d3032 AKTIVITETE 12:52)”