Meta takime ne Librazhd – pershendet anetaresimin ne NATO

Meta takime ne Librazhd – pershendet anetaresimin ne NATO

Meta takime ne Librazhd – pershendet anetaresimin ne NATO Lideri i LSI takime në Librazhd. Meta prezanton kandidatët për deputetë në Librazhd Bledi Koçin dhe Dashamir Xhiken
Meta përshëndet vendimin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
Meta: Është koha për të ndërmarrë veprime që ndihmojnë shqiptarët të jetojnë më mirë të dalin nga varfëria. Është koha që shqiptarët t;i kthehen punës sidomos në bujqësi

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot disa takime me qindra anëtarë dhe simpatizantë në rrethin e Librazhdit ku ka prezantuar dy prej kandidatëve të LSI në zgjedhjet e 28 Qershorit për këtë zonë Bledi Koçin dhe Dashamir Xhikën. Takimin e parë kreu i LSI e zhvilloi në qytetin e Librazhdit ku dhe prezantoi kandidatin Bledi Koçi. Kreu i LSI Meta shprehu krenarinë e tij që Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s. Por ai theksoi se do të ishte shumë mirë që shqiptarët ta ndjenin këtë ndryshim në tavolinat e tyre dhe në xhepin e tyre i cili zbrazet çdo ditë. Meritën për anëtarësimin në NATO kreu i LSI ia dedikoi popullit shqiptar në një kohë që Bashkimi Europian sipas tij ka një mungesë besimi dhe vlerësimi për Qeverinë aktuale dhe për stadin në të cilin janë reformat pasi kërkon nga Shqipëria të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE pas zgjedhjeve. Kreu i LSI shprehu keqardhjen që demokratët në pushtet duan të privatizojnë suksesin e popullit shqiptar për anëtarësimin në NATO në një kohë për katër vjet nuk kanë bërë asgjë për popullin shqiptar por vetëm rritën papunësinë varfërinë dhe çmimet ndërkohë që lista e premtimeve të pambajtura të Berishës zgjatet akoma.
Ndaj është Koha për Veprim deklaroi lideri i LSI për t’i dhënë fund premtimeve boshe është koha për veprim për t’i dhënë fund premtimeve të cilat nuk ngopin askënd aq më tepër ata që e marrin bukën me lista. Është koha për të ndërmarrë veprime që ndihmojnë shqiptarët të jetojnë më mirë të dalin nga varfëria. Është koha që shqiptarët t’i kthehen punës sidomos në bujqësi. Për këtë sipas kreut të LSI ka nevojë për një politikë që i mbështet këta njerëz për programe të sakta në mënyrë që ata që punojnë më shumë të subvecionohen nga shteti. Kreu i LSI theksoi se është koha për të ndërtuar dhe rindërtuar gjithë atë indusri agropërpunuese që është shkatërruar.
Meta përmendi faktin se LSI prej kohësh ka kërkuar një mocion debati me Kryeministrin Berisha dhe ministrin e Financave ku ata të paraqesin programin e tyre antikrizë për përballimin e krizës. Kreu i LSI shprehu keqardhjen që sot luhet me bukën e njerëzve pasi në Shqipëria ka njerëz të uritur që kanë borxhe të cilat shtohen çdo ditë.
“Ne për këtë kemi një program të qartë kemi një plan të qartë. Në radhë të parë për t’ju përgjigjur varfërisë kemi programin tonë për punësimin jetik i cili synon që për çdo familje që nuk ka asnjë të ardhur që nuk ka asnjë njeri në punë të ofrtojmë një vend pune përmes programeve për nxitjen e investimeve publike pranë komuniteteve” tha Meta.
Ne tha Meta kemi një program të veçantë dhe të qartë për rritjen e punësimit dhe tre prioritet kryesore të LSI për katër vitet e ardhshme në qeverisjen e ardhshme janë punësimi punësimi punësimi sepse resurset dhe potencialet e vendit për punë janë të jashtëzakonshme. “Sepse vetëm me investimet që ne parashikojnë në katër vitet e ardfhshme në industrinë agropërpunese do të punoëshen 30 mijë shqiptare dhe shqiptarë në të gjitha vendin. Si do të ndodhë kjo? Kjo do të ndodhë duke dalë shteti garant përmes një fondi të garancisë shtetërore pranë bankave që ato të kenë iniciativën dhe besimin për të kredituar biznesmenët dhe sipërmarrësit shqiptarë apo të huaj” tha Meta.
Sipas kreut të LSI duhet toleruar edhe biznesi. Për këtë sipas tij qeverisja e ardhshme parashikon që për çdo biznes të ri që do të hapë të paktën pesë vende punë s’do paguhet tatim fitim për tre deri në katër vjet. Ndërsa për çdo vend pune të ri që do të hapet nga bizneset aktuale do të ketë një lehtësi fiskale dhe zbritje të detyrimeve që paguhen sot nga shteti sidomos për gratë dhe ato gra që janë kryefamiljare.
 
Ne tha Meta problemin më të madh sot kemi varfërinë dhe problemi më i madh që vjen nga varfëria është papnësia ndaj dhe prioriteti kryeso i LSI është punësimi.
“Atëherë e gjithë politika e shteti dhe qeverisë do të jetë në funksion të punësimit sepse përmes rritjes së punësimit ne do të arrijmë të luftojmë varfërinë në familjet shqiptare. Në qoftë se Shqipëria është më e varfër dhe do të hyjë në BE nuk mund të hyjë një vend që bëhet më i varfër në BE. Në NATO hyn dhe për shkak të interesave gjeostrategjike. Në BE duhet të arrish standarde konkrete që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve. Nuk ka integrin në Europë pa kohezion social pa integrim social. Nuk ka integrim na Europë me këtë varfëri të jashtëzakonshme. Nuk ka integrim në Europë me këtë zhvillim disproporcional ku dy tre qytete kanë mundësi shumë të madhe e zona të tjera të vendit braksisen dhe standardi i jetesës është i ndryshëm.
Ne jemi të bindur se këtë proces integrues mund ta drejtojë kjo focë integruese që ëhstë LSI. ne kemi programin më të mirë ne kemi programin më konkret kundër varfërisë kundër papunësisë për të mbrojtur vendet dhe qytetarët nga efektet e krizës globale dhe të keqqeverisjes së Berishës” tha Meta.
Kreu i LSI ka vijuoi takimet e tij edhe ar turin e tij edhe ne Shushice dhe Bradashesh ku ka prezantuar kandidatin per deputet ne zgjedhje e ardhshme Dashamir Xhiken. 0x323030392d30342d3034 Meta takim ne Librazhd.JPG