Meta viziton një furrë buke në Tiranë. Meta njihet nga afër me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve

Meta viziton një furrë buke në Tiranë. Meta njihet nga afër me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve

Meta viziton një furrë buke në Tiranë. Meta njihet nga afër me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve për koston e lartë të jetesës

Meta: LSI-ja ka  një plan për të ulur koston e jetesës sidomos për produktet bazë për produktet e shportës dhe një nga masat që ne do të marrim është përgjysmimi i TVSH-së për këto produkte nga 20% në 10 % në mënyrë që të ndihmojmë në uljen e çmimeve

Në vazhdën e vizitave për t’u njohur nga afër me hallet dhe shqetësimet e qytetarëve në kuadër të javës për  verifikimin nga afër të kostos së jetesës së qytetarëve shqiptarë Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka  vizituar sot një furrë buke në Laprakë të Tiranës. Meta bashkëbisedoi me punonjësit e furrës së bukës si dhe me qytetarë të ndryshëm që ndodheshin për të blerë bukën në ato momente. Biseda është përqendruar kryesisht në koston e lartë të jetesës në vend çmimet e larta dhe papunësinë e madhe që është një plagë e rëndë sot për shqiptarët.
Pasi ka shprehur vlerësime për  kushtet sanitare dhe shërbimin ndaj klientëve në këtë furrë buke ish-kryeministri Meta simbolikisht për disa momente ka punuar së bashku me furrtarët e tjerë në pjekjen e bukëve. Meta u shpreh se buka është një produkt jetik i domosdoshëm por për fat të keq sot në këtë kohë krize qytetarët e kanë të vështirë që ta blejnë me çmimet aktuale jo vetëm bukën por dhe shumë produkte të tjera të rëndësishme të shportës.
Ndaj Meta theksoi se “LSI-ja ka  një plan për të ulur koston e jetesës sidomos për produktet bazë për produktet e shportës dhe një nga masat që ne do të marrim është përgjysmimi i TVSH-së për këto produkte nga 20% në 10 % në mënyrë që të ndihmojmë në uljen e çmimeve.
Kreu i LSI garantoi dhe njëherë se e gjithë politika që do të ndjekë Lëvizja Socialiste për Integrim synon pikërisht për të mbrojtur shtresat më të varfra dhe me të ardhura më të pakta të shoqërisë nga kjo rritje të kostos të jetesës dhe njëkohësisht dhe për të ndihmuar biznese të tilla të cilat janë jetike për koston e jetesës së qytetarëve shqiptarë.

0x323030392d30342d3239 Meta duke futur buket ne furre.JPG 15:37)