Meta telegram ngushellimi Berluskonit

Meta telegram ngushellimi Berluskonit

Meta telegram ngushellimi Berluskonit‏

SH.T. Zotit Silvio Berlusconi
President i Këshillit të Ministrave
Romë
          Tiranë 06 prill 2009

 

I dashur zoti Kryeministër

Mësova me keqardhje të thellë për tragjedinë natyrore të tërmetit në L’Aquila.

Dëshiroj t’Ju shpreh Juve dhe nëpërmjet Jush gjithe familjeve të viktimave ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju shtrengoj dorën me dhimbje të thellë dhe ndaj me ju këto momente të vështira.

Shpirti i tyre pushoftë në paqe!

Gjithashtu në emër të forces politike që drejtoj dhe në emrin tim personal dëshiroj t’ju siguroj se këto janë momente solidariteti të fortë njerëzor me ju dhe populin tuaj për të kaluar këtë dhimbje që vjen nga jetët e pafajshme të humbura dhe nga të lënduarit në këtë tragjedi.

Me dhimbje

 

Ilir META
Ish-Kryeministër
Kryetar Lëvizja Socialiste për Integrim

0x323030392d30342d3036 23:16)