14 Feb Meta viziton Qendrën për Kujdesin ndaj Individëve të Moshës së Tretë në qytetin e Vlorës
Meta viziton Qendrën për Kujdesin ndaj Individëve të Moshës së Tretë në qytetin e Vlorës 11:23 Meta ju shërben vetë ushqimin të moshuarve që gjenden në këtë Qendër
Meta garanton të gjithë përfaqësuesit e kësaj kategorie të nderuar sociale për miratimin pas fitores së LSI të P/ligjit të LSI për Kujdesin ndaj Individëve të Moshës së Tretë që sjell shumë lehtësime për përfaqësuesit e kësaj moshe
Meta: P/ligji garanton rimbursimin e plotë të ilaçeve transportin falas dhe shtimin e pensionit të 13-të për pensionistët
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta i shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë të kësaj force politike kanë vizituar një Qendër për Individët e Moshës së Tretë në qytetin e Vlorës. Në këtë qendër ndodhen nën përkujdesje të përditshme 155 të moshuar të qytetit të Vlorës. Për mirëmbajtjen e kësaj qendre ka investuar kandidati për deputet në qytetin e Vlorës z.Shkëlqim Selami.
Kreu i LSI Meta vizitoi nga afër ambjentet e kësaj qendre që ofron kushte mjaft të mira që të moshuarit të mos e ndjejnë vetminë ku dhe ju shërbeu vetë ushqimin të moshuarve që gjenden në këtë Qendër. Pasi falënderoi dhe vlerësoi kontributin e kandidatit të LSI për deputet në Vlorë për investimin dhe solidaritetin për individët e moshës së tretë Meta u shpreh se zgjidhja përfundimtare që të gjithë individët e moshës së tretë të mos e ndjejnë vetminë dhe të jetojnë në kushte të mira vitet e pleqërisë do të jetë miratimi pas 28 Qershorit i P/Ligjit që LSI ka hartuar për Kujdesin ndaj Individëve të Moshës së Tretë. Meta bashkëbisedoi nga afër me individët e moshës së tretë që jetojnë në këtë qendër. Gjatë bisedës me të moshuarit Meta u shpreh se është kënaqësi të vizitoj këtë qendër të re dhe të takoj shumë pensionistë të cilët kalojnë kohën me njëri tjetrin. Meta që gjendej në këtë takim së bashku me Presidentin e Sindikatës së pensionistëve Prof.Isa Goricën evidentoi dhe njëherë p/ligjin e hartuar nga LSI së bashku me Sindikatën e Pensionistëve për Kujdesin ndaj Moshës së Tretë. Meta theksoi se ky projektligj i cili pas 28 Qershorit do të kthehet në ligj ka si synim rimbursimin e plotë të ilaçeve deri tek garantimi për transportin falas për të gjithë pensionistët në të gjithë vendin si dhe shtimin e pensionit të 13-të. Por gjithashtu në këtë P/ligj është parashikuar në mënyrë të veçantë ngritja dhe krijimi me ligj i Qendrave për Moshën e Tretë pranë çdo njësie.
Meta theksoi se ky është një tregues i interesit që ka LSI për të gjithë pensionistet. Por me fitoren në 28 Qershor LSI do të garantojë miratimin e ligjit pasi është detyrë e shtetit dhe e Qeverisë që të garantojë dhe të ofrojë mbështetje për moshën e tretë të cilët nuk mund të përballojnë koston e jetesës me një pension minimal që ata kane.
—
Meta vizitë në familjen e dy të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike
Gjithashtu Kreu i LSI z.Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Vlorë ka vizituar edhe një çift të moshuarish të cilët jetojnë në kushte të tejskajshme varfërie. Të braktisur e të harruar nga shteti dhe drejtuesit e pushtetit vendor ndonëse u kanë premtuar edhe banesë Isuf Rrushiti së bashku me bashkeshorten e tij jetojnë prej disa vitesh në katin e parë të një pallati në gjendje të mjerueshme ekonomike. I shoqëruar edhe nga kandidati për deputet në qytetin e Vlores Shkëlqim Selami Kreu i LSI Meta ku ka premtuar të moshuarve përkrahje dhe mbështetje ndërsa i garantoi që drejtues të LSI në Vlorë do të kujdesen për strehimin dhe mbështetjen e tyre nga ana ekonomike.
0x323030392d30342d3236 Meta duke ju sherbyer individeve te moshes se trete ne Vlore.JPG