Meta: Zbatimi i Kushtetutës nuk diskutohet

Meta: Zbatimi i Kushtetutës nuk diskutohet

Meta: Zbatimi i Kushtetutës nuk diskutohet

Kryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë një takimi me anëtarët dhe  simpatizantët e LSI-së në Pogradec dhe Korçë u shpreh se mazhoranca është e hapur për dialog por jo për pazare politike.  Sipas Metës“Bojkoti është një turp për ata që e bëjnë por edhe për vendin. Natyrisht që nuk është gjë pozitive derisa ka një opozitë që bën gjëra të tilla”.  “Është për të ardhur keq u shpreh ai që ata nuk kanë kuptuar akoma asgjë se ku është Shqipëria sot. Shqipëria është një anëtar i NATO-s Shqipëria është një vend i cili ka hyrë në një fazë të re dhe po përgatitet për t`u anëtarësuar në Bashkimin Europian ndërsa ka dhe qëndrime të tilla si kjo mënyrë e të dëmtuarit të demokracisë përmes një bojkoti. Është krejtësisht i pajustifikuar dhe  e pamoralshme absolutisht që të jenë të sigurt nuk do t’u japin as Presidentin as kryeprokurorin as kryetarët e gjykatave që i kërkojnë si pazar për të mbyllur një krizë që e kanë sajuar vet sepse kriza nuk egziston. Kriza është thjesht çoroditja e tyre. Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ajo duhet të zbatohet edhe për mandatet e deputeteve edhe për pretendimet që kanë patur të bëjnë. Është respektuar kushtetuta dhe janë konsumuar të gjitha mjetet ligjore. Dialogu është gjithnjë i mirëpritur por ai është refuzuar vetëm nga një person dhe kjo është çështje e tyre. Për të gjitha çështjet e tjera do të zbatohet Kushtetuta”.

 

0x323031302d30312d3234 17:31)