14 Feb Miting entuziast i koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" në Urë Vajgurore. Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë
” Miting entuziast i koalicionit të majtë “”Bashkë për të Ardhmen”” në Urë Vajgurore. Prezantohet kandidati i koalicionit të majtë Syrja Ormënaj Krerët e koalicionit të majtë "Bashkë për të Ardhmen" zhvilluan dje një miting entuziast në Urë-Vajgurore. Ata dhanë mbështetjen e tyre për fitoren e kandidatit të koalicionit "Bashkë për të ardhmen" Syrja Ormënaj. Meta dhe Rama u futën në këmbë në sheshin qendror të qytetit deri në tribunën e mitingut në mes të një entuziasti mjaft të madh të të pranishmëve. Në fjalën e tij kryetari i LSI-së Ilir Meta u bëri thirrje banorëve të qytetit të Urës-Vajgurore dhe të pesë fshatrave të saj të votojnë kandidatin e koalicionit "Bashkë për të ardhmen" Syrja Ormënaj si njeriun më të ndershëm më të përkushtuar dhe më komunikues që do të punojë për zhvillimin e kësaj bashkie me përkushtim."Me këtë rast unë dua të distancohem nga një kandidat i pavarur që s'është gjë tjetër veçse një mashtrues ordiner që në fushatën e tij elektorale përdor siglat e PS-së dhe LSI-së. Ne i themi atij të largohet sa më shpejt nga kjo garë e pandershme sepse LSI është një parti tashmë e provuar si parti që është kundër korrupsionit dhe të korruptuarëve pra dhe kundër një kandidati të tillë që populli i Urës-Vajgurore tashmë e njeh mirë dhe nuk e mbështet më kurrësesi". Kryetari i LSI-së Ilir Meta e mbylli fjalën e tij me thirrjen për mbështetje ndaj kandidatit Ormënaj nga të gjithë mbështetësit e së majtës në bashkinë e Urës-Vajgurore që ai të jetë kryetari i ardhshëm i kësaj bashkie. Ndërsa kryetari i PS-së Edi Rama në fjalën e tij tha se "jam sot këtu me kreun e LSI-së Ilir Meta me krerët lokalë të PS-së dhe LSI-së me deputetët Erion Braçe dhe Bashkim Fino për t'ju thënë juve se ne të gjithë bashkë mbështesim kandidatin e koalicionit të majtë Syrja Ormënaj të vetmin kandidat të së majtës në Urën-Vajgurore sepse me njerëz si Syrjai kjo bashki mund të dalë nga kthetrat e politikës së vjetër nga metodat e drejtimit arkaik dhe të pandershëm ndaj të cilave ne jemi distancuar njëherë e mirë. Aleanca e majtë ka vetëm një kandidat për zgjedhjet e 18 shkurtit 2007 zotin Syrja Ormënaj dhe se ne jemi të bindur në fitoren e tij sepse jam i bindur se edhe këtu kemi bërë zgjedhjen e duhur në interes të shumicës në interesin tuaj. Sepse ne jemi të bindur se Syrja Ormënaj do të jetë njeriu që do tu sigurojë punë ujë e rrugë në interesin tuaj.Për të majtën e bashkuar-tha më tej Rama-që ka të drejtë të valvit flamujtë e partive të këtij koalicioni të PS-së të LSI-së të PAD të PDS dhe PSD-së është Syrja Ormënaj dhe jo kandidati i pavarur.
0x323030372d30322d3034 AKTIVITETE 12:54)”