14 Feb Miting entuziast i Kryetarit të LSI me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në njësinë nr.8. Prezantohen kandidatët e LSI të kësaj njësie
” Miting entuziast i Kryetarit të LSI me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në njësinë nr.8. Prezantohen kandidatët e LSI të kësaj njësie për këshillin Bashkiak të Tiranës dhe për minibashkinë nr.8 Meta: Une besoj se në 18 Shkurt Tirana do të konfirmojë vazhdimin e rrugës së ndryshimit dhe do të refuzojë alternativën e mohimit alternativën e zhbërjes alternativën e kthimit mbrapa alternativën e errësirës që kërkon të njollosë dhe të mohojë gjithshka që është arritur gjatë këtyre viteve në kryeqytet
——————————————
Kandidatët e LSI të njësisë nr.8 për këshillin bashkiak të Tiranës
-Dritan Ylli- anetar i Kryesise se LSI gazetar
-Adriana Civici –Keshilltare e LSI per Ekonomine ekonomiste
-Eltion Halimi- Pedagog ne Universitetin e Tiranes
-Etleva Nallbani- Arkeologe
-Vjollca Pustina- Biologe
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon me entuziasëm mitingjet për prezantimin e kandidatëve të saj për këshilltar të këshillave bashkiake në kuadër të zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit. Kryetari i LSI z. Ilir Meta ka zhvilluar një takim mjaft entuziast në njësine bashkiake nr. 8 ku ka prezantuar pesë kandidatët për keshilltare te Bashkisë së Tiranës dhe kandidatët për këshillin e minibashkisë nr.8.
Kryetari i LSI-së së Tiranës z.Ilir Dashi duke shprehur besimin në fitoren e LSI dhe të opozitës prezantoi kandidatët e njësisë nr.8 për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës të cilët janë Dritan Ylli anëtar i Kryesisë së LSI Adriana Civici këshilltare e LSI për ekonominë Eltion Halimi pedagog në Universitetin e Tiranës Etleva Nallbani arkeologe dhe Vjollca Pustina biologe.
Duke ju drejtuar të pranishmëve në mes të një entuziasmi mjaft të madh kryetari i LSI-së z.Ilir Meta ka bërë një ftesë publike duke i bërë thirje të gjithëve për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore dhe per te votuar për kandidatët e LSI për këshilltarë se janë njerëz me vlera dhe që garantojnë zhvillimin. Sipas z.Meta këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vëndin për të ardhmen e tij janë zgjedhje të cilat nuk janë thjesht lokale nuk janë thjesht vendore por janë zgjedhje për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me alternativën e dështuar qeverisëse të Berishës. Meta theksoi se une besoj se në 18 Shkurt Tirana do të konfirmojë vazhdimin e rrugës së ndryshimit dhe do të refuzojë alternativën e mohimit alternativën e zhbërjes alternativën e kthimit mbrapa alternativën e errësirës që kërkon të njollosë dhe të mohojë gjithshka që është arritur gjatë këtyre viteve në kryeqytet.
0x323030372d30312d3239 AKTIVITETE 12:51)”