Miting entuziast i LSI ne komunen Otllak te Beratit. Drejtues te larte te LSI prezantojne kandidatin e LSI per Otllakun

Miting entuziast i LSI ne komunen Otllak te Beratit. Drejtues te larte te LSI prezantojne kandidatin e LSI per Otllakun

” Miting entuziast i LSI ne komunen Otllak te Beratit. Drejtues te larte te LSI prezantojne kandidatin e LSI per Otllakun Lefter Maliqi Mbështetje per kandidatin e LSI per komunen Otllak Lefter Maliqi shprehen edhe drejtuesit e forcave politike te koaliconit te majte si PS dhe PDS ne nivelin lokal
———————————-

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot në mesditë një miting entuziast në komunën e Otllakut në Berat. Qindra vete kane qënë të pranishëm në prezantimin e kandidatit të LSI për komunën e Otllakut Lefter Maliqi. Në prezantimi e tij kan qënë të pranishëm edhe drejtues të lartë të LSI-së si Zv/kryetari i LSI prof.dr. Pëllumb Xhufi Nënkryetari prof.dr. Sokol Axhemi Sekretarja e LSI-së së Tiranes Monika Kryemadhi dhe anetari i Kryesise se LSI Dritan Ylli. Mbështetje per kandidatin e LSI per komunen Otllak Lefter Maliqi shprehen edhe drejtuesit e forcave politike te koaliconit te majte si PS dhe PDS ne nivelin lokal.
Në fjalën përshëndetëse Zv/kryetari Xhufi duke falenderuar të pranishmit për mbështetjen e madhe  për kandidatin Lefter Maliqi u shpreh  se “fitorja e LSI dhe e se majtes do te filloje pikerisht tek populli i Otllakut dhe eshtë tashmë një detyre e rëndësishme për mbare popullin shqiptar për të  mos ja lënë fatin e vëndit kësaj qeverisje të errësirës.
“Jemi përballë një qeverisje që na ka zhytur në një erresirë të thellë e cila pengon seriozisht zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo errësirë energjetike e politike na largon përditë e më shumë nga integrimi duke na shndërruar me pa të drejtë në një shembull të keq të cilin shqiptarët nuk e meritojnë” tha Xhufi. Ndërsa vete kandidati Maliqi i cili mori fjalën mes një entuziasmi të madh falenderoj gjithë komunitetin e Otllakut për mbështetjen që i ka dhënë në këtë kandidim në zgjedhjet e pushtetit vendor. Sipas tij e majta e bashkuar do te fitoje në zgjedhjet lokale sepse qeverisja e sotme nuk ka mundësi as vizion dhe aq me pak përkushtim për t'u ofruar qytetarëve një perspektivë të re dhe më të mirë. Prandaj tha ai fitorja e opozitës në këto zgjedhje do të thotë largimin e kësaj mazhorance që  gjithnjë e më shumë po tregon që është e paaftë për të qeverisur vendin.
Ne kete takim folen edhe Nenkryetari i LSI Prof.dr.Sokol Axhemi dhe Monika Kryemadhi te cilet deklaruan se kandidati Lefter Maliqi eshte njeriu qe i duhet zones se Otllakut popullit te kesaj komune per te zgjidhur te gjithe hallet dhe problemet qe shqetesojne komunitetin e kesaj zone.

0x323030372d30312d3235 AKTIVITETE 12:50)”