14 Feb Meta vizite ne nje Fabrike Agro-perpunuese
Meta vizite ne nje Fabrike Agro-perpunuese 19:59
Kryetari i Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta i shoqëruar nga Prof. Edmond Panariti dhe nga drejtues të tjerë të LSI-së zhvilluan sot një vizitë në një nga fabrikat agro-përpunuese në Tiranë. Pas inspektimit të kësaj fabrike dhe bashkëbisedimit që Kryetari i LSI-së z. Meta zhvilloi me punonjësit e kësaj fabrike dhe pa interesimit për ecurinë e biznesit Meta shprehu entuziazmin e tij që vizitoi një fabrikë të tillë duke u shprehur se “ishte një kënaqësi që vizitova një fabrikë qumështi sepse angazhimi ynë është për të ringritur dhe gjallëruar Industritë Agropërpunuese në vend me qëllim që djersa dhe mundi i fermerëve shqiptarë të mos hidhet në lumë por të dali në treg me një vlerë akoma më të lartë. Këtë e siguron vetëm ky lloj biznesi Agropërpunues”. Me këtë rast Meta shprehu vullnetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të realizuar planin e saj shumë të qartë për të rigjallëruar Industritë Agropërpunuese së pari duke garantuar një mbledhje shumë më të madhe të prodhimit me një cilësi më të lartë nga fermerët dhe prodhuesit shqiptarë përmes subvencionimit të prodhimit që parashikon plani i LSI-së. Njëkohësisht sipas ish Kryeministrit Meta nëpërmjet nxitjes dhe garancive që do t’iu jepet bankave nëpërmjet krijimit të një fondeve garantues për bankat për kreditë që do të jepen për investime në biznes dhe sidomos në bujqësi dhe në zhvillimin e qendrave agropërpunuese në vend do të bëhet e mundur nxitja dhe investimi për të tilla fabrika.
Sipas Metës Lëvizja Socialiste për Integrimi njëkohësisht do të krijojë këtë fonde investimi “në mënyrë që të garantojmë një partneritet me bankat për investime të rëndësishme kapitale sidomos në Industritë agropërpunuese ku kreditë kërkojnë një kohë të gjatë për t’u shlyer. Pasi vetëm pas një bashkëpunimi të tillë të qeverisë dhe biznesit privat ne do të rrisim dhe do të gjallërojmë kapacitetet agropërpunuese në vend në mënyrë që të përballojmë atë rritje që kemi planifikuar të prodhimit bujqësor dhe blegtoral”. “Pasi dihet se niveli i prodhimit agropëpunues sot është shumë i ulët në vend dhe kjo është rruga për të shpëtuar bujqësinë shqiptare nga gjendja e rëndë në të cilën ajo ndodhet kjo është rruga për të rritur vlerën e prodhimeve të fermerëve shqiptar në treg dhe kjo është rruga edhe për të reduktuar importet pasi raporti mes importeve dhe eksporteve në fushën e bujqësisë është tmerrësisht i disfavorshëm dhe kjo dëmton ekonominë tonë kombëtare dhe kjo dëmton mirëqenien e gjithë shqiptarëve sidomos atyre që merren me bujqësi” u shpreh Meta.
z. Meta a keni një koment me deklaratën e djeshme të Kryetarit të PS-së z. Rama që nuk do të bëjë koalicion me LSI-në pas zgjedhjeve?
Lëvizja Socialiste për Integrim ka planin më të qartë për tu treguar shqiptarëve ka planin më të qartë për të ndihmuar shtresat e varfra më të ardhura më të pakta dhe shtresën e mesme në Shqipëri dhe Lëvizja Socialiste për Integrim është e bindur se shqiptarët do të mbështesin dhe do ta aprovojnë planin e saj për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse Lëvizja Socialiste për Integrim ka jo vetëm një program të qartë por ka edhe një ekip me eksperiencë dhe të kualifikuar për të përballuar krizën dhe për ta çuar Shqipërinë drejtë atyre standardeve evropiane që shqiptarët presin këtu.
0x323030392d30352d3033 Meta ne nje biznes agroperpunues ne Tirane.JPG