17 Feb Meta: Të përmbyllim reformat
Posted at 22:50h
in Archived Articles
” Meta: Të përmbyllim reformat statusi kandidat është i arritshëm
Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim tani kur procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës ka përfunduar unë do të dëshiroja të bëj apel për të ecur me shpejtësi drejt përmbylljes përfundimtare të reformës zgjedhore të reformës të procedurave parlamentare dhe të zgjidhjes së çështjes së imunitetit por njëkohësisht dhe me gjithë reformat e tjera në fushën e drejtësisë dhe në të gjitha drejtimet e kërkuara edhe nga prioritetet e Bashkimit Evropian pasi është koha për të forcuar dialogun politik është koha për të çuar para reformat dhe për të shikuar drejt një të ardhme të përbashkët.
Z. Meta kreu i PS-së z. Rama deklaroi që zgjedhja e z. Nishani si President i ri i Republikës është një zgjedhje e njëanshme dhe kjo tregoi që Shqipëria është shumë larg statusit kandidat. A do ta ndjeni ju veten fajtor në rast se ndodh diçka e tillë?
Ne të gjithë jemi dëshmitarë se zgjedhja e djeshme e Presidentit nuk ka qenë një moment por ka qenë një produkt i një procesi të gjatë në kohë. I një dialogu të vazhdueshëm i një debati të vazhdueshëm i tryezave të vazhdueshme. Ka qenë një proces ku janë përfshirë të gjitha forcat parlamentare dhe jo parlamentare një proces ku janë përfshirë shumë kandidatë ka pasur disa mundësi për konsensus dhe në fund fare kemi pasur rolin e Parlamentit i cili ka qenë plotësisht sovran por i cili ka pasur edhe detyrën sipas Kushtetutës që të jepte një zgjidhje konkrete edhe për të evituar zgjedhje të parakohshme përsëri si rezultat i kërkesave të Kushtetutës në rastin e moszgjidhjes së presidentit. Të jeni të sigurt se produkti konkret i gjithë këtij procesi i cili tani është Presidenti i ri i Republikës z. Bujar Nishani pavarësisht nga përkatësia në të kaluarën e Partisë Demokratike absolutisht që është një figurë tepër konstruktive tepër bashkëpunuese tepër institucionale. Është një figurë që sjell qetësi dhe bashkëpunim. Në këtë drejtim mendoj që edhe opozita ndan të njëjtin vlerësim për këtë personalitet pavarësisht nga qëndrimi i saj politik për arsye natyrisht edhe të pakënaqësisë së saj për mosarritjen e një konsensusi për emra që kërkonte opozita. Në fund të fundit duhet të kemi parasysh se konsensusi kërkon dy palë. Ky proces nuk mund të themi se ishte perfekt por ka qenë procesi më gjithëpërfshirës më demokratik më transparent që ka pasur vendi.
Z. Nishani sot dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm një vend i ngelur vakant. Flitet që do të jeni ju ministri i ardhshëm i Brendshëm apo jo?
Tani dihet që media bie dhe viktimë e të pavërtetave por dhe kjo është demokratike. Unë ju falënderoj dhe njëherë për vëmendjen dhe e theksoj që ky dialog që u vendos me rastin e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të vazhdojë duhet të intensifikohet për të mbyllur tre çështje kyçe reformën parlamentare reformën zgjedhore dhe njëkohësisht çështjen e imunitetit. Në rast se këto mbyllen me sukses absolutisht unë jam i bindur që statusi i vendit kandidat është një mundësi tërësisht e arritshme. Të jeni të sigurt ju që figura e presidentit të ri nuk është pengesë por është ndihmesë për statusin e vendit kandidat. Pengesë për statusin ka qenë konflikti i së kaluarës ka qenë bojkoti ka qenë mosbërja e reformave dhe përsëri ky mund të ishte një pengesë edhe për të ardhmen. Por unë besoj që të gjitha forcat politike do të ecin në frymën e bashkëpunimit edhe në frymën e interesit kombëtar dhe të përgjithshëm.
0x323031322d30362d3132 Ilir META.jpg 16:16)”