Meta takime elektorale në komunën Kutalli dhe në lagjet e Beratit. Meta prezanton Planin për Veprim të LSI

Meta takime elektorale në komunën Kutalli dhe në lagjet e Beratit. Meta prezanton Planin për Veprim të LSI

Meta takime elektorale në komunën Kutalli dhe në lagjet e Beratit. Meta prezanton Planin për Veprim të LSI që do nxjerrë vendin nga kriza

Meta: Berisha premton 120 mijë vende pune por s’ka sesi ti hapë kur ka mbyllur 20 mijë vende vetëm ne dy muajt e fundit

Meta: LSI ju jep të gjithëve mundësinë për të punuar dhe për të jetuar me dinjitet

Lideri i LSI z. Ilir Meta ka vijuar prezantimin e Planit per Veprim në qarkun e Beratit. Fillimisht Kreu i LSI i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë për këtë qark ka prezantuar planin qeverisës të LSI pas fitores në 28 Qershor ne komunen Kutalli dhe më pas në disa lagje të Beratit ku merrnin pjesë qindra banorë të zonës përkrahës të LSI.

Meta ftoj banorët e këtij qarku që me 28 Qershor të votojnë për LSI si alternativa më e besueshme për të zhvilluar vendin dhe për të garantuar hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune. Meta u shpreh se s’ka asnjë forcë tjetër politike deri tani që të ketë paraqitur një program aq të qarte dhe konkret për zhvillimin e vendit dhe të fushave të ndryshme sa LSI.

Meta theksoi gjithashtu se në katër vite Berisha nuk mundi të përfundonte rrugën që lidh Beratin me Çorovodën kanë mbetur 3 km për katër vjet ndërkohë që në parlament Berisha premtoi që rruga do të përfundonte. Berisha premton 120 mijë vende pune por s’ka sesi ti hapë kur ka mbyllur 20 mijë vende vetëm në dy muajt e fundit.

Lideri i LSI ftoj të gjithë që të votojnë për LSI si forca politike me program më të qartë për të nxjerrë bujqësinë nga situata e vështirë dhe për ta futur në rrugën e zhvillimit si forca më e qartë përsa i takon zgjidhjes së problemit të punësimit për të gjithë Beratin dhe gjithë Shqipërine. LSI ju jep të gjitheve mundësine për të punuar dhe për të jetuar me dinjitet. Kete e garanton Plani për Veprim i LSI dhe ekipi i saj.

Prandaj Berati dhe Shqipëria do të votojë për kandidatët e LSI do të votojë për LSI si alternativë që sjell zhvillim dhe integrim dhe është më pranë njerëzve u shpreh Meta.  

 

 

0x323030392d30362d3036 Meta takime ne Berat.jpg 22:44)