Meta takime ne Tirane & Elbasan

Meta takime ne Tirane & Elbasan

Meta takime ne Tirane & Elbasan Meta takime ne Tirane & Elbasan
Kryetari i LSI takim entuziast me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në njësinë nr.10 të Tiranës. Prezantohen kandidatët e LSI-së së kësaj njësie për Këshillin Bashkiak dhe të minibashkisë

Meta : Pas fitores së 18 Shkurtit i gjithë vendi do të njohë një dinamikë krejtësisht tjetër në zhvillimin ekonomiko-politik prandaj jam i bindur se këto zgjedhje do na japin mundësinë të gjithëve që të ndahemi sa më shpejt me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër

 
Kandidatët për Këshillin Bashkiak të Njësisë nr.10

Alma Dyrmishi kryetarje e LSI për njësinë nr.10 e diplomuar për filozofi

Halo Kerraj kirurgu i njohur

Genta Mezini mjeke

Roland Çelmeta biznesmen

Petrit Vargu mjek

—————————-lajmi——————–
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta  zhvilloi sot një takim mjaft entuziast me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në njësinë nr.10 të Tiranës. Gjatë këtij takimi u prezantuan kandidatët e kësaj njësie për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës si dhe kandidatët për këshilltarë të minibashkisë nr.10.

Duke hapur këtë takim kryetari i LSI-së së Tiranës z.Ilir Dashi duke shprehur besimin në fitore prezantoi edhe  kandidatët e njësisë nr.10 për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës të cilët janë: Kryetarja e LSI për njësinë nr.10 Alma Dyrmishi e diplomuar për filozofi Kirurgu i njohur Halo Kerraj mjekja Genta Mezini një tjetër mjek Petrit Vargu dhe biznesmenin Roland Çelmeta.    

Duke ju drejtuar të pranishmëve kryetari i LSI-së Meta  bëri një ftesë publike duke i bërë thirje të gjithëve për pjesëmarrje në zgjedhjet vendore dhe për votimin e kandidatëve për këshilltarë të Bashkisë së madhe si dhe ata të minibashkisë si njerëz punëtorë dhe me vlera mjaft positive që mbartin.

Kreu i LSI-së Meta shprehu bindjen se fitorja më e madhe dhe më bindëse për koalicionin opozitar do të jetë pikërisht Tirana. Sepse Tirana tha Meta jo për shkakun e opozitës por të Sali Berishës është kthyer në fushëbetejën kryesore politike ndërmjet të vjetrës dhe të ardhmes. "Kryeqyteti është kthyer në  fushëbetejën kryesore midis një qeverisje arbitrare totalitare antidemokratike dhe një qeverisje vendore të hapur dhe progresive me opozitë të qartë ndaj modelit të kolapsit të qeverisjes qendrore. Duke ju drejtuar pjesëmarrësëve kryetari Meta tha se- ju e dini shumë mirë se çfarë pune ka bërë Partia Demokratike për 18 muaj këtu në Tiranë asgjë përveçse një shkatërimi atë të Zogut të Zi. Ata tani zëdhënësin e Zogut të Zi e kanë vënë përballë kandidates së koalicionit opozitar "Bashkë për të Ardhmen" Mira Veizi për të konkuruar për minibashkinë nr 10.

Ndër të tjera Meta u shpreh se "pas fitores së 18 Shkurtit i gjithë vendi do të njohë një dinamikë krejtësisht tjetër në zhvillimin ekonomiko-politik prandaj jam i bindur se këto zgjedhje do na japin mundësinë të gjithëve që të ndahemi sa më shpejt me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër". Duke i bërë thirje qytetarëve të Tiranës kreu i LSI-së tha se i gjithë komuniteti i kryeqytetit i vlerëson arritjet e deritanishme të bëra nga kreu i Bashkisë së Kryeqytetit por edhe nga drejtuesit vendor sikurse është Mira Veizi". Prandaj tha ai nuk mundet që ta lëmë kryeqytetin në duart e Berishës apo të kandidatit të tij Olldashi ku alternativa e tyre fillon nga shumëzimi me zero e gjithë punës që është bërë gjatë kësaj periudhe në Kryeqytet. Në përfundim të fjalës së tij Kreu i LSI-së Ilir Meta shtoi se jo vetëm që Tirana nuk do të kthehet mbrapa më 18 Shkurt por që edhe gjithë Shqipëria do të marrë atë kthesë të merituar në rrugën drejt integrimit europian pas fitores së LSI dhe të koalicionit të majtë në zgjedhjet e 18 Shkurtit".

————————————————————————
 
Meta takime entuziaste edhe në Elbasan dhe në Peqin. Prezantohen kandidatët e së majtës në komunat Labinot Fushë Gracen Thjerrzë dhe Sezë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot edhe disa takime mjaft entuziaste në disa komu

na të Elbasanit dhe Peqinit. Në këto takime kreu i LSI-së   prezantoi kandidatët për kryetarë në komunat Labinot Fushë dhe Gracen të cilët janë zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim por kanë mbështetjen e partive opozitare dhe kandidojnë nën siglën "Bashkë për të Ardhmen".

Në këto takime Kreu i LSI-së shoqërohej nga Nënkryetari i LSI-së prof.Sabit Brokaj deputeti i PS-së Durim Hushi dhe nga Kryetari i LSI-së për Elbasanin kirurgu Bujar Kllogjri dhe kryetarët e tjerë të degëve vendore të partive të koalicionit. Gjatë këtyre takimeve Meta vlerësoi kandidaturat e përzgjedhura.

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit të majtë për Kryetar të Komunës Labinot Fushë Ismail Kaculi në një takim entuziast me mbështetës dhe simpatizantë të LSI-së Meta tha se "jemi të bindur që me votën tuaj për kandidatin e të majtës Ismail Kaculi fshati Labinot Fushë do të realizojë investime të mëdha përsa i përket infrastrukturës ndriçimit etj".

Duke shprehur bindjen për fitoren e së majtës në zgjedhjet vendore të 18 Shkurtit Meta u shpreh se "për të realizuar këtë fitore na duhet edhe vota e juaj dhe e gjithë shqiptarëve".

Ndërkaq gjatë takimeve Kryetari i LSI ka prezantuar edhe kandidatin e të majtës në Gracen Vesel Cullhaj në Thjerrzë ai prezantoi kandidatin Kadri Jolla. Kurse në një takim të zhvilluar në komunën Sezë të Peqinit Meta kërkoi votat e elektoratit për kandidatin Rifat Beqiri.    0x323030372d30322d3032 AKTIVITETE 12:53)