Meta takon zv.ministrin e Jashtem te Kines

Meta takon zv.ministrin e Jashtem te Kines

” Meta takon zv.ministrin e Jashtem te Kines Zhang Yesiu Në vijim të vizitës së tij në Kinë zoti i lir Meta është pritur nga zëvëndësministri i  Punëve të Jashtme zoti Zhang Yesui. Zoti Meta vlerësoi miqësinë e vjetër midis popullit shqiptar dhe atij kinez. Ai theksoi se ka ardhur koha të hedhim hapa të tjerë të rëndësishëm në marrëdhënien midis dy vendeve dhe në agazhimin e Kinës në Ballkan. Rritja e shkëmbimëve tregtare këto vitet e fundit duhet të shoqërohet me një presencë më të madhë të kompanive kineze kryesisht aty në fushën e energjisë dhe i nfrastrukturës në përgjithësi.
Meta tha se shohim me kënaqësi progresin e Kinës si një fuqi ekonomike dhe peshën e saj gjithnjë në rritje në politikën ndërkombëtare në funksion të forcimit të paqes e sigurisë e në mënyrë të vecantë në luftën kundër terrorizmit krimit ndërkombëtar dhe mospërhapjes së armëve të dëmtimit në masë. Duke vlerësuar parimet e Kinës për zgidhjen e problemëve ndërkombëtare Meta theksoi se ndaj Kosovës duhet adoptuar një përqasje realiste. Pavarësia është opsioni i  vetëm realist pas gjenocidit të Milloshevoicit dhe pas shpërbërjes së plotë të i sh-Jugosllavisë. Ai i  kërkoi zëvëndësministrit Zhang presencë më të madhe në Kosovë nëpërmjet hapjes së zyrës përfaqësuese të Kinës atje. Kjo u shpreh Meta do të jetë mënyra më e mirë për të kuptuar realitetin e ri në Kosovë
Zëvëndësministri Zhang vlerësoi lart miqësinë tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë dhe u shpreh se mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve në të ardhmen janë shumë të mëdha. Zhang tha se tregu shqiptar duhet njohur më mirë nga kompanitë kineze dhe se duhen përdorur gjithë mekanizmat për të realizuar rritjen e volumit të bashkëpunimit.
Sot Zoti i lir Meta takoi Drejtorin e i nstitutit të Studimeve Ndërkombetare Ambasadorin MA Zhengang. Ambasadori Ma e i nformoi zotin Meta me prioritetet e politikës së Jashtme të Kinës në përballimin e sfidave të zhvillimit dhe të sigurisë në bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare reformën e OKB-së etj.. Ai gjithashtu e njohu atë më problematikën kryesore më të cilën përballet politika e jashtme kineze në rajonin e lindjes së Largmetë Lindjes së mesme etj kryesisht për marrëdhëniet me Korenë e Veriut dhe i ranin për përpjekjet për kontrollin e përhapjes së armëve të dëmtimit në masë.
 Në takim merrte pjesë edhe Nënkryetari i  LSI Sokol Axhemi Sekretari i  Përgjithshëm Petrit Vasili Sekretari Ndërkombëtar Edmond Haxhinasto. Delegacioni shoqërohej nga Ambasadori i  Shqiperisë në Kinë Zoti Maxhun Peka.

0x323030362d30392d3230 AKTIVITETE 13:52)”