Miting entuziast i Kryetarit të LSI me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në njësinë nr.7. Prezantohen kandidatët e LSI të kësaj njësie

Miting entuziast i Kryetarit të LSI me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në njësinë nr.7. Prezantohen kandidatët e LSI të kësaj njësie

” Miting entuziast i Kryetarit të LSI me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në njësinë nr.7. Prezantohen kandidatët e LSI të kësaj njësie për këshillin Bashkiak të Tiranës dhe për minibashkinë nr.7 Meta: Në 18 Shkurt të merrni pjesë në votime dhe të votoni për LSI-në për këshillin e njësisë suaj për këshillin e Bashkisë së madhe sepse është një garanci që Tirana do ndryshojë me ritme edhe më të larta. Të merrni pjesë dhe të votoni për kandidatët tanë të votoni për kryetarin e sotëm dhe të nesërm të Bashkisë së Tiranës z. Edi Rama sepse të gjithë së bashku do të arijmë që të përfundojmë projektin e ndërtimit të Tiranës europiane

Kandidatët e LSI të njësisë nr.7 për këshillin bashkiak të Tiranës

Edmond Haxhinasto Sekretari Ndërkombëtar i LSI

Prof.Dr. Agim Selenica -anëtari i KDK së LSI pedagogu

Pedagogia Bruna Paskali

Ekonomistja Mirela Meko -anëtare e KDK-së së LSI

Pedagogia Alketa Kalajxhi anëtare e KDK-së

Astrit Kolli-  Një ndër drejtuesit e LSI së njësisë nr.7 dhe doktor i shkencave linguistike

Një ndër drejtuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim një ndër emrat e njohur të muzikës Besmir Metani

—Lajmi——————

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon mitingjet entuziaste per prezantimin e kandidatëve të saj për këshilltar të këshillave bashkiake në kuadër të zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit. Në këtë prizëm Kryetari i LSI z. Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim entuziast në njësine bashkiake nr. 7 ku ka prezantuar shtatë kandidatët për keshilltare te Bashkisë së Tiranës dhe kandidatët për këshillin e minibashkisë nr.7.
Kryetari i LSI-së së Tiranës z.Ilir Dashi duke shprehur besimin në fitore prezantoi kandidatët e njësisë nr.7 për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës të cilët janë Sekretari Ndërkombëtar i LSI Edmond Haxhinasto anëtari i KDK së LSI pedagogu Prof.Dr. Agim Selenica pedagogia Bruna Paskali ekonomistja Mirela Meko -anëtare e KDK-së së LSI pedagogia Alketa Kalajxhi anëtare e KDK-së biznesmenin dhe një ndër drejtuesit e LSI së njësisë nr.7 Astrit Kolli dhe një ndër drejtuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim një ndër emrat e njohur të muzikës Besmir Metani.

Duke ju drejtuar të pranishmëve kryetari Meta ka bërë një ftesë publike duke i bërë thirje të gjithë  për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore. Sipas z.Meta këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vëndin për të ardhmen e tij janë zgjedhje të cilat nuk janë thjesht lokale nuk janë thjesht vendore por janë zgjedhje për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me alternativën e dështuar qeverisëse të Berishës. Duke u ndalur në alternativën që ofron LSI-ja në në zgjedhjet për pushtetin vendor Meta tha që kandidatët e LSI për anëtarë të këshillave qoftë për bashkinë e madhe por edhe ato të minibashkive janë kandidatë mjaft të përkushtuar njerëz të punës njerëz të shkencës dhe të përkushtuar ndaj komunitetit dhe të impresionuar ndaj politikës. Prandaj tha ai ja vlen që të votohet për këto kandidatë sepse nëpërmjet tyre ju dhe komuniteti i kësaj zone do përfaqësohet denjësisht si në këshillin e Bashkisë së Tiranës por edhe në atë të minibashkisë suaj. Në këtë kuadër kryetari Meta tha që me këta njërëz dhe me këto kapacitete intelektuale që zotërojnë ne do përfaqësojmë denjësisht secilin prej jush në këto këshilla. “Këta janë njerëzit që do të fitojnë në sfidën e 18 Shkurtit në këtë sfidë për të konfirmuar se e majta e bashkuar është shumica e vërtetë legjitime në Shqipëri dhe që kolaicioni opozitar “Bashkë për të Ardhmen” është koalicioni më i sigurtë.
Jo vetëm që Tirana nuk do të kthehet mbrapa më 18 shkurt por që edhe gjithë Shqipëria do të marrë atë kthesë të merituar në rrugën drejt integrimit europian pas fitores sonë në zgjedhjet e 18 shkurtit” tha më tej Meta.
Duke analizuar raportin e Këshillit të Europës për monitorimin e vazhdueshëm të Shqipërisë Meta u shpreh se- kjo është tërsisht absurde që një vend i cili ka arritur një stad më të lartë në marrëdhëniet me Bashkimin Europian të jetë në mbikqyrjen në monitorimin dhe në kujdesin e Këshillit Europian për arsye sepse demokracia në Shqipëri nuk po funksionon si duhet sepse ajo është e rrezikuar dhe e kërcënuar. Meta tha se Partia Demokratike u përpoq që të justifikonte këtë si diçka normale por është një justifikim i mjerë sepse Shqipëria prej gati një viti ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) me Bashkimin Europian”
Duke vazhduar më tej Meta tha se të gjithë e shohim qe Berisha nuk solli asnjë investitor nga jashtë por vetëm riktheu Bashkim Gazideden dhe Agim Shehun. Prandaj jam i bindur që Tirana dhe gjithë Shqipëria do i kthejë në 18 Shkurt kurrizin Berishës dhe kësaj të kaluare që nuk mundet të afrojë më të ardhme jo vetëm për shumicën e popullit shqiptar por as për ata demokratë tashmë të zhgënjyer dhe në errësirë si gjithë populli shqiptar.
Prandaj në 18 Shkurt të merrni pjesë në votime dhe të votoni për LSI-në për këshillin e njësisë suaj për këshillin e Bashkisë së madhe sepse është një garanci që Tirana do ndryshojë me ritme edhe më të larta. Të merrni pjesë dhe të votoni për kandidatët tanë të votoni për kryetarin e sotëm dhe të nesërm të Bashkisë së Tiranës z. Edi Rama sepse të gjithë së bashku do të arijmë që të përfundojmë projektin e ndërtimit të Tiranës europiane dhe të gjithë së bashku do të bëjmë Shqipërinë ashtu sikurse e keni ndjerë dhe ndjeni ndryshimin në Tiranë. Nuk mundet që ta lëmë në duart e Berishës apo të kandidatit të tij Olldashi fatet e qytetit ku alternativa e tyre fillon nga shumëzimi me zero e gjithë punës që është bërë për gati 6 vite në Kryeqytet. Nuk mund të zhvillohet Shqipëria duke e nisur nga zero sa herë që Partia Demokratike synon të marrë pushtetin. PD-ja jo vet&
euml;m ka falimentuar me qeverisjen qendrore por PD-ja ka falimentuar edhe për të na dhënë një model konkret të një Bashkie në Shqipëri ku ka qeverisur e djathta. Kjo është edha arsyeja përse i ka ndryshuar këtë vit kandidatët për kryetarë Bashkie në Shkodër Lushnje Korçë dhe Elbasan. Ndërsa ne jemi të bindur se në këto zgjedhje vendore do ti japim mundësinë dhe shumë qyteteve dhe komunave të tjera të vendit të ndryshojnë me ato ritme që ka ndryshuar Tirana deri tani.
Ndërsa njëri prej kandidatëve për këshilltar të Bashkisë së Tiranës pedagogu i Inxhinierisë së Ndërtimit Prof.Dr Agim Selenica u shpreh se “problemi më imediat për popullin shqiptar është problemi i energjetikës. Për fat të keq po bëhet afërsisht 20 vjet dhe Shqipëria po vuan shumë mungesën e energjisë apo edhe ujit të pijshëm. Sepse qeveritarët nuk duan të  ndërtojnë burime të tjera sepse  duke ndërtuar burime nuk ka më prokurime të drejtëpërdrejta për të përfituar më shumë. Ne tha prof.Selenica premtojmë se duke vënë gjithë kapacitetet tona fuqitë tona dhe energinë tonë t’i japim zgjidhje këtij problemi shumë të rëndësishëm”.

0x323030372d30312d3237 AKTIVITETE 12:50)”