Meta vizitë në ndërmarrje të biznesit fason

Meta vizitë në ndërmarrje të biznesit fason

Meta vizitë në ndërmarrje të biznesit fason që punësojnë mijëra vetë kryesisht vajza dhe gra. Meta takon drejtuesit dhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve. Meta kërkon lehtësira nga Qeveria për këta biznese që ndodhen në krizë 16:32 Meta përshëndet dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO: Shqipëria në NATO duhet të jetë Shqipëria me punë dhe mirëqenie për të gjithë
Meta: Anëtarësimi në NATO është një meritë në radhë të parë e popullit shqiptar që është dhe ka qenë populli më pro NATO. Këtë ia kam thënë edhe Ambasadorit të SHBA-së z.Withers në një bisedë telefonike ku kemi shkëmbyer urimet për këtë ngjarje të shënuar

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta vizitoi sot disa ndërmarrje të biznesit fason në Tiranë ku u njoh nga afër me shqetësimet dhe problemet me të cilat përballen këto ndërmarrje që punësojnë mijëra shqiptarë dhe shqiptare.  
Meta takoi drejtues të këtyre ndërmarrjeve dhe punonjësit e tyre kryesisht gra dhe vajza. Pas vizitës në këto dy ndërmarrje kreu i LSI dha një prononcim për mediat ku shprehu kënaqësinë që kemi një Shqipëri që punon ndryshe nga ajo Shqipëri që është pa punë. Ndaj Meta i bëri thirrje Qeverisë që të mbështesë më shumë këto biznese në mënyrë që jo vetëm të ruhen vendet aktuale të punës por edhe të hapen vende të reja pune.
Ndërkohë Kreu i LSI shprehu kënaqësinë e tij dhe të forcës politike që drejton për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ngjarje që Meta e vlerësoi si meritë e orientimit pro NATO-s të popullit shqiptar si dhe vlerësoi kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë lideri i LSI theksoi se Shqipëria në NATO nuk mjafton për të zgjidhur problemet që kanë shqiptarët për të arritur standartet që kanë vendet më të zhvilluara të NATO-s. “Ne na duhet një Shqipëria me punë. Ndaj jemi këtu ku Shqipëria punon që e gjithë Shqipëria të punojë dhe këtë mesazh të rëndësishëm që vjen nga Uashingtoni dhe nga Brukseli ta kthejmë në një mundësi për punë për mirëqenie dhe prosperitet për gjithë familjet shqiptare” tha Meta.
Mesazhi i plotë i z.Meta
Sot kam patur një kënaqësi dhe përgjegjësi të veçantë të vizitoja disa ndërmarrje të prodhimit të veshjeve me material porositësi apo më saktë biznesit të fasonëve që është biznesi i cili mban peshën më të madhe dhe numrin më të madh në eksportet e vendit tonë me jashtë por njëkohësishtë është dhe sektori që punëson më shumë njerëz sot në Shqipëri në veçanti vajza dhe gra. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme në këtë periudhë krize dhe vështirësie ekonomike e sociale për vendin por dhe për familjet shqiptare në tërësi.
Është një kënaqësi që të shikosh që këtu kemi një Shqipëri që punon sepse kemi dhe një Shqipëri tjetër që është pa punë për fat të keq. Dhe kjo Shqipëri që punon duhet të kthehet në një frymëzim për të gjithë ne në mënyrë që që e gjithë Shqipëria të punojë në mënyrë që jo vetëm të mbrohen vendet aktuale të punës të cilat cënohen për efekte edhe të krizës globale por edhe të problemeve të brendshme të klimës me biznesin. Ne kemi deklaruar mbështetjen që duhet për këto lloj biznesesh të cilët kanë apeluar dhe ndaj Qeverisë e shtetit dhe ndaj parlamentit që të merren masa favorizuese në mënyrë që të mos hiqet askush nga puna por të shtohen vendet e punës në mënyrë këto lloj aktivitetesh të zgjerohen sepse janë shumë të rëndësishme përsa i takon punësimit e sidomos punësimit për gratë dhe vajzat e reja.
Në këtë drejtim unë besoj se Shqipëria që punon duhet të mbështetet nga të gjithë ne. Duhet të mbështetet shumë më tepër nga Qeveria së cilës ne i kemi bërë disa kërkesa dhe kemi apeluar që të marrë në konsideratë disa nga pretendimet më realiste dhe të domosdoshme të sipërmarrësve të biznesmenëve që merren me këtë aktivitet shumë të rëndësishëm por njëkohësisht duhet të kthehet në një burim frymëzimi edhe për ne si opozitë në mënyrë që duke mbështetur duke ndihmuar Shqipërinë që punon që të punojnë të gjithë shqiptarët nesër.
Ky është mesazhi i këtij takimi dhe jam i bindur që ato shqetësime që ne kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme përsa i takon rimbursimit sipas ligjit në kohë nga ana e Qeverisë dhe e shtetit. Nga ana tjetër kemi apeluar për përballimin e një pjese të mirë të sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar nga ana e Qeverisë në mënyrë që të mos hiqet askush nga puna për arsye të vështirësive financiare. Një tjetër masë është i takon nxitjes së Qeverisë për të shtuar fondin për nxitjen e punësimit që është shumë i rëndësishëm dhe për formimin profesional pasi të mos harrojmë që çdo punëtore ka nevojë për një kohë të përcaktuar derisa të arrijë të jetë në parametrat që kërkon kjo punë dhe ky profesion që është i vështirë sepse këtu bëhen prodhime për eksport pra bëhen prodhime për standarte europiane.
Të gjitha këto duhet që qeveria dhe shteti ti marrë në konsideratë dhe të veprojë që të nxisë akoma më tej këtë lloj aktiviteti që jo vetëm t’i inkurajojnë këta sipërmarrës këta biznesmenë që sakrifikojnë dhe që punësojnë me dhjetëra mijëra vajza dhe gra në të gjithë vendin dhe japin kontribut të madh për të luftuar dhe për të mundur varfërinë në familjet e shqiptarëve.
Sot është një ditë shumë e rëndësishme dhe unë kam zgjedhur për të dhënë një mesazh dhe përsa i takon anëtarësimit të vendit tonë në NATO pikërisht në një vend ku Shqipëria punon. Dua të shpreh kënaqësinë lumturinë dhe krenarinë time dhe të Lëvizjes Socialiste p
ër Integrim për atë që Shqipëria ka arritur me shumë sakrifica me investime të jashtëzakonshëm si përsa i takon përkrahjes së pa rezervuar që Shqipëria i ka dhënë NATO-s jo vetëm gjatë luftës së Kosovës jo vetëm gjatë krizës në Maqedoni por në veçanti edhe në kontributin që Shqipëria ka dhënë për NATO-n dhe për SHBA në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Padyshim që ne kemi marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm.
Shqipëria në NATO është një mesazh lirie dhe sigurie që ne nuk duhet ta përdorim thjesht për kapital të brendshëm politik askush prej nesh pasi kjo është një meritë në radhë të parë e popullit shqiptar që është dhe ka qenë populli më pro NATO. Dhe këtë ia kam thënë edhe Ambasadorit të SHBA-së pak minyta më parë në një bisedë telefonike ku kemi shkëmbyer urimet për këtë ngjarje të shënuar. Por është dhe meritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e lidershipit të tyre e politikës së tyre dhe vetë NATO-s për të forcuar sigurinë në rajon ku Shqipëria ka një rol kyç dhe strategjik për të luajtur edhe në të ardhmen.
Por ajo që na duhet është që Shqipëria në NATO nuk mjafton për të zgjidhur problemet që kanë shqiptarët dhe për të arritur ato standarte që kanë vendet më të zhvilluara të NATO-s. Na duhet Shqipëria në punë. Ndaj jemi këtu ku Shqipëria punon