16 Feb Meta: Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe në audio
Posted at 03:59h
in Archived Articles
” Meta: Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe në audio meqenëse Edi na futi video-politikën në politikën shqiptare.
Meta : Rezultati ka qenë 5 me 0
Meta : Rama biznesmeni më i ri në në sipërmarrjet funerale në Shqipëri.
Meta: Ftoi z. Rama në një përballje publike në emisionin “Fik Fare”
Meta: Mua më duhet vetëm 2 minuta koha për transparencë Rama të marri kohë sa të dojë.
Meta: Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe në audio meqenëse Edi na futi video-politikën në politikën shqiptare.
Nuk dua të merrem me vendimet e djeshme apo të pardjeshme të Partisë Socialiste. Në qoftë se pyesni përsëri për vendimin e gjykatës tani ju e dini që rezultati ka qenë ndoshta më i thellë seç duhet për çtë bëjmë që e vërteta është kaq e kristaltë. Rezultati ka qenë 5 me 0. E kuptoj shqetësimin e biznesmenit më të ri në sipërmarrjet funerale në Shqipëri Edit tonë të dashur i cili përzgjedh në këto ceremoni mortore edhe disa të rinj që quhen gjoja eurosocialistë një forum që ka kohë që më vjen keq që nuk ekziston.
Megjithatë kjo është një çështje e tij. Lidhur me shqetësimin e madh që paraqet midis këtyre të rinjve që i përdor në ceremonira të tilla tepër të rënda dhe tepër të papranueshme meqë rasti mu dha që të takoj para të gjithë mikun tim të dashur të Top-Channel Met Veliu dhe meqë pak ditë kam ngrënë një drekë të mrekullueshme me mikun tim të përhershëm Filip Çakulli dua vërtet që në qoftë se Edi do vërtet transparencë dhe në qoftë se Edi do vërtet që të ballafaqohet para të gjithë shqiptarëve para të gjithë ndërkombëtarëve lidhur me atë që i quan vdekja e drejtësisë në atë që ai e quan presioni ndaj gjykatave prokurorëve Prokurorisë së Përgjithshme Shërbimit Informativ etj unë e ftoj që duke filluar nga sot dhe kur të dëshirojë në emisioni “Fiks Fare” të dalë para shqiptarëve dhe le te ketë kohë sa të dojë në dispozicionin për të dhënë prova për të dhënë fakte për të dhënë video për të dhënë audio për të dhënë letra për të dhënë dokumente për kapjen që mund t’i jetë bërë gjykatës prokurorisë nga qeveria nga Kryeministri apo dhe nga unë. Unë e siguroj atë ju siguroj juve i siguroj të gjithë shqiptarët që duhet ta dëgjoj me shumë respekt dhe me shumë vëmendje duke besuar që vërtet është kaq i shqetësuar për këtë që po ndodh me drejtësinë shqiptare.
Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe në audio meqenëse Edi na futi video-politikën në politikën shqiptare për të parë të gjithë se vërtet kush ndërhyn tek prokuroria për të pushuar çështjet e korrupsionit kush ndërhyn te gjyqtarët për qëllime politike dhe për të mos e luftuar vërtet korrupsionin. Kjo bëhet në emër të transparencës. Ndërsa për biznesin e ri të funeraleve mendoj që nuk është normale dhe njerëzore të ecim në këtë drejtim. Përpara se të vazhdojë me këtë lloj biznesi që e ka kaq shumë për zemër do të ishte shumë mirë miku im i dashur Edi të kërkonte falje për gjendjen me të cilat i la varrezat e Tiranës për gati 11 vjet si Kryetar Bashkie dhe këtë gjë e dinë të gjithë qytetarët e Tiranës. Se e ka humbur bashkinë apo bankën siç thonë miqtë e tij më të afërt nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe. Që ka probleme drejtësia absolutisht që po. Dhe natyrisht që kjo është arsyeja që në mënyrë vërtet serioze dhe jo për të bërë shaka unë i bëj një ftesë shumë të sinqertë sepse nuk mund t’i përgjigjemi me të njëjta mënyra dhe forma sepse ne jemi për politikë transparente dhe të civilizuar dhe ju e dini që ne jemi për video origjinale dhe jo të montuara.
Ju po thoni që keni video për të transmetuar?
Unë nuk kam por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm pavarësisht se është në detyrë apo në pritje z. Braho ka diçka e cila ishte tepër pozitive për hir të transparencës që e ka Edi si kërkesë si nevojë si apel. Z. Braho si prokuror i përhershëm dhe që nuk ka nevojë të paguhet si prokuror ka ditë që kërkon edhe Znj. Ina Rama që ta ndihmojë në këtë drejtim që nga procesi që ka mbaruar procesi ndaj z. Meta. Këto bëhen thjesht për hir të transparencës.
0x323031322d30312d3138 IMG_7820-1.jpg 17:3)”