Meta viziton tregun Ushqimor dhe atë industrial të Qytetit të Kavajës

Meta viziton tregun Ushqimor dhe atë industrial të Qytetit të Kavajës

Meta viziton tregun Ushqimor dhe atë industrial të Qytetit të Kavajës 15:10 Meta: Ne kemi një plan konkret për të mbrojtur shtresat shoqërore me të ardhura më të pakta duke bërë zero tatimin për të ardhurat deri në 250 mijë lek

Meta: LSI ka politikat e saj shumë të qarta për nxitjen e prodhimit bujqësor në vend dhe atë ushqimor dhe për krijimin e një zinxhiri agraro- industrial i cili do të bëjë të mundur përmbysjen e raporteve katastrofike sot që janë në dëm të prodhimit vendas

Lideri i LSI z.Ilir Meta ka zhvilluar një takim me tregtarw të vegjël dhe të mesëm në tregun bujqësor të Kavajës. I shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetw të kësaj partie kreu i LSI ndaloi duke takuar dhe bashkëbiseduar nga afër me shumë tregtarë të cilët shprehën shqetësimin për mungesën e një tregu të mirëfilltë ku ata të kenë mundësi për të shitur produktet e tyre ushqimore. Një tjetër shqetësim që këta biznesmenë të vegjël i shprehën kreut të LSI ishte edhe rënia e fuqisë blerëse për shkak të çmimeve të larta si pasojë e produkteve që importohen. Gjatë kësaj vizite në tregun ushqimor të qytetit të Kavajës kreu i LSI ndaloi tek një tregtare ku bleu 1 kg domate të prodhuara në Lushnjë në shenjë simbolike për mbështetjen e prodhimit vendas. Mw pas Meta u shpreh se “ pak ditë më parë isha në Lushnjw duke vizituar një fermë moderne të prodhimit të domateve. Jam i kënaqur që sot në tregun e Kavajës shikoj domatet e Lushnjws. Ndaj ne duhet të nxisim në veçanti fermerët tanë që të prodhojnë sa më shumë dhe me një kosto sa më të ulët në mënyrë që tregjet tona të dominohen sa më shumë nga prodhimet vendase sepse kjo është në të mirë të realizimit të mundit dhe djersës së fermerëve shqiptarë. Meta u shpreh gjithashtu se nxitja e prodhimit wshtw   është e domosdoshme edhe për forcimin e ekonomisë sonë kombëtare pasi në këtë mënyrë do të bien importet e jashtëzakonshme të cilat e varfërojnë ekonominë tonë të cilat e varfërojnë fshatin qytetin dhe dobësojnë në përgjithësi mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe LSI ka politikat e saj shumë të qarta për nxitjen e prodhimit bujqësor në vend dhe atë ushqimor dhe për krijimin e një zinxhiri agraro- industrial i cili do të bëjë të mundur përmbysjen e raporteve katastrofike sot që janë në dëm të prodhimit vendas.

Meta vizitw nw tregun Industrial të Kavajës

Më tej kreu i LSI ka vijuar takimet edhe me biznesmenë në tregun industrial të qytetit tw Kavajws. Gjatë kësaj vizite Meta është takuar me tregtarë të shumtë të cilët shprehën shqetësimin për rënien deri në 50 për qind të shitjeve të mallrave të tyre krahasuar me një vit më parë. Gjatë takimeve dhe bashkëbisedimeve tregtarë të shumtë i shprehën kreut LSI shqetësimin dhe pamundësinë për të shlyer edhe detyrimet e tyre tatimore tepër të larta.
Pasi vizitoi ketë treg Meta deklaroi se “ajo që bie në sy gjatë gjithë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve të mendimeve me tregtarë të ndryshwm është pikërisht rënia e ndjeshme e xhirove sidomos në raport me një vit më parë që shkon deri në 50 për qind sipas tyre. Rënia e fuqisë blerëse dhe rënia e ekonomisë tregon se është një krizë e përgjithshme dhe që është një krizë që ka prekur shumicën e popullsisë sidomos atë me të ardhura më të pakta. Ndaj dhe ne kemi një plan konkret dhe të qartë për rigjallërimin e ekonomisë ashtu sikurse kemi dhe një plan për të mbrojtur shtresat shoqërore me të ardhura më të pakta duke bërë zero tatimin për të ardhurat deri në 250 mijë lek si dhe njëkohësisht duke ndjekur politika të tjera fiskale lehtësuese të cilat do të ndihmojnë edhe në rritjen e fuqisë blerëse në të ardhmen. 0x323030392d30352d3131 Meta takim me tregtare ne Kavaje.JPG 15:10)