Meta

Meta

” Meta kryetar i LSI hap fushatën elektorale në qarkun e Beratit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta hapi sot fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme administrative të 8 majit në qarkun e Beratit. Sot paradite Kreu i LSI-së z. Meta i shoqëruar nga drejtues të partive të koalicionit është ndalur në qytetin e Çorovodës për të prezantuar kandidatin e  koalicionit “Aleanca për Qytetarin” z. Nasim Spahiu.  Takimi është hapur me një minutë heshtje për të nderuar veprën dhe figurën e Kreut të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhit i cili u ndan dje nga jeta. 
Më pas duke përshëndetur të pranishmit kandidati i Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Nasim Spahiu duke vlerësuar punën dhe mbështetjen të pa ekuivok që po i japin qytetarët e Çorovodës dhe bashkëpunimin shumë të mirë me shtabet elektorale të partive pjesë të këtij koalicioni shprehu optimizmin e madh për fitoren e suksesshme të këtij koalicioni jo vetëm në Çorovodë sikurse  u shpreh ai por në të gjithë Shqipërinë. 
Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Çorovodë 
Të dashur motra dhe vëllezër qytetarë të Çorovodës. Këtë ngjarje mjaft festive më vjen keq që ta nis pak ndryshe për shkak të një ngjarje të rëndë që ka ndodhur dje sikurse ishte humbja e Baba Reshat Bardhit. 19 vjet më parë në gusht të vitit 1992 unë pata nderin që si deputet i Skraparit të shoqëroja Baba Reshat Bardhin në përpjekjen e tij për të rivendosur publikisht atë traditë të jashtëzakonshme që ishte ndërprerë nga sistemi i kaluar atë traditë e cila sot pas 19 vjetësh është kthyer në një pelegrinazh mbarëkombëtar jo vetëm të bektashinjve në Malin e Tomorrit. 
Ndaj ndarja nga jeta e Baba Reshat Bardhit është një humbje e madhe për të gjithë bektashinjtë për të gjithë besimtarët për të gjithë shqiptarët. Është një humbje e madhe edhe për të gjithë popullin e Skraparit i cili gjatë këtyre 19 viteve ishte gjithmonë pranë tij dhe ai pranë këtij populli. Ndaj unë do t’ju ftoja të gjithëve të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të Baba Reshat Bardhit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.
Jam i bindur se me Nesim Spahiun do të bëjmë punë shumë të mëdha për Çorovodën. Jam i bindur sepse Nesim Spahiu është një njeri me energji të jashtëzakonshme është një njeri me një përvojë të jashtëzakonshme dhe unë besoj se me zgjedhjen e Nesimit si kryetar të Bashkisë së Çorovodës shumë punë të vogla dhe të mëdha që do ta ndryshojnë këtë qytet të tërë sepse Nesimi si natyrë është njeri më shumë i veprave është njeri i punëve është njeri gjithmonë në lëvizje është një njeri që nuk kënaqet me atë që arrin por dëshiron të shkojë më tej dhe i vetmi problem është se do më çmendi mua dhe Nasipin me projektet për t’i mbështetur por do të jetë një kënaqësi që ne të gjithë të rendim kudo për të mbështetur projektet e tij që në fakt do të jenë projektet e zhvillimit të të gjithë qytetit të Çorovodës dhe përmirësimit të jetës së gjithë banorëve të Çorovodës. 
Ndaj unë ju ftoj të gjithëve të votojmë për Nesim Spahiun sepse kështu kemi votuar për një ndryshim të sigurt të Çorovodës për një përmirësim të vazhdueshëm të jetës së të gjithë këtij komuniteti që nga të rinjtë gratë e të moshuarit. 
Duke votuar për Nesim Spahiun kemi votuar për të përmirësuar infrastrukturën e këtij qyteti kemi votuar për të hapur vende të reja pune këtu në qytetin e Çorovodës dhe unë jam i bindur se ne së bashku me Nesimin dhe me Nasipit do ta arrijmë këtë gjë. Duke votuar për Nesimin të jeni të sigurt se keni votuar për të gjallëruar më tej jo vetëm sportin e futbollit në këtë qytet por edhe aktivitetet e tjera sportive dhe kulturore pra keni votuar për ta gjallëruar tërësisht jetën e këtij qyteti dhe të këtyre banorëve të mrekullueshëm që meritojnë më shumë mundësi gëzime dhe prosperitet. Këto janë zgjedhje për qytetarin këto janë zgjedhje për tu dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të qytetarëve këto nuk janë zgjedhje për të nxitur sherre dhe konflikte politike sikurse përpiqen të tjerët. Këto janë zgjedhje për të pakësuar problemet hallet dhe shqetësimet që ka çdo komunitet. 
Ndaj ne kemi zgjedhur si slogan tonin atë që “Qytetarët janë të parët” pa dallime bindjesh politike kemi zgjedhur “Aleancën për Qytetarin”  kemi zgjedhur për t’iu përgjigjur misionit të zgjedhjeve të 8 majit që janë zgjidhjet e problemeve të qytetarëve kur dihet që tashmë kompetencat dhe instrumentet e Pushtetit Vendor janë shumë herë më të mëdha se shumë vite më parë ndaj jam i bindur se jo vetëm Skrapari por Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të votojë “Aleancën për Qytetarin” më 8 maj në mënyrë që politikës konfliktuale t’i jepet një mësim i mirë sepse njerëzit duan alternativa dhe jo sherre për interesa personale. 
Ndaj do të votojë Çorovoda për Nesim Spahiun sepse ai ka projekte konkrete. Po kështu unë dua të falënderoj edhe Hajredinin edhe Fadilin edhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë të Partisë Demokratike dhe të partive të tjera të këtij koalicioni për pjesëmarrjen e tyre dhe dua t’i siguroj se ashtu siç ata do të votojnë për Nesim Spahiun këtu ashtu edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë do të votojnë për Fadil Kapllanin në Bogovë ashtu do të votohet për Gazmendin në komunën Qendër dhe jam i sigurt që në këto zgjedhje “Aleanca për Qytetarin” do të fitojë edhe kryetarin e Qarkut të Beratit i cili sipas marrëveshjes që kemi bërë do të jetë i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe do t&
euml; jetë një njeri i përgjegjshëm jo si ky që është aktualisht që kemi një vit e gjysmë që i kërkojmë projektin e rrugës Ambull- Përmet dhe që na ka gënjyer deri sa ka çuar atje një projekt që as Japonia nuk e financon dot. 
Ndaj duhet ta kuptojmë rëndësinë e këtij koalicioni duhet të kuptojmë se më 8 maj në synojmë të sjellin një model edhe më transparent në drejtimin e Njësive Vendore të kultivojmë bashkëqeverisjen jo vetëm midis të gjithë forcave të koalicionit por në  radhë të parë bashkëqeverisjen me qytetarët duke i bërë ata pjesëmarrës në të gjitha vendimet që do të merren nga drejtuesit e bashkive dhe komunave. Ndaj të gjitha votat më 8 maj për Nesim Spahiun dhe të gjithë kandidatët e “Aleancës për Qytetarin” në Skrapar dhe në të gjithë Qarkun e Beratit. Në do të bëjmë çdo gjë që të gjitha ato probleme sociale që ekzistojnë këtu të fillojnë të kurohen çdo ditë përmes projekteve që së bashku me Kryetarin e ri të Bashkisë  dhe ekipin e ri ne do t’i bëjmë realitet dhe garancia më e mirë për këtë të jeni të sigurt është energjia e pashtershme e vetë Nesimit. Në vitin e parë të kësaj qeverisje prioriteti më i madh dhe energjitë më  të mëdha u përqendruan në plotësimin e qindra kushteve për liberalizimin e vizave. Dhe ju e dini se sa e vështirë ka qenë për tu arritur dhe njëkohësisht të gjithë janë dëshmitarë që sipas premtimit që u bë heqja e vizave u realizua nga një kohë rekord dhe brenda kohës së premtuar. 
Pas kësaj arritjeje kaq të madhe për ne prioriteti kryesor për ne dhe përqendrimi i të gjitha energjive tona në qeverisje në Parlament e kudo do të jetë lufta kundër papunësisë dhe rritja e punësimit kudo në Çorovodë e në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë. Qeveria mori një vendim shumë të drejtë pak ditë më parë që ka qenë dhe një insistim i yni i vazhdueshëm për heqjen e taksës doganore për biznesin fason prej 12.5 % ku janë të punësuar rreth 100 mijë gra dhe vajza në vendin tonë. 
Masa të tjera do të merren për të nxitur punësimin sidomos për gratë për të bërë përmirësime për ndihmën ekonomike sidomos për kryefamiljaret dhe për ato me fëmijë të vegjël dhe në shumë drejtime të tjera të cilat do të forcojnë akoma më tej dimensionin social të kësaj qeverisjeje dhe të gjithë shoqërisë sonë. Ndaj të gjitha votat për Nesim Spahiun votoni për LSI-në votoni për “Aleancën për Qytetarin”.

0x323031312d30342d3033 Meta ne Corovode (2).jpg 18:41)”