Meta uron besimtarët e krishterë

Meta uron besimtarët e krishterë

” Meta uron besimtarët e krishterë

Me rastin e Krishtlindjeve Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës z. Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vizituan sot Selinë e Kishës Katolike në Tiranë ku u mikpritën nga Arqipeshkvi metropolit i Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Imzot Rrok Mirdita.
z. Meta nëpërmjet komunikimit me median u përcolli të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë ortodoksë dhe katolikë kudo që ndodhen urimet më të sinqerta e të përzemërta.
"Uroj që kjo ditë kaq e rëndësishme të sjellë sa më shumë paqe dhe dritë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Jam i bindur se viti tjetër do të jetë akoma më i mirë" tha Meta.
Gjithashtu z. Meta një urim të veçantë ka bërë dhe për popullin e Shkodrës të cilët po kalojnë momente të vështirë për shkak të situatës së përmbytjeve. 
 "Mbi të gjitha dua që ky urim t’u shkojë të gjitha atyre  familjeve shkodrane që në këtë fund viti përballen me një fatkeqësi natyrore të  cilët kanë nevojë për durim mundim sakrifica të veçanta që unë uroj dhe shpresoj që nuk do të vazhdojnë për një kohë të gjatë"përfundoi urimin e tij z. Meta.

0x323031302d31322d3235 IMG_6272.JPG 12:33)”