Meta vizitë në një farmaci të kryeqytetit. Meta bashkëbisedon me përfaqësues të moshës së tretë

Meta vizitë në një farmaci të kryeqytetit. Meta bashkëbisedon me përfaqësues të moshës së tretë

Meta vizitë në një farmaci të kryeqytetit. Meta bashkëbisedon me përfaqësues të moshës së tretë 17:47

Meta: Shërbimi shëndetësor do të jetë falas për individët e moshës së tretë

Meta: Rimbursim të plotë të ilaçeve për individët e moshës së tretë

Meta: Do të garantojmë cilësinë e ilaçeve

Lideri i LSI-së z.Ilir Meta bëri një vizitë në një nga farmacitë e kryeqytetit ku u takua rastësisht me disa përfaqësues të moshës së tretë që po blinin ilaçe. Meta bashkëbisedoi me individët e moshës së tretë për hallet dhe shqetësimet që kishin. Gjatë bashkëbisedimit përfaqësuesit e moshës së tretë i shprehën kreut të LSI shqetësimin për vështirësinë në blerjen e ilaçeve pasi pensionet tepër të ulëta nuk iu mundësojnë që ata të kenë një kujdes shëndetësor normal për vetveten.    
Meta garantoi përfaqësuesit e moshës së tretë se me fitoren e LSI në 28 Qershor shërbimi shëndetësor për moshën e tretë do të jetë krejtësisht pa pagesë dhe që do të bëhet rimbursim i plotë i të gjitha medikamenteve që janë të nevojshme për shëndetin e çdo individi të moshës së tretë.
Meta theksoi se “unë jam sot këtu në një nga farmacitë e kryeqytetit pikërisht sepse jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimet që kanë qytetarët e sidomos individët e moshës së tretë përsa i takon rimbursimit të medikamenteve mjekësore të cilat kanë disa probleme kanë një problem të gamës së rimbusimit të këtyre medikamenteve e cila është e kufizuar dhe për fat të keq shpeshherë ilaçet e domosdoshme të cilat janë më të shtrenjta nuk përfshihen në listën e rimbursimit për arsye të kostos. Dhe së dyti problemi i cilësisë dhe i sigurisë dhe efekti i këtyre medikamenteve për shëndetin e shqiptarëve sidomos të moshës së tretë. Në këtë drejtim ne jemi të angazhuar edhe përmes Projektligjit për moshën e tretë që është bërë publik dhe që është një angazhim për t’u miratuar në parlamentin e ardhshëm pasi për fat të keq parlamenti që po mbyllet nuk e aprovoi. Meta u angazhua që pas fitores së LSI shërbimi shëndetësor për moshën e tretë do të jetë krejtësisht pa pagesë dhe së dyti do të bëhet rimbursim i plotë i të gjitha medikamenteve që janë të nevojshme për shëndetin e çdo individi të moshës së tretë. Dhe njëkohësisht duke garantuar kontrollin dhe cilësinë e këtyre medikamenteve pasi një shtet serioz nuk mund të bëjë sikur rimburson ilaçet ku fatkeqësisht nuk japin efekt.
Kjo politikë sociale dhe humane është një detyrim pasi ne e dimë që pensionet janë shumë të ulëta në vendin tonë ndërkohë kostoja e ilaçeve është e papërballueshme nga vetë individët. Njëkohësisht që ne do të punojmë për të zgjeruar gamën e medikamenteve që hyjnë në vendin tonë pasi për fat të keq ende ka pengesa burokratike të cilat bëjnë që shumë medikamente të mos vijnë në Shqipëri por njerëzit që kanë shqetësime shëndetësore këto ti blejnë jashtë vëndit ndaj një kostoje të papërballueshme.
Meta theksoi se është koha për një ndryshim në këtë shërbim është koha për një rol më të madh dhe më të përgjegjshëm të shtetit dhe të Qeverisë. Është Koha për Veprim për t’ju dhënë garancitë e duhura të gjithë njerëzve të cilët kanë probleme shëndetësore në Shqipëri që do të përdorin medikamente cilësore me efektet e pritshme për shëndetin e tyre dhe njëkohësisht që do të ketë një rimbusim të plotë për të gjithë individët e moshës së tretë për medikamentet e domosdoshme për shendetin e tyre.

 

0x323030392d30342d3235 Meta takon pensioniste ne farmaci.JPG