Meta- Te rinjte e refuzojne politiken konfliktuale.

Meta- Te rinjte e refuzojne politiken konfliktuale.

” Meta- Te rinjte e refuzojne politiken konfliktuale.

Fjalimi i Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Fier
Të dashur motra dhe vëllezër më të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim. Edhe unë ndihme po kaq ui ri sa ju sot sepse ky moment përkon edhe me 7-vjetorin e krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky moment tepër i veçantë solli në jetën politike të vendit një forcë të re politike si LSI. Politika jonë e cila për fat të keq ka pasur një problem të vazhdueshëm sikurse ka qenë konflikti midis dy partive të tjera nuk linte hapësira për forca të reja politike por ne 7 vite më parë vendosëm të krijonim këtë forcë të re politike pikërisht sepse ishim të bindur që qytetarët e këtij e vendi sidomos të rinjtë e këtij vendi meritonin dhe meritojnë hapësira të reja për të shprehur vetveten dhe për ta realizuar vetveten për të kontribuar për të mirën e përbashkët dhe për të realizuar suksesin individual. 
Ndaj sot pas 7 vitesh jemi këtu në qytetin e Fierit me kaq shumë të rinj e të reja qindra prej të cilëve janë bashkuar kohët e fundit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pikërisht për të përforcuar mesazhin tonë se ashtu edhe tani edhe në të ardhmen LSI së bashku me LRI-në do t’i fitojë të gjitha sfidat.  Kjo jo në emër të interesave tona të ngushta partiake por në emër të standardeve të reja evropiane që meriton vendi ynë që meriton shoqëria jonë që meritojnë familjet e thjeshta të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë. Në emër të zgjidhjeve për të përmirësuar jetën e tyre dhe jo në emër të vazhdimit permanent të politikës konfliktuale nga e cila nuk shikon hajër as një shqiptar dhe asnjë fierak. 
Prandaj jemi këtu me kaq shumë të rinj e të reja për të vazhduar akoma më me besim më me forcë me një vizion akoma më të plotë që plotësohet edhe nga idetë që ju sapo dhatë këtu të cilat nuk krahasohen kurrsesi me fjalimet që dëgjoni në Kuvendin e Shqipërisë. Fjalimet tuaja ishin vërtet jo vetëm plot pasion jo vetëm plot dashuri për Fierin dhe për Shqipërinë por ishin edhe plot përgjegjësi. Ju me të vërtetë thatë që nuk është koha e fjalimeve të zjarrta dhe ju i keni dëgjuar dhe do të vazhdoni për fat të keq mesa duket të dëgjoni ende fjalime të zjarrta të atyre që bëjnë sikur u digjet zëmra për integrimin evropian të Shqipërisë por që punojnë vetëm për të bllokuar këtë proces që është interesi kombëtar i çdo qytetari të Fierit dhe të Shqipërisë. 
Ndërsa ne kemi treguar që kemi integrimin si kryefjalën tonë që kemi integrimin si vizionin tonë që kemi integrimin si aspiratën mbarëkombëtare të gjithë shqiptarëve të gjithë të rinjve që do të na çojë drejt një të ardhme më të begatë më të ndritur për çdo të ri dhe të re të Fierit dhe të Shqipërisë. Kemi këtë energji kaq pozitive kemi këto mesazhe kaq konstruktive të cilat janë të drejtuara ndaj gjithë atyre që kanë humbur shpresën dhe që presin që diçka e mirë të ndodhë në jetën e tyre. Ndaj mesazhi juaj për t’i shtuar të gjithë ata dhe jo vetëm kaq por për të shtuar tek secili prej tyre në çdo familje të Fierit në çdo familje shqiptare për t’i bashkuar dhe për t’i bërë pjesë të kësaj iniciative të jashtëzakonshme është më e rëndësishme se asnjë herë tjetër. 
Ndaj jam i bindur se me këtë manifestim të shkëlqyer qytetar me këtë manifestim të vërtetë rinor ju i keni dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm shprese dhe besimi komunitetit tuja të shkëlqyer dhe të gjithë bashkëmoshatarëve tuaj. E ardhmja u takon të rinjve. Pikërisht e veçanta e Lëvizjes Rinore për Integrim qëndron tek besimi i saj që këtë të ardhme nuk mund ta presë nga askush se këtë të ardhme duhet ta ndërtojmë çdo ditë të gjithë së bashku në solidaritet dhe përkrahje të njëri-tjetrit. Zgjedhjet e 8 majit treguan një rritje spektakolare të LSI-së në të gjithë vendin. Zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 absolutisht që do të tregojnë se kjo është forca e së ardhmes se kjo është forca që ka vizionin dhe energjitë për të përmbushur aspiratat integruese të fierakëve dhe shqiptarëve sepse LSI është forca e rinisë. Rroftë LRI rroftë komuniteti i mrekullueshëm fierak fitore LSI-së mbarësi për Shqipërinë evropiane për të cilët punojmë të gjithë së bashku çdo ditë. Fitore!
 

0x323031312d31302d3038 AKTIVITETE DSC_0146.jpg 14:20)”