Meta viziton një prej bizneseve fason në Kombinat të Tiranës. Kreu i LSI shprehet se ka një plan për të ndihmuar këto biznese që punësojnë 100 mijë gra dhe vajza shqiptare

Meta viziton një prej bizneseve fason në Kombinat të Tiranës. Kreu i LSI shprehet se ka një plan për të ndihmuar këto biznese që punësojnë 100 mijë gra dhe vajza shqiptare

Meta viziton një prej bizneseve fason në Kombinat të Tiranës. Kreu i LSI shprehet se ka një plan për të ndihmuar këto biznese që punësojnë 100 mijë gra dhe vajza shqiptare Meta: Ky program ka të bëjë me subvencionimin 50 % të sigurimeve shoqërore deri në fundin e vitit 2011 me përjashtimin nga Tatimi për fitimin për këto biznese deri në fundin e vitit 2010 njëkohësisht me subvencionimin 100 % të sigurimeve shoqërore për çdo vend të ri pune që krijohet në të ardhmen
 

 
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një tjetër vizitë në një prej biznesve fason në lagjen e Kombinatit në Tiranë. Meta takoi punonjëset e kësaj ndërmarrjeje të cilat janë kryesisht gra dhe vajza si dhe bashkëbisedoi me drejtuesit e ndërmarrjes për problemet që kanë. Edhe në këtë ndërmarrje sikurse dhe në disa të tjera fasonë që ka vizituar ditë më parë Meta u ndesh me shqetësimet e drejtuesve të tyre për vështirësitë që po kalojnë dhe rrezikun e falimentimit.
Në mesazhin e tij për mediat e pranishme Meta u shpreh se “jemi sërish në një ndërmarrje të biznesit fason për të ndjekur nga afër shqetësimet dhe problemet e funksionimit të këtyre ndërmarrjeve për të cilat ne kemi një program të qartë për t’i ndihmuar për të përballuar krizën në përgjithësi. Ky program ka të bëjë me subvencionimin 50 % të sigurimeve shoqërore deri në fundin e vitit 2011 me përjashtimin nga Tatimi për fitimin për këto biznese deri në fundin e vitit 2010 njëkohësisht me subvencionimin 100 % të sigurimeve shoqërore për çdo vend të ri pune që krijohet në të ardhmen. Përveç këtyre masave ne kemi dhe një plan të qartë për përjashtimin e makinerive dhe pajisjeve për këto lloj biznesesh nga TVSH që është një tjetër pengesë për t’u zgjeruar këto aktivitete. Në tërësi kjo paketë masash do të lehtësojë të gjitha këto ndërmarrje që të punojnë pa e ndjerë rrezikun e falimentimit apo bllokimit nga kriza ekonomike globale dhe për të ruajtur të gjitha ato tregje të cilat ato sot i kanë të garantuara për eksport.
Në këtë mënyrë jo vetëm arrijmë të ndihmojmë për punësimin pasi dihet që këto biznese kanë rreth 100 mijë të punësuar kryesisht gra dhe vajza por njëkohësisht edhe mbrojmë tregjet e sotme për eksport që ka ky lloj biznesi ne vendin tonë që përfaqëson 500-600 milion euro të eksporteve.
  0x323030392d30352d3236 Meta takon punonjes te ndermarrjes Fason ne Kombinat.JPG 15:35)